Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën

2 posters

Shko poshtë

Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën Empty Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën

Mesazh nga WebMaster Sun 18 Dec 2011 - 11:06

Në fillim u duk se ajo e kishte marrë lehtë ndarjen nga i dashuri i saj pas disa vitesh, Krenar Çokaj. Por me sa duket, ky ndryshim jo vetëm në jetën private por edhe profesionale e ka rënduar paksa gjendjen emocionale të këngëtares. Burime të afërta të Dafinës kanë pohuar se artistja nuk e ka ndier veten aq të fortë sa mendonte për të përballuar këtë ndryshim në jetën e saj, ndërsa po kalon momente dëshpërimi, të cilat kanë lënë gjurmë dhe në pamjen e saj të jashtme.Thuhet se po kalon ditë paksa të vështira dhe në formën e saj fizike, duke mos pasur shkëlqimin e dikurshëm. Një kompani e njohur pijesh i ka bërë ofertë këngëtares të jetë imazh i produkteve të saj, dhe Dafina e ka pranuar si ofertë, por pa mundur të realizojë një set të ri fotografish, pasi nuk e ndien veten në formë perfekte. Kështu që ka menduar një mënyrë tjetër duke i ofruar kompanisë një set fotografish të realizuara më parë në studion e fotografit më të njohur në Kosovë për artistët VIP, Avni Selmani. Ndërkohë, lajmin e ndarjes përfundimtare jo vetëm nga Krenari por edhe nga menaxheri i saj Drin Zatriqi, ajo fillimisht e dha vetë e para në profilin e saj në Twitter dhe më pas në një intervistë ekskluzive në programin “Prive” në “Klan Kosova”. Duke mos preferuar të flasë shumë gjatë për arsye të tjera të ndarjes, ajo paralajmëroi lançimin e klipit të këngës “SuperNova”, që i takon albumit të ri “Just Me”. Sipas burimeve thuhet se Dafina do e promovojë sot albumin në Prishtinë, ndërkohë që nuk dihet se cilët do të jenë të ftuarit e saj specialë, dhe sa në formë do të shfaqet realisht. Aktualisht ajo po mendon edhe për një menaxhim të ri, që këtë herë i duhet ta mendojë më mirë. Duket se këngëtarja seksi e njohur si Duffy tashmë është bërë më e rreptë dhe më skeptike në kontrollin e karrierës së saj. Pasi ka fituar një gjyq prej 6 mijë eurosh me një radio gjermane, për transmetimin pa të drejtat e autorit të një kënge të saj, ajo tashmë u ka vendosur bllokim edhe radiove kosovare nëse transmetojnë këngët e saj nëse nuk i kanë blerë si këngë. Le të shohim se si do të vazhdojë karriera e këngëtares, ndërsa duket se dikur miqtë e saj më të afërt, Krenari, Drini dhe Getoari tani janë kthyer në armiqtë e saj. Pas mbylljes së profileve të saj të fansave në Facebook, Drini dhe Getoari folën hapur për marrëdhëniet me këngëtaren, duke e cilësuar si një artiste që nuk dinte të vetëmenaxhohej si personazh publik, pasi shpesh ngatërronte jetën private me atë profesionale.
PanoramaPlus
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën Empty Re: Dafina pas ndarjes bie në depresion dhe humbet formën

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Mar 2012 - 6:42

Me behet qejfi qe e paska marre veten pasi do me vinte vertet keq po ti ndodhte dicka.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi