Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rritet numri i përdoruesve të drogave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rritet numri i përdoruesve të drogave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet numri i përdoruesve të drogave

3 posters

Shko poshtë

Rritet numri i përdoruesve të drogave Empty Rritet numri i përdoruesve të drogave

Mesazh nga Emona Tue 13 Dec 2011 - 6:36

Tiranë - Numri i përdoruesve të drogës në vend ka ardhur në rritje, ndërsa përllogaritet që numri të variojë midis 40 000 dhe 60 000 përdorues të drogave ilegale. “Ashtu si në çdo vend të botës, përdorimi dhe abuzimi me substancat ilegale është një fakt i pamohueshëm dhe numri i përdoruesve të drogës është në rritje. Llogaritet që në vendin tonë janë rreth 40.000 – 60.000 përdorues të drogave ilegale, ku droga më e përdorur rezulton marijuana dhe më pas vijnë heroina, kokaina apo droga të tjera”, tha sot drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Lëndët që përdoren janë kanabis, gjë që paraqitet problematike në shkollat e e mesme, heroina (tymosje, injektim, e përzierë, shkëmbim shiringash, më shumë injektim), kokaina (tymosje), si dhe po vihen re dhe kombinime (Diazepam, alkool, ketaminë,etj).

Ndërsa, substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis (rreth 65 %); përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% (një pjesë e konsiderueshme e të cilave administrohet intravenoz duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje të transmetueshme); rreth 10% janë përdorues të kokainës. Vëzhgimet dhe konstatimet konstatojnë një rritje të preferencave për substanca sintetike, veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës (ekstazi etj).

Grupet vulnerabël konsiderohen të rinjtë, nën 34 vjeç, kryesisht të papunë, 14 -17 vjeç, të cilët nuk shkojnë në shkollë, por dhe nxënës. Në grupët vulnerabël përfshihen dhe punëtoret e seksit (prostituta, travestitë, etj), romët, të rikthyerit e zhgënjyer nga emigracioni, personat që kanë tentuar disa herë abstinencën. Por, nga ana tjetër, studimet e ndryshme kanë treguar se të rinjtë janë ata që eksperimentojnë më shumë me drogat, edhe pse me një rritje të lehtë gjatë viteve.

- Shërbimet e parandalimit dhe trajtimit -

Ndërkohë, sipas Piperos, edhe pse të limituara në numër dhe shërbimi, programet e parandalimit dhe trajtimit të personave adiktiv janë prezentë ne vendin tone. “Në krahasim me vendet e tjera të botës apo të rajonit, përsa i përket infeksioneve fatale si HIV, apo Hep C është nën kontroll, por me një tendencë kohët e fundit të rritjes së rasteve me Hep C tek përdoruesit e drogave intravenoze, kjo për shkak të shkëmbimit të shiringave, apo mjeteve te tjera te injektimit”, tha Pipero.

Lidhur me shërbimet ndaj drogës, në vizionin dhe programin e qeverisë shqiptare është zgjerimi i shërbimeve ekzistuese dhe hapja e atyre të reja. “Ka një vullnet politik për këtë çështje dhe shumë shpejt ne do të hapim Qendrën Kombëtare të adiksionit dhe shumë shpejt do të ngremë shërbime të tilla në 12 prefekturat e vendit. Gjithashtu, jemi ne përpjekje për zgjerimin dhe hapjen e programeve te reja te trajtimit me agjent farmakologjik si metadoni, apo buprenorphina për përdoruesit e drogave, kryesisht ata te opiateve”. Por, sipas tij, situata kërkon jo vetëm vullnet politik, por mbi te gjitha një përgjigje dhe mbështetje te gjithanshme.

Zvogëlimi i dëmit për përdoruesit e drogave (terapia zëvendësuese me metadon) është një ndër mënyrat, nëpërmjet të cilave synohet parandalimi i përdorimit të drogave. Një rol të rëndësishëm këtu merr dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, që lidhen ose jo me përdorimin e drogës (në qendër ose ndjekje në spitale/ambulanca).

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rritet numri i përdoruesve të drogave Empty Re: Rritet numri i përdoruesve të drogave

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Mar 2012 - 18:53

Rritet,e pastaj thone se vendi yne eshte ne krize.Po ku i gjene leket eshte puna?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rritet numri i përdoruesve të drogave Empty Re: Rritet numri i përdoruesve të drogave

Mesazh nga Burrelsja Mon 20 May 2013 - 21:56

Anakonda shkruajti:Rritet,e pastaj thone se vendi yne eshte ne krize.Po ku i gjene leket eshte puna?

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rritet numri i përdoruesve të drogave Empty Re: Rritet numri i përdoruesve të drogave

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi