Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, “Përtej Kufijve”

Elbasan, 11 dhjetor - Në Elbasan u zhvillua për të trembëdhjetin vjet radhazi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Përtej kufijve”. Mbylljen e këtij Festivali e bëri të shtunën, trupa e ardhur nga Sardenja e Italisë, shfaqja e të cilës u realizua në Kishën Shën Maria në Kalanë e qytetit të Elbasanit. Ndryshe nga edicionet e tjera, ky i sivjetmi u zhvillua në një formë krejt të pazakontë, në lëvizje, dhe gjithmonë në skena të ndryshme të improvizuara nga vetë organizuesit, raporton Gazeta Shqiptare. Ndërsa në vitin 2012 Festivali i radhës do të zhvillohet sërish në Teatrin “Skampa”,dhe kjo përkon edhe me dy ngjarje të mëdha, 95-vjetorin e krijimit të teatrit elbasanas, dhe me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor nisi në fillim javë me performancën e teatrit “Koreja” të Leçes, Itali, me “Gestures and Zoom”, interpretuar nga artistët Admir Shkurtaj, Giorgo Distante dhe Redi Hasa. Në natën e parë të këtij eventi tre instrumentistë profesionistë sollën para artdashësve muzikë bashkëkohore, teatri dhe ballkanike. Më pas, skena e improvizuar u zhvendos në ambientet e Teatrit të Kukullave në teatrin “Skampa”, ku trupa e Teatrit të Manastirit, Maqedoni, interpretoi shfaqjen “Më në fund” me regji të Blagoj Micevsk. Në mbyllje të këtij Festivali, drejtori artistik, Adonis Filipi, e cilësoi atë, si më të rëndësishmin e qytetarisë dhe kulturës së qytetit të Elbasanit. “Festivali i titulluar “Përtej kufijve” sivjet u mbajt në kushte të vështira,pasi në gusht u dogj aksidentalisht godina e Teatrit “SKAMPA”. Megjithatë Drejtori Artistik i tij Adonis Filipi i vlerësoi maksimalisht arritjet e këtij festivali në të gjitha aspektet.
Ndërsa nga ana tjetër aktori Alfred Trebicka vlerësoi inisiativën e organizatorëve për zhvillimin e këtij eventi në një periudhë mjaft të vështirë financiare. Ndërkaq Trebicka ishte mjaft kritik ndaj institucioneve të fushës së kulturës sikurse është edhe Ministria e Kulturës që nuk e financoi këtë veprimtari. Sidoqoftë për vet kushtet në të cilat u zhvillua, ky festival eksperimentoi shfaqje që treguan qartë se ato mund të jepen edhe larg skenës. Në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor morën pjesë nëntë trupa nga të cilat tre nga Shqipëria/koha.net/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Djegia e teatrit ‘Skampa”, në pranga babë e bir
» Ahtisaari: Ndryshimi i kufijve duhet harruar
» Thaci: Ndarja e Kosoves hap ceshtjen e kufijve
» Jusuf Buxhovi largohet nga Bordi i Teatrit Kombëtar
» Kritika dhe erosi e të tjera mungesa të teatrit shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi