Vdiq kompozitori i “Disneyt”
2 posters
Vdiq kompozitori i “Disneyt”
Robert B Sherman, i cili bashkë me vëllanë e tij, Richard M., ka kompozuar këngë për klasikët e “Disneyt”, duke përfshirë “Mary Poppins” dhe “The Jungle Book”, ka vdekur në Londër, në moshën 86-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij është dhënë përmes rrjetit social “Facebook” nga djali i tij Jeff dhe më vonë është konfirmuar nga agjentja e tij, Stella Richards. “It’s a Small World” ka qenë një nga kompozimet më të famshme të Sherman. Bashkë me vëllanë e tij, ai ka fituar dy çmime “Oscar” dhe është nominuar për shtatë sosh.
I lindur më 1925 në New York, Robert B. ishte djali i Al Sherman, kompozitor i famshëm që ka arritur sukses të madh me “Tin Pan Alley”. Al ishte i pari që e sfidoi djalin e tij të provonte të merrej me kompozim. Kjo sfidë nisi më 1958, kur edhe shkruan hitin e parë amerikan me Tall Paul. Kënga e Annette Funicello fitoi vëmendjen e “Walt Disney”, që e ftoi Sherman të bëhej një nga kompozitorët e studios së tij. Më 1964, ata shkruan “It’s a Small World” për një instalacion në panairin “New York World’s Fair” që u shndërrua në garë të popullarizuar në parqet e “Disney”. “Mary Poppins”, që u realizua në të njëjtin vit, po ashtu u shndërrua në njërin nga kompozimet më të rëndësishme të tij, bashkë me “A Spoonful of Sugar” dhe “Chim Chim Cher-ee”, për të cilin mori “Oscar”. Vëllezërit Sherman kanë bashkëpunuar me aktorin Dick Van Dyke më 1968 në mjuziklin “Chitty Chitty Bang Bang”, për të cilin ata shkruan këngët e famshme “Truly Scrumptious” dhe “Me Ol’Bamboo”.
“The Aristocats”, “Bedknobs” dhe “Winnie the Pooh”, janë në mesin e prodhimeve të tjera të “Disney” që përmbajnë fjalët dhe muzikën e tyre. Vëllezërit Sherman po ashtu janë nderuar me yll për kompozitor në “Hall of Fame” në vitin 2005 dhe kanë pranuar Medaljen e Artë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008. Ushtar i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore, Robert B Sherman po ashtu ishte piktor, skenarist dhe romansier.
“Ai dëshironte të sillte lumturi në botë, dhe pa diskutim që ka pasur sukses”, ka shkruar djali i tij në “Facebook”. “Dashuria, filozofia dhe poezia e tij do të jetojnë gjithmonë. Këngët dhe gjenialiteti i tij do të sjellin shpresë, kënaqësi dhe dashuri në këtë botë të vogël, të vogël”. Sherman ishte më pak i njohur në aspektin artistik, pasi që nga viti 1941 kishte realizuar piktura që nuk i kishte ekspozuar asnjëherë deri në vitin 2002.
Ai kishte studiuar pikturën derisa po shkollohej në “Bard College” dhe ka punuar në disa mediume të arteve pamore, duke përfshirë edhe skulpturat e mermerit e të metalit, por fokusi i tij kryesor kanë qenë pikturat. Në prill të vitit 2002, ai e ka hapur ekspozitën e parë në “Thompsons Gallery”, në Londër. Në këtë ekspozitë ai i ka vënë para publikut për herë të parë pikturat e tij që i ka realizuar prej vitit që 1941. Më pas, pikturat e tij janë ekspozuar edhe në Floridë dhe në Kaliforni. “On Route 9 G”, “Self Portrait”, “San Francisco”, “Moses”, janë disa nga pikturat e tij më të njohura./knninfo/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Vdiq kompozitori i “Disneyt”
ky ka qen illuminat, dhe shumica ktyre kshu shkojn
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Vdiq nënkryetari i LDD-së, Xhemajl Hyseni
» Vdiq deputetja Nekibe Kelmendi
» Vdiq njeriu që frymëzonte shkrimtarët potencialë
» Hitleri nuk u vra në Berlin, vdiq në Argjentinë më 1962
» Del në ankand krevati ku vdiq Michael Jackson

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi