Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te prekurit nga tumoret, rritet numri ne Fier People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te prekurit nga tumoret, rritet numri ne Fier People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te prekurit nga tumoret, rritet numri ne Fier

Shko poshtë

Te prekurit nga tumoret, rritet numri ne Fier Empty Te prekurit nga tumoret, rritet numri ne Fier

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Mar 2010 - 1:34

Te prekurit nga tumoret, rritet numri ne Fier SpitaletShtohet numri i te prekurve nga semundjet tumorale ne Rrethin e Fierit.

Zyrtarisht Drejtoria e Spitalit rajonal ne Fier deklaron se gjate vitit 2009 numri i te prekurve nga semundjet e pasherueshme tumoriale ka qene 500, nderkohe qe nje vit me pare ky numer ka qene 370. Drejtoresha e spitalit rajonal, Donika Alushani, specifikon se pjesa me e madhe e personave te prekur nga kanceri jane femra.

“Jane nje sere faktoresh qe kane ndikuar ne shtimin e numrit te rasteve, aq me shume te seksi femer", eshte shprehur teper e shqetesuar drejtoresha e spitalit. Ndersa gjate 2008-s kane qene meshkujt ata qe jane prekur me shume nga kanceri, gjate vitit 2009 seksi i dobet ka qene ne krye te listes. Tumoret me te shpeshta te grate kane qene ato qe prekin gjirin.

“Per ne si drejtori spitalore, faktin qe femrat jane me te prekura nga kanceri i gjirit, e lidhim me mungesen e kujdesit te tyre ndaj shendetit. Ato duhet t’i nenshtrohen sistematikisht mamografise dhe pap-testit, sidomos pas periudhes se menopauzes. Me gjithe nismen e ndermarre nga ne per kryerjen e ketyre dy diagnostikimeve, serish shihet nje mungese e theksuar e sensibilizimit te grave”, ka thene me tej drejtoresha e spitalit te Fierit, Donika Alushani.

Tumoret me te shpeshta pas atij te gjirit kane qene ne prostate, por dhe ne organet e brendshme. Kristaq Qirushi, mjek onkolog, eshte shprehur se edhe kequshqyerja apo dhe ushqimi jocilesor kane ndikuar ne shtimin e numrit te personave te prekur nga semundjet tumorale. Gjithashtu, specialistet e shendetesise pohojne se Fieri, duke qene zone mesdhetare, si dhe nje nga qytetet me te ndotur ne vend edhe nga industri te ndryshme, futet ne listen e qyteteve me numrin me te madh te rasteve me kancer. Prej disa vitesh shifrat e te semureve me kete semundje jane duke u shtuar, nderkohe qe edhe niveli i vdekshmerise te kjo kategori te semuresh ka qene teper i larte.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi