Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shpargulli pastron organizmit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shpargulli pastron organizmit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpargulli pastron organizmit

2 posters

Shko poshtë

Shpargulli pastron organizmit Empty Shpargulli pastron organizmit

Mesazh nga Emona Wed 14 Dec 2011 - 7:07

Shpargulli pastron organizmit Shpargulli-250

Bima shumëvjeçare nga familja e zambakëve njihet me veçoritë e veta shëruese dhe shpesh quhet pastruese e organizmit.



E gjejmë në të gjitha kuzhinat mesdhetare, ndërsa shija e saj specifike shkon shkëlqyeshëm me djathërat, vezët, mishin, por edhe me peshk.



Perime e vërtetë pranverore, kultivohet që nga koha e egjiptianëve, dhe pas degradimit në mesjetë, në shekullin 18 gjatë udhëheqjes së Luigjit XIV fama e saj arrin kulmin.



Sot shpargulli rritet në shumicën e vendeve të botës, ndërsa ato që i gjejmë në treg kryesisht janë rritur në zonën e vendeve mesdhetare.



Njihen përafërsisht 300 lloje të tij, por vetëm 20 lloje hahen, ndërsa vilen në mes marsit dhe majit, ndonjëherë edhe deri në korrik.



Si bimë shëruese vlerësohet që prej 2 mijë vjetësh, ndërsa që prej shekullit 15 përveç vetive shëruese e përcjell edhe epitetit i afrodiziakut.



Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit folik, shpargulli paraqet një ushqim ideal pranveror për femra në periudhën reproduktive, veçanërisht për ato që mendojnë të mbesin shtatzënë. Acidi folik, vitaminë nga grupi B, është i domosdoshëm për zhvillimin e fetusit. 1 filxhan shpargull përmban rreth 270 mcg.



Përveç acidit folik, është përplot me minerale. Mesatarisht rreth 600mg%, nga e cila, gati më shumë se një e treta i takon kaliumit, ndërsa të tjerat janë minerale tjera të rëndësishme – fosfori, squfuri, kalciumi, magnezi dhe hekuri, bakri, zinku, fluori, jodi dhe mikroelemente tjera.



Është burim i mirë i vitaminave B2 dhe B6 dhe është burim i vlefshëm i kombinimit të nutrientëve, të cilat sipas shumë studimeve, veprojnë në reduktimin e nivelit të homocisteines.



Pikërisht për këtë ky ushqim është i dobishëm për shëndetin./ Lajmonline/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpargulli pastron organizmit Empty Re: Shpargulli pastron organizmit

Mesazh nga Anakonda Tue 7 Feb 2012 - 18:59

Po kjo benka funksion mesa duket,cfare emrash.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi