Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness
3 posters
Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness
Mozaiku gjigant me kokrra kafeje certifikohet nga gjyqtarja e ardhur në Tiranë. Janë 25.1 metra katrorë, për të cilin artisti përdori rreth një milion kokrra kafeje “Lori Caffe”. Këtë rekord të ri Strati ua kushtoi popujve që kanë mbështetur pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës
Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness. Gjykatësja e ka dhënë vendimin: mozaiku i realizuar me rreth një milion kokrra kafeje është një rekord i ri Guinness. Mozaiku mban në fund siglën e “Lori Caffe”, kompania që i vuri artistit në dispozicion kokrrat e kafesë për këtë mozaik.
Seyda Subasi Gemici, përfaqësuesja zyrtare e librit Guinness, ardhur nga Turqia për këtë rast, bëri matjet zyrtare në prani të shumë njerëzve dhe të vëmendjes së medias. “Detyra ime është ta verifikoj këtë përpjekje të re të zotit Saimir Strati për të hyrë në Guinness. Duke qenë se ne nuk kemi pasur më parë një rekord për këtë kategori, na u desh ta hapnim një të tillë në bazë të disa rregullave të caktuara, ku kryesor është fakti që mozaiku nuk duhet të jetë më i vogël se 25 metra katrorë. Që në fillim ne kishim disa kushte kryesore që duhet të përmbusheshin nga artisti: i gjithë ky krijim duhet të ishte i hapur për publikun; mozaiku duhet të ishte i realizuar i gjithi me kokrra kafeje që nuk i kalojnë përmasat 2.5 centimetra. Të gjitha udhëzimet u ndoqën nga Saimir Strati dhe matjet finale janë 25.1 metra katrorë. I ka përmbushur kriteret. Kjo është certifikata e tij. Mirë se erdhe edhe njëherë në familjen e rekordeve Guinness”. Këto kanë qenë fjalët e gjyqtares, ndërkohë që më shumë se njëherë ka përshëndetur shqip. Fjalët e saj dhe certifikata e dhënë artistit kanë shënuar për të gjashtën herë Shqipërinë që bëhet pjesë e rekordeve botërore përmes punës së Stratit. “Gjithmonë kam pasur dëshirë që popujt të jenë bashkë dhe mendoj se kjo ishte nxitja kryesore që të bëjë bashkë pesë kontinente, si një familje të ulur në tryezën e kafesë”, ka thënë Strati për motivin që ka zgjedhur. Në fakt, mozaiku, tashmë i pari rekord Guinness në këtë kategori, titullohet “Një botë, një familje, një kafe”. I emocionuar, Strati ka bërë një dedikim për këtë arritje të tij të re. “Tashmë kemi një rekord të ri. Do të doja t’ia kushtoja këtë mozaik njerëzve të pesë kontinenteve, të cilët kanë mbështetur në këto 99 vjet pavarësinë e Shqipërisë e po ashtu që po mbështesin tani pavarësinë e Kosovës”, është shprehur artisti pas gjykimit. Kuriozët kanë qenë të shumtë. Personalitete publike dhe njerëz të zakonshëm, që kanë shtrënguar duart me Stratin, e kanë marrë si kujtim një fotografi me rekordin e ri. E dërguara e Guinness-it ndjek me interes të gjithë atmosferën, e përfshirë në komentet dhe interesin e medias. Cili është mendimi i saj personal për mozaikun dhe mesazhin e tij? “Një mozaik i mrekullueshëm i zotit Strati. Janë rreth një milion kokrra kafeje të përdorura dhe është e pabesueshme se si një qenie njerëzore mund të arrijë të realizojë në mënyrë perfekte këtë mozaik. Siç e shihni, ai ka dashur të bëjë bashkë pesë kontinente. Gjen në të Azinë, Kinën, Japoninë, Gjermaninë, Amerikën, Brazilin e shumë vende të tjera. Është një mesazh i mrekullueshëm: të pini kafe bashkë, të jeni në një tavolinë, të ndjeheni të lirë. Falënderoj ‘Lori Caffe’ që financoi këtë vepër të tij dhe hotel ‘Rogner’”, ka theksuar Seyda Subasi Gemici. Saimir Strati nisi ta punojë këtë mozaik më 10 nëntor të këtij viti. Ka shpenzuar afërsisht 18 orë në ditë përballë mozaikut, nga të cilat 15 orë kanë qenë punë intensive. Artisti ka shfrytëzuar të gjitha tonalitetet e kafesë që nga ajo e pjekura, mesatarja dhe shumë e pjekura. Ashtu si edhe vetë mesazhi që përcjell mozaiku, kokrrat e kafesë “Lori Caffe” që përdori Strati kanë ardhur nga Venezuela, Brazili, India, Vietnami. Strati është bërë edhe më parë pjesë e librit “Guinness” me realizimin në gozhdë të portretit të Leonardo Da Vinçit, me realizmin e një kali me kunja dhëmbësh, me kompozimin me tapa shishesh vere, mozaiku i Majkëll Xheksonit realizuar me penela dhe një monedhë gjigante realizuar me vida industriale. Elemente ekstremisht të kundërta, por që i bashkon pasioni i artistit. Sfida e radhës? Strati i zbulon idetë atëherë kur ka vendosur t’i realizojë.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness
Jam kurioz kush e di sa paguhet dikush qe futet ne librin Ginnes?
Sa merr per thyrje rekordi ?
Bravo Sajmir
Sa merr per thyrje rekordi ?
Bravo Sajmir
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness
Asgje Daku... Nuk ka kompenzim financiar, vetem nje mirenjohje,certifikate per arrtijen e tyre. Dmth, njerezit e bejne thjesht per kenaqesi, dhe pak emer.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness
S'ka mundesi se ai vetem kohe kushedi sa humb, pale pastaj materialet per punen e bere .
E ke te sigurte ket muhabet ??
E ke te sigurte ket muhabet ??
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Saimir Strati hyn për të gjashtën herë në librin e rekordeve Guinness
Daku shkruajti:S'ka mundesi se ai vetem kohe kushedi sa humb, pale pastaj materialet per punen e bere .
E ke te sigurte ket muhabet ??
Jam e sigurte.
Ato qe duan te thyejne rekord, ose te bejne nje rekord te ri qe ska ekzistuar me pare, e bejne nen harxhimet e veta. Organizata e Guinness nuk mbulon shpenzimet, nuk ofron sponzorime, nuk jep paisje, dhe nuk kompenzon rekorduesit.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Similar topics
» Personi më i shkurtër në botë futet në librin e rekordeve: Dua të takoj Presidentin
» Zbulohet “ylli i rekordeve”
» Serie A: Totti në kërkim të rekordeve
» Poezi per Mergimtaret Saimir Murati
» 74 vjeçarja hyn në Guinness, ka trupin e një 20 vjeçareje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi