Kush e sundon botën?
+4
Anakonda
Aяtємιѕα
Besa
WebMaster
8 posters
Faqja 1 e 1
Kush e sundon botën?
Kush e sundon botën?”. Ky libër i Xhim Marrsit, i sapobotuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Bota shqiptare” është një libër i rrallë.
Ai flet për shumë ngjarje dhe histori të rëndësishme të njerëzimit, por duke parë në këtë histori më tepër nga pjesa e hijeve, duke zgjidhur kështu, sipas autorit, shumë enigma që egzistojnë në mëndjet e njerëzve. Krahas këtij digresioni të thellë dhe shpjegues nga autori për momentet decisive të gjithë historisë së njerëzimit, ka edhe një ndriçim verbues për shumë ngjarje historike që janë ende në mjegull.
Libri i Xhim Marrsit nuk është fiction. Ai është një libër shkencor që përpiqet të tregojë të vërtetat e xhunglës së jetës së brezit tonë duke dhënë informacion me shumë referenca për grupet legale apo okulte që dominojnë sot fatet e njerëzimit, vula e vendimeve të të cilëve ndikon në mënyra të ndryshme mbi jetët tona. Këto të fundit mund të prosperojnë apo të bien në kaos, ekonomik apo institucional edhe prej dëshirës së këtyre polifemëve.
Këto grupe, shpesh herë të lidhura nga trashëgimia e gjakut brenda familjes, kanë një fuqi të tillë organizimi dhe ekonomike sa që me vendimet e tyre mund të zhdukin ndoshta të gjithë planetin. Fatmirësisht, edhe pse parimi i tyre i veprimit është makiavelist dhe me objektiv fitimin maksimal, ata janë aq të ditur sa ta kuptojnë se nuk mund të pritet dega ku kanë hipur.
Ata e dinë se edhe pse janë të shënuar më së paku nga fati, janë të hipur në një anije me njerëzimin. Krijuesi i tyre, pavarësisht se quhet Adona, Zot, Krisht, Allah apo Konstruktor i Gjithësisë, ju ka venë atyre vulën e të qenit i përkohshëm fizikisht, njëlloj si gjithë qëniet e tjera të ngjashme me ta dhe gjithë qëniet e tjera të planetit tonë.
Një fuqi e tillë nuk është parë ndonjëherë në histori. Ata pra duken se janë vetë Zoti për fatet e planetit tonë. Ata kanë si instrumenta zbatues institucionet e tyre financiare, kompanitë e tyre kozmopolite dhe multinacionale. Teknologjia dhe rrjetet e tyre të komunikimit janë të papara dhe të padëgjuara në historinë e njerëzimit.
Kështu autori tregon historitë e familjeve si Rockefellerët, Morganët, për Bilderbergët, për superfuqinë vendimmarrëse botërore si Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë në USA (CFR e cila drejtohet sot nga Brzezhinski, ka zëdhënës Holbrukun dhe nuk mund të bëhesh dot njeri i rëndësishëm në SHBA apo në botë, pa qenë antar i saj apo pa marrë bekimin e saj), për Komisionin Trilateral, etj.
Mënyra e trajtimit të këtij libri është, kapitull mbas kapitulli, nga ditët e sotme në thellësi të historisë së njohur dhe të shkruajtur, nga ngjarjet para 11 shtatorit tek Sumerët e Babilonisë, 7000-11000 vjet para Krishtit.
Autori të trondit me prapaskenat e konspiracionit në drejtim të tregtisë midis armiqve në kohën e apogjeut të Luftës së Ftohtë nga armiqtë matanë Perdes së Hekurt, me Luftën dhe Paqen pas Luftës së Koresë dhe të Vietnamit, me vrasjen e Kenedit, me dritën që hedh ndaj zv.Presidentit (President i emëruar pas vdekjes së J.F.Kenedit) më të çuditshëm dhe enigmatik, Lindon Xhonson, tek i cili të çojnë të gjitha rrugët e ngjarjeve të bujshme dhe prapaskenat e viteve 1960.
Autori të habit me historitë e çuditshme të ngritjes së Rajhut të tretë dhe Adolf Hitlerit. Ai paraqit gjithë grupin e brendshëm dhe të jashtëm (Çurçilli, vëllezërit Dullas, Krupët, Siemensi, etj) të atyre që urdhëruan Hindenbergun të sillte në pushtet këtë çifut antisemit, më i egër me racën e vet edhe se Nabukodonosori dhe, për këtë shkak, më i çuditshmi që ka njohur historia.
Po, po, nuk është lapsus, sipas autorit, origjina çifute e Adolf Hitlerit. Autori jep edhe shpjegime për këtë origjinë të tij: për gjyshin e Hitlerit nga babai, Aloisi, i cili madje ishte një çifut nga një derë e madhe bankierësh, nga Rothschildi i Vjenës.
Po kështu autori flet për undergroundin dhe edukimin okult theosophist të Hitlerit me idetë e shoqërive sekrete si dhe për njeriun që e ndihmoi se si të orientohej politikisht dhe për t’u vendosur në krye të partisë naziste.
Në një prej kapitujve autori për Rebelimet dhe Revolucionet e mëdha ku trajtohen luftrat midis shteteve, shoqëritë sekrete të agjitacionit, për lëvizjet anti masonike, për Revolucionin Francez, kush kishte interes për të dhe si e realizoi, për jakobinët dhe jakobitët.
Autori tregon në këtë kapitull se kush është grupi që udhëheq sir Francis Bacon dhe cfarë përfaqësojnë ata në ag të Rilindjes Europjane. Po kështu autori shpjegon prapaskenat e Revolucionit Amerikan dhe sidomos ndikimi i ideve të Iluminatit, ku ze fill masoneria moderne europiane.
Autori flet në disa faqe për një komplot masonik. Një personazh i cili do t’i habisë lexuesit dhe do të duket në kufijtë e të pabesueshmes, është një ‘njeri’ që jeton prej 3000 vjetësh në tokë dhe që quhet Sen Xhermen. Po kështu flitet edhe për disa shoqëri sekrete europiane si Rosicrucianët dhe më tej, në kapitullin e IV, flitet për shoqëritë sekrete të vjetra, mesjetare si: Kalorësit Templarë, Asasinët (organizata e fshehtë islamike nga e cila morrën stilin e organizimit dhe shumë sekrete që vinin nga prehistoria, kryqëtarët që pushtuan Jeruzalemin), katharët.
Autori flet për Kryqëzatat dhe vdekjen e Kalorësve Templarë me në krye Shën Bernardin, në Alba, kur flet për Kryqëzatën Albigensiane ku u shfaros dinastia e merovingëve, pasardhësve të Krishtit nga gjaku, prej Kishës dhe mbretërve francezë me gjak karolingian të fillimshekullit të 14-të. Autori i shpjegon se ç’janë Merovingët që rilindin me Klovisin.
Një tjetër kapitull tronditës flet për origjinën e njerëzimit. Të dy presidentët republikanë si Regan dhe Xh. Bushi, në mandatin e tyre të dytë janë shprehur në favor të historisë jo konvencionale të Xh.Marrsit.
Në këtë kapitull thuhet se origjina më e lashtë e gjuhës së shkruar të ngelur deri sot, janë Sumerët dhe të gjitha rrugët përfundojnë tek ta.
Autori këtu shpjegon ndërtimet e pashpjegueshme të Piramidave duke hedhur me bindje hipotezën se planetin tonë, në mënyrë të përsëritur sipas një kohe të caktuar, e shkelin jashtëtokësorë, të cilët janë krijuesit e njerëzimit në kushte laboratorike, sipas autorit, i cili edhe vetë nuk është arrogant në tezat që ofron. Ai thjesht mendon kështu dhe nuk kërkon t’i imponohet lexuesit por t’i sjellë një alternativë të vetën mbi origjinën e njeriut në tokë.
Ai thotë se popullsia e këtij planeti të quajtur Nibiru nga Sumerët e lashtë, quhej populli Anunak dhe mbreti i saj është Anuja me dy djemtë që e vizitojnë Tokën, Enki dhe Enlili. Anunakët janë shumë para me shkencën dhe nuk vdesin për shkak të përdorimit të enzimave.
Ata e krijojnë njeriun sa herë që vinë pas përmbytjes së tokës nga turbulencat e mëdha që shkakton ky planet kur i afrohet për pak kohë çdo vit platonik (rreth 25,5 mijë vjet), Tokës. Ata vinë për të marrë ar nga toka dhe ulen në Lindjen e Mesme për shkak të lëndës djegëse që aty ndodhet me shumicë dhe që atyre u nevojitet. Ata e duan arin se e përdorin për bombardimin e mbështjelljes dhe krijimit të atmosferës së planetit të tyre Nibiru, për shkak të dëmtimeve ekologjike të ngjashme me shkatrimin ekologjik të kohës.
Autori madje pretendon se këta sundimtarë dhe zotër të racës njerëzore (autori thekson se ata e trajtojnë njeriun ashtu sic trajton ky një qen). Më pas ata lindën fëmijë nga bashkimi me femrat e njeriut duke krijuar nefilimët (me gjuhën sumere) të cilët janë një mutacion i tyre me racën laboratorike njerëzore. Nefilimë apo gjysëm hyjni ishin psh Atlasët, Herkuli, Akili etj dhe këta u zhdukën mbas fillimit të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë.
Autori pretendon se zhdukja e qyteteve të tilla si Sodoma, Gomorrahu etj, janë kryer para largimit të tyre nga toka dhe me goditje nukleare për shkak të mosbindjes së njeriut dhe nefilimëve dhe aleancës së tyre me disa rebelë nga Anunakët.
Autori pretendon për egzistencën e Abrahamit në këtë kohë dhe pretendon se ata janë larguar në kohën e Moisiut nga Izraeli dhe lartësitë Golan për herë të fundit.
Madje edhe ngjitja në mal e Moisiut është një parabolë e Biblës për momentin e largimit të tyre dhe kërkesës së tyre për të ruajtur historinë e krijimit prej tyre të racës sonë njerëzore.
Autori shpjegon edhe mutacionet e lëkurës së rracave të sotme njerëzore, madje ai tregon se edhe minotaurët apo njerëzit me koka luani apo luanë me koka njerëzish janë krijuar prej tyre në laborator.
Autori pretendon se edhe drithërat që përdor sot njeriu s’janë gjë tjetër vec se farëra gjenetike të sjella prej tyre në tokë për të ushqyer veten e tyre. Si përfundim, libri të trondit. Atë nuk mund ta fillosh dhe pastaj ta kesh mendjen te një punë tjetër.

Re: Kush e sundon botën?
Kurreshtja e njerzve dhe thashethemet e sundojn boten ne keto momente.
Besa- Princeshë
- Vendbanimi : Ne zemren e trojeve shqipatre
Postime : 1402
Gjinia :
Anëtarësuar : 15/10/2011
Mosha : 38
Hobi : muzika,leximi
Re: Kush e sundon botën?
Osama Bin Laden :541221:
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Kush e sundon botën?
Boten e sundojne meshkujt.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Kush e sundon botën?
Politika ...Doroga,Kontrabanda,Korrupsjoni ,jan nder t epakt qe ceka gjerat qe sillen an e kend Botes.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Kush e sundon botën?
femnat them une .. mbas cdo burri te fuqishem .. fshihet nje femer e zgjuar
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kush e sundon botën?
Boten e sundojn Hebrenjt me ane te konpanive dhe me ane te bankave qe drejtohen nga ata
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Kush e sundon botën?
asnje njeri,,vetem Zoti po ta mendosh mire,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Kush e sundon botën?
ehe zoti e zoteron;te tjeret hiqen sikur e sundojnm;por realisht nuk sundojn asgje
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Kush e sundon botën?
top modelet
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Kush e sundon botën?
kriminelet te cilet po perdorin te jitha format siesi ta ken boten nen sundim
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo
» Kush jemi ne
» .....Une Kush Jam .....
» Kush je ti, kush je?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi