Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

+3
Tonii
Єямєℓiиdå
Emona
7 posters

Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Emona Sat 17 Dec 2011 - 3:09

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Facebook-ne-shqip

“Facebook” është kthyer tashmë në një rrjet social interneti tepër të dashur për të gjithë botën. Në Shqipëri me mijëra vetë e përdorin çdo ditë. Një faqe interneti e cila merret me statistika lidhur me përdoruesit e “Facebook”-ut, tregon se janë me qindra mijëra shqiptarët që e përdorin. Në këto statistika Shqipëria gjendet në vendin e 79-të me 936 680 përdorues apo 31.36% e popullsisë së gjithë vendit. Ndërkohë, për sa i përket përdorimit aktiv të internetit, Shqipëria shihet se ka 72,05% përdorues aktivë.

Më shumë meshkuj se femra

Duke qëndruar tek statistikat që datojnë për vendin tonë, shohim se në përqindje 66% e përdoruesve janë meshkuj dhe vetëm 34% femra. Rrjeti që mundëson këto statistika, bën një krahasim të ngjashëm me Lituaninë e cila ka një numër të përafërt përdoruesish me vendin tonë dhe qëndron një pozicion sipër nesh. Nga raporti del se në Lituani ka 45% përdorues meshkuj dhe 55% përdorues femra. Ndërkohë Paraguaji që ndodhet një pozicion poshtë vendit tonë, ka një raport 50 me 50 midis përdoruesve meshkuj dhe femra.

Të parët në botë

Të paktën për një herë të vetme jemi të parët në një listë ku listohen mbi 200 shtete të botës. Në këtë rast sipas faqes së intenetit, Shqipëria ka pasur edhe uljen më të lartë të përdoruesve për 6-mujorin e fundit në botë, ku 166 140 përdorues janë larguar nga Facebook. Kjo shifër është më e larta në listë, ndërkohë në anën e kundër qëndron India e cila në vetëm 6 muaj ka shtuar me 11 420 380 përdorues të Facebook.

Një shumëllojshmëri moshash

Njëkohësisht në statistika dalin se përdoruesit shqiptarë kanë edhe një shumëllojshmëri të lartë të moshave që përdorin “Facebook”. Moshat sipas statistikave fillojnë nga 13 vjeç e sipër. Por grup mosha 18-24 vjeç ka edhe përqindjen më të madhe prej 47%. Më pas vijnë grupmoshat: 25-34 vjeç me 23%, 16-17 vjeç me 12%, 13-15 vjeç me 8%, 35-44 vjeç me 7%, 45-54 vjeç me 3%, 55-64 vjeç me 1% dhe në fund janë moshat mbi 65 vjeç dhe nga 0 në 13 vjeç që së bashku kanë 1%.

Përdorim i shumëllojshëm

Por si e përdorin shqiptarët “Facebook”-un?! Përdorimi më i përhapur është ai për të ndenjur në kontatk me të tjerët, duke vendosur foto personale, duke biseduar, dhe duke ndenjur në kontakt me të afërmit dhe miqtë nëpër botë. Por jo vetëm kaq, faqet e “Facebook”, apo siç njihen nderyshe “fun page”, janë edhe mënyra më e shpejtë dhe efikase e zgjedhur nga kompani të ndryshme për të bërë reklamë. Me fjalë të tjera Facebook, është edhe një mënyrë e mirë për të bërë biznes sot. Ndërkohë, nuk mund të ngelet pa përmendur edhe keqpërdorimi i adresave.

Me mijëra fansa në faqet shqiptare

Janë të shumta faqet që kanë mijëra fansa dhe që ndiqen rregullisht nga qindra përdorues të “Facebook”-ut. Tre janë faqet më të klikuara: “Çudira nga Bota” me 588 758 fansa, “Tingujt e Jetës” me 387 630 fansa dhe “Origjinale” me 224 465 fansa. Ndoshta këto të tre faqe disponojnë më shumë se të tjerat, por janë me qindra faqet e tjera që kanë mijëra fansa dhe që argëtojnë çdo ditë përdoruesit.

Stil më vete për të shtuar fansat

Jurgen Cama, një nga mijëra përdoruesit e “Facebook:-ut, tregon për “Shekulli”- n, një stil se si të shtosh fansat në një faqe. “Shumë biznese dhe firma të vogla përdorin “Facebook” për të bërë tregti dhe ndaj kërkojnë çdo ditë për të shtuar fansat, në mënyrë që ofertat e tyre të shihen nga sa më shumë persona. Ekziston një stil që përdoret nga shumë biznese. Ai konsiston në një konkurs që bën firma. Konkursi bëhet midis përdoruesve, të cilët duhet të fusin një foto në faqen e kompanisë dhe duhet të sigurojnë sa më shumë “like” apo “pëlqej” nëpër foto se të tjerët. Ai që merr më shumë, fiton një çmim të caktuar. Por për të marrë sa më shumë “like”, duhet që fillimisht të bëhesh fans dhe ndaj ata që marrin pjesë në konkurse e shpërndajnë nëpër faqet e tyre dhe miqtë që ka, bëhen fansa të faqes për t’i dhënë “like”. Në këtë moment faqja e biznesit, rrit ndjeshëm numrin e fansave. Në këto raste sa më e shtrenjtë të jetë oferta, aq më shumë fansa siguron”.

Jurgeni është një 17-vjeçar, i cili me anë të këtij “stili” të shtimit të fansave ka arritur të marrë edhe para. “Dikur më kërkoi një fotograf që t’i shtoja fansat dhe në këmbim do më jepte 150 euro nëse arrija shifrën e mbi 5 000 fansa. Ai ofroi një shërbim fotografik falas për atë që merr më shumë “like” në foton personale. Unë arrita t’i siguroja brenda muajit mbi 10 000 fansa në faqen e tij”. Jurgeni sot diponon edhe një nga faqet me më shumë fansa në Facebook, atë e cila renditet e dyta për Shqipërinë, “Tingujt e Jetës” me 387 630 fansa, por jo vetëm kaq. Prej disa kohësh “Facebook” ka futur në qarkullim në Amerikë dhe vende të tjera “Facebook Time Line”, një pamje grafike të re të rrjetit social më popullor në botë. “Në Shqipëri kjo pamje grafike ende nuk është futur për faktin se duhet shpërndahet në vende të ndryshme të botës që ndodhen përpara nesh, si: Italia, Franca, etj dhe më pas të vijë tek ne. Unë kam arritur ta marr këtë pamje grafike, pasi për Facebook unë jam një “bashkëpunëtor”. Kjo pasi nëse një person ka një faqe me shumë fansa dhe arrin të krijojë programe në brendësi të faqes për të argëtuar fansat, “Facebook” i cilëson si “bashkëpunëtor” dhe i mundëson të parëve çdo gjë të re”.

“Facebook Timeline” është një risi i drejtuesve të “Facebook”-ut, e prezantuar në shtator të këtij viti nga pronari dhe themeluesi i saj Mark Zucerberg dhe ka filluar të futet në përdorim fillimisht në Amerikë në fund të shtatorit dhe do të vazhdojë të shpërndahet në muajt në vijim për vendet e tjera. Mendohet që në Shqipëri, “Facebook Timeline” do të futet vitin e ardhshëm. /shekulli/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 21 Dec 2011 - 12:10

Eshte e mire per te qene ne kontakt me te aferm njerez qe i ke larg..pa u fiksuar pas tij..kjo "timeline" me 24 do behet aktive..sapo e bera une vete...me pelqen..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Tonii Wed 21 Dec 2011 - 12:13

une nuk e perdor fare, shuuum rral e hap ndonjeher profilin tim,
cmallen ndonjeher me shoqerin time te merguar si i thone fjales rralle e per mall
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Emona Wed 21 Dec 2011 - 12:19

...Mire qe perdoret,per te mbajt kontakte me shoqerin dhe familjen qe jetojn ne largesi, por disa e tepro fare,kur shoh gjithkond aty femija ne moshe minore 10 vjeqe e perdore Fb,deri ke gjyshrit kan Fb..alamet them u s'la njeri pa hy.
Eshte keq perdore ne menyre te ndryshem...
Ne fakt disave ju eshte fiksu Fb

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Shkembi Wed 21 Dec 2011 - 12:20

jom rehat se skom hic

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 12:22

na paska bo hatane mo...se vdiqen SHiptaret..per cik fb...ska ngel njeri pa fb...edhe pleqt... :541221: :541221:
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 21 Dec 2011 - 12:25

358 miljon e 4 qind mi adresa i kom vet (tongueout) do i fusim noi loje poker se nuk kalon nata :lol!:
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Emona Wed 21 Dec 2011 - 12:26

Cun@Boss/ shkruajti:358 miljon e 4 qind mi adresa i kom vet (tongueout) do i fusim noi loje poker se nuk kalon nata :lol!:

Jav mban mend Passin adresave ?:541221: :541221: :541221:

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 12:27

Cun@Boss/ shkruajti:358 miljon e 4 qind mi adresa i kom vet (tongueout) do i fusim noi loje poker se nuk kalon nata :lol!:
ooo po si kshtu komshio..kaq shpejt u merzite ti mo... (tongueout)
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 21 Dec 2011 - 13:55

Emona shkruajti:
Cun@Boss/ shkruajti:358 miljon e 4 qind mi adresa i kom vet (tongueout) do i fusim noi loje poker se nuk kalon nata :lol!:

Jav mban mend Passin adresave ?:541221: :541221: :541221:

Kom lon i pasword ke gjitha me numrin e komes Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 13:56

Cun@Boss/ shkruajti:
Emona shkruajti:
Cun@Boss/ shkruajti:358 miljon e 4 qind mi adresa i kom vet (tongueout) do i fusim noi loje poker se nuk kalon nata :lol!:

Jav mban mend Passin adresave ?:541221: :541221: :541221:

Kom lon i pasword ke gjitha me numrin e komes Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
ishalla nuk te prishen kpucet mo..hahhaah
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 21 Dec 2011 - 13:59

EMI shkruajti:
Cun@Boss/ shkruajti:
Emona shkruajti:
Cun@Boss/ shkruajti:358 miljon e 4 qind mi adresa i kom vet (tongueout) do i fusim noi loje poker se nuk kalon nata :lol!:

Jav mban mend Passin adresave ?:541221: :541221: :541221:

Kom lon i pasword ke gjitha me numrin e komes Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
ishalla nuk te prishen kpucet mo..hahhaah

qomilo i kom te reja lekure gjarpni numrin te fik pamjen me i pa Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 14:02

hahah ca gjarpri i ke mo dryq..anakond apo piton..haha se na shtive tmerrin qe me nate..do me dali nej boa ne enderr kot... :541221: :541221: :541221:
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 21 Dec 2011 - 14:03

Po ti provo shikoje njehere po ste pelqeu numri komes thuj Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 14:12

Cun@Boss/ shkruajti:Po ti provo shikoje njehere po ste pelqeu numri komes thuj Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
hahah ok po oms eshte nej boll shpie mo..se me iku zari..dryq ca na kujton kto gjarprinjt ne mes te nates..se mu fiksu tani..kam friiiik
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga CuN@BosS/ Wed 21 Dec 2011 - 14:21

EMI shkruajti:
Cun@Boss/ shkruajti:Po ti provo shikoje njehere po ste pelqeu numri komes thuj Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
hahah ok po oms eshte nej boll shpie mo..se me iku zari..dryq ca na kujton kto gjarprinjt ne mes te nates..se mu fiksu tani..kam friiiik

Ta hap deren i kat me lart me ke hajde te tregoj ate perrallen qe te zei gjumi pa frike ca te bon ariu me tkap nmes te pyllit [QeSh] [QeSh]
CuN@BosS/
CuN@BosS/
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : - Shijak -Albania
Postime Postime : 6010
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : + Programator @ iNfO!-

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga EMI Wed 21 Dec 2011 - 14:24

Cun@Boss/ shkruajti:
EMI shkruajti:
Cun@Boss/ shkruajti:Po ti provo shikoje njehere po ste pelqeu numri komes thuj Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët 426788
hahah ok po oms eshte nej boll shpie mo..se me iku zari..dryq ca na kujton kto gjarprinjt ne mes te nates..se mu fiksu tani..kam friiiik

Ta hap deren i kat me lart me ke hajde te tregoj ate perrallen qe te zei gjumi pa frike ca te bon ariu me tkap nmes te pyllit [QeSh] [QeSh]
hahahhate leshon besoj..pa te bo asnje gje...se ka respekt per femrat... :541221: :541221: :541221:
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Jan 2012 - 2:05

Lum si un qe jam rehat se skam fare e as qe ckam ca me e dasht,injorantet qe shesin mend kot me ca frenca e bojne tengerllik.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët Empty Re: Facebook ‘tradhtohet’ nga shqiptarët

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi