Vdiq njeriu që frymëzonte shkrimtarët potencialë

Paris, 16 dhjetor - Njeriu i cili ushqeu një gjeneratë të tërë shkrimtarësh potencialë në një librari të vjetër me vepra në gjuhën angleze në Paris, duke u ofruar darkë dhe fjetje adhuruesve të letërsisë, me kusht që ata të pastronin pluhurin nga raftet apo të shkruanin memoaret e tyre, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Amerikani George Whitman ka ndërruar jetë në një banesë të vogël që ndodhet në kulm të librarisë së kompanisë së tij “Shakespeare”, ku ai takonte poetët Allen Ginsberg dhe Jack Kerouac gjysmë shekulli më pare. Po aty së fundi qenë organizuar ndeja, ku ishin të mirëseardhur të gjithë.
I dekoruar me medalje franceze për kontributin e tij në skenën e letërsisë parisiene, Whitman për gjashtë dekada u bë model i shkrimtarëve nga e gjithë bota, të cilët gjetën rehati në librarinë e tij dykatëshe për javë të tëra. Henry Miller një herë e kishte quajtur dyqanin e tij, të hapur që nga viti 1951, “një botë librash”.
“Mijëra njerëz nga e gjithë bota pinë supë, hëngrën bukë dhe mbijetuan falë zemërgjerësisë së tij”, ka thënë Pia Copper, 38-vjeçare, koleksionere e artit, e cila ka punuar në këtë dyqan që nga viti 1990 dhe ka qenë mike e ngushtë e Whitman.
“Ai u ofroi atyre mundësinë për të jetuar nga ‘Notre Dame’, derisa ata shkruanin romanin e parë ose realizonin piktura. Ka aq shumë libra dhe poezi që janë shkruar aty”, ka shtuar ajo. Dyqani të enjten është vërshuar nga njerëzit të cilët ndezën qirinj dhe sollën lule, ku edhe u bë lajmërimi zyrtar për vdekjen e tij. Në këtë takim u tha se Whitman do t’u mungojë shkrimtarëve në gjithë botën. Në mesin e nderimeve të shkruara me dorë në këtë dyqan, Whitmanin e falënderuan për zemërgjerësinë e tij për sigurimin e një strehe të letërsisë. Kishte edhe të tillë që i kërkuan falje që nuk i kishin përfunduar romanet.
“Më vjen keq që isha aq i dobët në leximin e poezive”, ka shkruar njëri nga pjesëmarrësit. Disa të tjerë kanë vendosur shishe me mesazhe në të cilat shkruhej: “Mesazhi në shishe. Për George. Diçka që mund të lexoni në udhëtimin tuaj”. Whitman, të cilit i pëlqente që librarinë e tij ta quante “The Rag and Bone store of the heart”, u lind në New Yersey dhe kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Kinë. Pasi studioi gazetarinë, ai u shpërngul në Paris më 1948 me një biçikletë dhe një mace, që ishin të vetmet që i kishte. Atëkohë, ai kishte fjetur nëpër kopshte të universiteteve, derisa filloi të koleksiononte libra. Ai e hapi librarinë e tij “Le Mistral” më 1951 dhe disa vjet më vonë e riemëroi pasi inkorporoi libra nga dyqani origjinal të “Shakespeare and Company”, që ishte frekuentuar nga James Joyce dhe Ernest Hemigway para se të mbyllej gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dyqani i Whitman u bë “stacion” për shkrimtarë si Miller, James Baldwin, Samuel Beckett, Anais Nin dhe më vonë Lawrence Durrel, William Burroughs, George Corso dhe Ginsberg. Poeti Lawrence Ferlinghetti u bë një nga miqtë më të ngushtë të Whitman. Me kalimin e kohës dyqani u shndërrua në vendtakim të emigrantëve anglishtfolës. Kur një ambasador amerikan u ndal për një vizitë, Whitman i ofroi atij një vend për të fjetur. Duke jetuar me moton “Mos i anashkalo të huajt derisa nuk janë engjëj me maskë”- Whitman ka ndihmuar shumë njerëz të pastrehë duke iu zgjatur dorën. Qindra shënime në dorëshkrim rrëfejnë për përjetimet e tyre. “Isha vetëm 20-vjeçare dhe posa arrita në Paris ku kisha humbur plotësisht dhe dëshiroja të lexoja diçka. George më pa dhe më tha ‘Ti je një dorë kineze e vjetër si unë. Prej nesër do të fillosh punën”, ka thënë Pia, e cila tani ka filluar të importojë art nga Kina. Whitman ka pasur një sulm në tetor, por kishte refuzuar të shtrihej në spital. “Dyqani ishte e gjithë jeta për të dhe shumë rrallë largohej nga ky vend, përveç nëse e kishte të obliguar”, ka kujtuar Pia.
Whitman, i cili ka shkruar shumë ese, por asnjëherë nuk e ka shkruar ndonjë libër, do të varroset më 22 dhjetor në Pere Lachaise, që është vendi në të cilin pushojnë shumë letrarë si Oscar Wilde, Molidere dhe Jim Morrison. Familjarët planifikojnë që në varrin e tij të ngrehin një statujë të Don Kishotit, që ishte personazhi i tij i preferuar. Vajza e tij Sylvia, e cila i qëndroi pranë në momentet e vdekjes, do të marrë përsipër menaxhimin e dyqanit.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Vdiq kompozitori i “Disneyt”
» Toka-Universi, njeriu-kafshët, njeriu-makina, shkaku-pasoja.
» C’farë pune bëjnë shkrimtarët?
» 10 shkrimtarët më të medhenj, që nuk kanë marrë Nobel
» Cilet nga shkrimtaret dallohen per pasuri leksikore????????????

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi