Norvegji, mungon gjalpi
2 posters
Faqja 1 e 1
Norvegji, mungon gjalpi
Është zhdukur nga supermarketet, kërkohet në tregun e zi, papritur gjalpi është bërë çështje shtetërore në Norvegji.
Zbulimi, në prag të festave të fundvitit, se rezervat kombëtare kanë shteruar ka përhapur panik në popullatë dhe ka provokuar ndërhyrjen e qeverisë, e shtrënguar të ulë doganën për të favorizuar importin.
Mungesa e gjalpit në Norvegji ka shkaktuar një lloj histerie masive, pasi ai është përbërësi kryesor i ëmbëlsirave të fundvitit. Paniku ka shpërthyer dhe në rrjet me një sërë kërkesash për ndihmë, të publikuara ngado në rrjetet socialë.
Një kor i vërtetë kërkesash për ndihmë dhe donacione gjalpi e drejtuar nga blogger norvegjezë të cilët kërkojnë ndihmë nga bota duke qenë se pa gjalpë ëmbëlsirat e tyre nuk do të ishin të mundura, “Një tragjedi kombëtare” e cilësojnë këta të fundit.
Kështu si në ditët e luftës, ka lulëzuar tregu i zi, kontrabanda e spekulimi. Arsyet që kanë çuar në këtë pikë janë prodhimi më i ulët i qumështit dhe një modë e përhapur në Norvegji e një diete e pasur me yndyrna dhe e varfër në karbohidrate e cila ka shtuar konsumin e prodhimit në fjalë.
Të tjerë ja venë fajin kooperativës që dominon tregun se ka gabuar planifikimin e prodhimit por edhe tarifat doganore të larta që Norvegjia jo pjestare e BE, ka vendosur mbi importin e ushqimeve.
Po si në çdo tregim Krishtlindje edhe kjo histori do të përfundojë më një fund të mirë. Përballë panikut dhe figurës së keqe qeveria ka ulur taksat doganore në favor të importimit të gjalpit.
(ar.si/BalkanWeb)

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Norvegji, mungon gjalpi
po te vijn tek ne,sepse u japim gjalp sa te duan ata.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Gjalpi të bën të dhunshëm
» Skandal ne Norvegji, seks gjate nje gare me kuaj
» Me Mungon..
» Kur të mungon dikush!
» Jolie: Një gjë që më mungon? Shoqet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi