Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Let England Shake” i PJ Harvey - albumi i vitit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Let England Shake” i PJ Harvey - albumi i vitit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Let England Shake” i PJ Harvey - albumi i vitit

Shko poshtë

“Let England Shake” i PJ Harvey - albumi i vitit Empty “Let England Shake” i PJ Harvey - albumi i vitit

Mesazh nga Emona Sun 18 Dec 2011 - 3:10

“Let England Shake” i PJ Harvey - albumi i vitit 17-albumi_1712111301_1Përshkrimi i luftës gjithmonë ka tingëlluar jashtëzakonisht mashkullor edhe pse lotët e kanë përcjellë atë. Pranverën e kaluar jo shumë pas lëshimit të “Let England Shake” u hap ekspozita “Women War Artists” në “London’s Imperial War Museum”. Vetëm disa copëza të vogla të veprave artistike jepnin ndjesinë e luftës. Nuk kishte foto të të burgosurve në tokën e përgjakur. Nuk kishe as skenë nga gjyqet Nyrembergut e as qytete që mbyten nga kufomat. Ishin disa vepra arti të thjeshta por që nënkuptonin tmerrin.

”Let England Shake” është një tregim i madh i artit të luftës. I realizuar nga një grua. Këtë vit që po e lëmë kemi lëvizur drejtë diçkaje të pazakontë. Pikërisht gjinia e Harvey dhe edukimi i saj në një fermë në Dorset janë dy gjëra të natyrshme që e formojnë madhështinë e saj.

Këngëtaret dhe këngë-shkrueset janë menduar gjithmonë si të tilla që shkruajnë për ndjenja e tyre ndaj djemve. Por në rastin e Harvey kemi një grua 42 vjeçare e cila merr guximin për të sulmuar të pavërtetën. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Linda Thompson ishte njëra prej anëtarëve të jurisë që gjykuan albumet më të mira, kësisoj votuan atë të PJ Harvey.

Albumi i saj këtë vit fitoi edhe çmimin “Mercury” dhe ishte albumi më i mirë i tre revistave të ndryshme të muzikës nëpër botë.

“Kam qenë e impresionuar që një grua mund të bëjë një album të tërë dhe të mos përmes disa tipa budallenj përpos një të tillë që ka vdekur”, ka thënë Thompson.

Në intervistat për albumin, PJ Harvey ka thënë se ajo çfarë e ka shtyrë ta realizojë atë ka qenë reagimi i saj emocional rreth çështjeve të ndryshme globale dhe se ajo ka bërë ”luftë” me vetën për ta kthyer këtë gjendje në një art të mirë. Ajo zgjodhi fotografin e luftës në Afganistan, Seamus Murphy, për t’i realizuar video të shkurtër këngëve të saj.

E PJ Harvey ka qenë edhe në Kosovë këtë verë. Në edicionin e dhjetë të “Dokufest” ajo me 31 korrik ka qenë në Prizren për të paraqitur pikërisht këtë album me video.

“Koha...” pati bërë një intervistë me këngëtaren e cila kishte dhënë një mesazh të fortë për publikun kosovar. PJ Harvey kishte premtuar se do të kthehet në Kosovë për një koncert.

“Me gjithë qejf do të kthehem për një koncert në Kosovë”, kishte thënë Harvey. Duke folur për album, Harvey kishte thënë për gazetën se procesi i përgatitjes së albumit ka qenë i vështirë.

“Gjithmonë kur përgatis një album pyes veten se për çfarë kanë nevojë këngët, në mënyrë që t’i bëj më të fuqishme”, kishte thënë ajo në një bisedë për “Kohavision” dhe “Koha Ditore”.

Për të arritur tek mrekullia që ajo e ka në këngët e saj, duhet kohë dhe proces eksperimentues. Në albumin e saj të fundit ishte tjetër muhabet.

“Ishte ndryshe për faktin se fjalët u krijuan nga një proces i gjatë dhe unë nuk dëshiroja që zëri ose mënyra e këndimit t’i rëndonte edhe më shumë tekstet. Por doja që këndimi dhe fjalët të kishin tërheqje mes vete”, kishte thënë Harvey. Universi i albumit të PJ Harvey, vizualizuar nga Murphy, shkundin Anglinë përmes pamjeve hiç të zakonshme të atij vendi. Gjithë ky projekt duket sikurse flet në emër të Anglisë. Njerëz të ndryshëm që dalin dhe lexojnë vargjet e këngëve të saj, pamje të ndryshme të Anglisë së sotshme që duket paksa e trishtuar, japin ndjesinë se “Let England Shake” është fjala e popullit. Udhëtimi i Harveyt përmes teksteve në gjërat që nuk shihen në televizor për Anglinë është pjekur skajshmërisht me videot e Muphyt. Në to rrugët e lagjeve angleze, njerëzit e thjeshtë që lexojnë gazeta, deti që herë i zymtë e herë i trazuar apo bora që mbulon disa trëndafila të kuq, janë pamjet që Murphy të ofron një laramani opsionesh për të zgjedhur pamjen e Anglisë. Teksa dëgjon “All And Everyone”, “Bitter Branches”, “Colour of The Earth” “Hanging in the Wire”, “In the Dark Places”, “On Battleship Hill”, “The Glorious Land” dhe “The Last Living Rose” e shihet se si video, fotografia, muzika dhe vargjet janë bërë bashkë në këtë projekt multimedial. Puna e Harveyt për këtë album ka qenë një proces interesant. Të gjitha tekste e këngëve të saj, para se ajo t’i këndojë i jepen këngëtarëve të ndryshëm, derisa Harvey të gjejë zërin e duhur për këngën e duhur. Albumin e saj të fundit ajo e ka incizuar në një kishë të shekullit XIX.


Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi