Tiranë: Nis me shfaqjen e parë Teatri Kombëtar i Komedisë

Tiranë, 17 dhjetor - Ngjitet në skenë shfaqja e parë e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Vepra e cila inaguroi ngritjen e siparit të teatrit ishte komedia e Stefan Çapalikut
“XXL TV”. Ai ende nuk ka një godinë të tijën, por ndërkohë shfaqja me protagonistë Olta Dakun, Marsela Lenën, Mehdi Malkaj, Bujar Asqeriu, Lulzim Zeqja, etj u ngjit në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar, nën regjinë e Çapalikut dhe Naun Shundit.
Ngjarjet e komedisë zhvillohen në studion e një stacioni televiziv, që ndodhet i vendosur në katin e dytë të një ndërtese në qendër të qytetit, mbi Bankën Kombëtare, raporton ATSH. Është mëngjesi i parë në një televizion privat që përpiqet të mbijetojë me të gjitha format duke përcjellë një realitet fals. Të mësuar duke parë televizionin që shkon gjithmonë tek teatri, kësja here do të shohim këtë të fundit që shkon në prapaskenat e një televizioni.
Drejtori i këtij Institucionin, Kastriot Çipi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se ai vetë ka dyshuar se ëndrra për një teatër të dytë kombëtar ishte shumë e bukur për të qënë e vërtet. “Rruga jonë që nga miratimi i strukturës dhe organikës nuk ka qënë e lehtë. Nuk kemi qën të përkëdhelur as në organik as në buxhet, megjithatë këto pesë muaj kam menduar për drejtorin e parë të Teatrit Popullor”, tha Çipi.
Në shfaqjen e parë të TKK-së e pranishme ishte kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi si dhe artistë të njohur të skenës shqiptare.
Dita e inagurimit të këtij teatri, përkon edhe me 79 vjetorin e lindjes së aktores Tinka Kurti, e cila, e pranishme në sallë, mori duartrokitjet dhe urimet e shumta të publikut.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» DOKTOR SHUSTER @ TEATRI KOMBETAR
» Mësonjtorja e parë shqipe në Korçë, pionere e arsimit kombëtar
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Qosja: Mos e prekni Himnin kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi