Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!   People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!

3 posters

Shko poshtë

Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!   Empty Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 18 Dec 2011 - 2:41

Edhe pse ironike dhe ndoshta e pabesueshme nga burrat shqiptare dhuna ndaj tyre është në rritje. Presione psikologjike, rrahje, kërcënime, apo dhuna e vazhdueshme duket se ka detyruar rreth 190 burra vetëm për 2010-tën të denoncojnë në polici gratë e tyre. Duket se gratë duan të marrin hak dhe kështu në shumë raste u hyjnë në “kërbaç” burrave të tyre edhe pse në artikujt e gazetave të përditshme apo kronikat televizive me tu përmendur fjala “dhunë” parafytyrohet femra si viktimë dhe mashkulli si ushtrues dhune, por jo rrallë mund të jetë e kundërta. Një fenomen i ri ai i keqtrajtimit të burrave nga gratë, po merr përmasa të diçkaje normale në shoqërinë tonë. Në më të shumtën e rasteve, dhuna ndaj burrave nuk denoncohet kjo edhe për shkak të turpit, por duket se ka edhe nga ata burra që nuk e kanë duruar dot më dhunën nga gratë e tyre. Një familje nga kryeqyteti ka denoncuar këtë formë dhune.
Rasti
Kryefamiljari N. Terezi nga Tirana në datën 13 të këtij muaji ka denoncuar në komisariatin numër 1 dhunën që ushtron gruaja e tij. 51-vjeçari së bashku me dy fëmijët e tij 13 dhe 9 vjeç, ka ngritur padi ndaj gruas së tij 39-vjeçare se ajo ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, por edhe ndaj fëmijëve. Por ky nuk është rasti i vetëm pasi, duke iu referuar statistikave, vetëm përgjatë vitit 2011 gjithsej janë raportuar për kryeqytetin 940 raste të dhunës familjare, ndërsa 190 prej denoncimeve janë depozituar nga meshkujt. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit ku e dyshuara kryesore është gruaja. Duke iu referuar statistikave të policisë thuhet: “Në tremujorin e parë të vitit 2011, gjithsej janë raportuar 130 raste të dhunës familjare. Ndërsa, në vitin 2010 janë gjithsej 944 raste të raportuara, 190 prej të cilëve janë meshkuj”. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit, ku e dyshuara është gruaja.
Precedenti
Nuk ka rregulla për të kuptuar diferencat emocionale mes burrave dhe grave, ka vetëm principe që lejojnë analizimin e çdo rasti veç e veç. Dhuna kundër burrave dhe grave ka disa të përbashkëta dhe ndryshime. Për burrat, shpesh, emërtimi si: frikacak, impotent ose i dështuar, mund të ketë një efekt shumë më të rëndë psikologjik se sa te një grua. Fjalë të rënda dhe mizore lëndojnë në mënyra të ndryshme. Në shumicën e rasteve burrat janë më të influencuar nga dhuna mendore dhe emocionale se sa nga ajo fizike. Por shumica e burrave janë tepër të ndjeshëm ndaj dhunës dhe abuzimeve mendore, verbale dhe emocionale. Në shumicën e rasteve, tallja dhe fyerjet ndaj një burri përballë një burri tjetër mund të jetë më shkatërruese sesa dhuna fizike, qoftë kjo e ashpër. Burrat nga ana tjetër janë më të dhënë pas dhunës fizike, që shpesh është brutale dhe pse jo, vdekjeprurëse në disa raste!

Sociologët: Gratë janë më mizore mendërisht se burrat
Sociologët shpesh dalin në konkluzionin se gratë janë në shumicën e rasteve shumë më mizore mendërisht dhe emocionalisht se sa burrat. Pse rrinë burrat në marrëdhënie të tilla të dhunshme?Kjo pyetje në shumë raste ka vetëm një përgjigje. Për të mbrojtur fëmijët. Burrat e abuzuar zakonisht nuk duan t’i lenë fëmijët me gratë abuzive. Ideja e ndarjes i bën të ndihen keq. Por mund të themi që të tillë meshkuj duket se janë shumë të pakët në vendin tonë, pasi edhe pse statistikat janë në rritje ato nuk mund të vihen paralel me dhunën e vërtetë dhe trajtimin e keq të burrave ndaj grave.

B:tiranaobserver

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!   Empty Re: Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!

Mesazh nga Durrsaku Sun 18 Dec 2011 - 2:55

mire ja bejne sinqerisht perderisa jane burra te tille
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!   Empty Re: Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 18:53

ehe para buke e pas buke tkn tju a japin drurin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!   Empty Re: Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi