Energjia, ERE: Për 3 vjet asnjë rritje çmimi për konsumatorin
Faqja 1 e 1
Energjia, ERE: Për 3 vjet asnjë rritje çmimi për konsumatorin
TIRANE - Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot të mos ndryshojë cmimin për energjinë elektrike ndaj konsumatorit. ERE pritej të vendoste sot për çmimet e reja të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, por rreth mesditës në mbledhjen disa orëshe u vendos që xhepi i konsumatorit te mos rendohet me asnje lek me teper deri ne vitin 2014. Enti Rregullator vendosi qe cmimet të mos ndryshojnë për asnjë kategori, familjarë apo biznese qofshin këto. Kështu duke mbajtur ne fuqi fashot mbi 300 kw, ERE siguroi se familjarët do të vijojnë të paguajnë 7.7 lek deri në 300 kw dhe nëse kalojnë kufirin mbi 300 kw, pagesa do jetë 13,5 lek. Enti theksoi se cmimi nuk ndryshon dhe për kategori të tjera që paguajnë energjinë elektrike përvec familjarëve. Për industrinë mbetet në fuqi pagesa 10.5 lekë për kW, për furrat e bukës çmimi mbetet 7.6 lekë për kW, për tregtarët dhe shërbimet çmimi 12.2 lekë për kW. Sokol Ramadani, kreu i Entit Rregullator të Energjisë theksoi se për tre vitet e ardhshme, të gjitha këto kategori cmimesh do të mbeten të palëvizshme pasi nuk do të pësojnë rritje. Ndërsa drejtori juridik i ERE, Eduart Elezi tha se ‘ERE do të mbrojë konsumatorin ndaj cdo efekti monopol. Këta 3 vjet do të funksionojë e njëjta strukturë tarifash për cdo konsumator”. Vendimi për shqyrtim të cmimeve erdhi pas kërkesës që bënë tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST, për rritjen e cmimit të energjisë, ndërsa ERE theksoi se parësore mbetet interesi i konsumatorit. Në takimin që u zhvillua më 30 nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, KESH kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndarje me rreth 4.6 lekë për kv/orë ose me 0 lekë, nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it. Ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkoi një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë, me arsyetimin se do të investohet në rrjet. Pavarësisht kërkesave, ERE vendosi që cmimi për energjinë të mos ndyrshojë për asnjë nga kategoritë. Investimet ne HEC dhe CEZ Po, sot ne kete mbledhje, ERE miratoi një plan investimi në HEC-e dhe një plan investime për CEZ shpërndarje për periudhën 2012-2014. Investimet parashikohen në shifrat 2.104 mln lekë për HEC-et, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Kurse plani për investimet në CEZ shpërndarje është 6.5 miliard lekë. (d.b/er.nu/BalkanWeb) |
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Energjia, s’ka matje më pak se 30 ditë
» Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve
» Era dhe Dielli, energjia e së ardhmes
» Energjia, dorëzohet KESH
» Energjia, Italia me sy nga Tirana
» Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve
» Era dhe Dielli, energjia e së ardhmes
» Energjia, dorëzohet KESH
» Energjia, Italia me sy nga Tirana
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi