Gërhimat, përse i kushtojmë kaq pa rëndësi?
2 posters
Faqja 1 e 1
Gërhimat, përse i kushtojmë kaq pa rëndësi?
Çdo natë, miliona njerëz përfshihen në një korr gjigant gërhimash e
ndërkohë, partnerët e tyre të pagjumë, vuajnë gjatë. Një studim i fundit
për gërhimën ka nxjerrë në pah se partnerët
e personave që gërhasin shumë gjatë natës, humbasin çdo vit një
ekuivalent prej tri javësh gjumë. Është një problem i madh në fakt, i
konsideruar gjithnjë si një problem i dorës së dytë, me të cilin nuk
janë marrë kurrë seriozisht. Por nga ana tjetër ka ndikim shumë të madh
në marrëdhëniet mes çifteve.
Ka
njerëz të cilët edhe janë ndarë për shkak të përshkallëzimit të
problemit të gërhimës, pasi situata është shndërruar me të vërtetë në
një situatë të padurueshme. Por duhet ditur se ka rreziqe potenciale për
shëndetin e personit që gërhet dhe jo gjithçka shkon vaj me këta
“gjumëprishës”. Këto rreziqe përfshijnë që nga rritja e presionit të
gjakut e deri te frika e një goditjeje në zemër. Sipas në studimi që
është bërë në Britaninë e Madhe del se të paktën 3 milionë britanikë
gërhasin në mënyrë të jashtëzakonshme. Shkaqet janë nga më të ndryshmet,
duke filluar nga alergjitë e deri te mbipesha. Gjetja e thelbit të
problemit është edhe çelësi i gjetjes së trajtimit të duhur.
Në pjesën më të madhe të rasteve, një stil i thjeshtë jetese mund të
japë ndikim dhe përmirësim të situatës. Pra si mund ta gjesh se cili
është shkaku i gërhitjes tënde? Ja disa tipe të ndryshme të gërhimës.
Gërhima nazale
Është edhe gërhima klasike me një frekuencë të ulët dhe një zhurmë jo
të fortë. Duket një gërhimë shumë monotone që nuk të vret shumë veshët,
por të shqetëson. Shkaku i saj është bllokimi i pjesshëm i rrugëve të
frymëmarrjes dhe mostretja e sasisë së madhe të ajrit që futet në gojë
ndërsa flihet. Presioni ekstra shkakton një goditje të fletës së butë të
grykës. Kur kjo goditet, ajo nis të vibrojë, ndërsa i kalon ajri, duke
shkaktuar edhe zhurmën karakteristike të gërhimës. Një rast i zakonshëm
është alergjia apo infeksioni i sinusit që shkakton inflamacion.
Deformimet e hundës luajnë një tjetër rol në këtë pikë dhe gjithashtu
edhe mishi i huaj në hundë.
Gërhima me gjuhë
Është një gërhimë e fortë. Ky tingull ka të bëjë me muskulin e gjuhës
dhe është më i shkurtër, por më i fortë se gërhima për të cilën folëm
më lart. 30 ose 50% e atyre që gërhasin kanë një gërhimë të tillë. Këtu
gjuha është në pozicion të gabuar duke bllokuar ajrin që të hyjë në
grykë, ndoshta për shkak të një nofulle më të ulët, apo të relaksimit të
tepërt të muskujve apo edhe të një gjuhe me përmasa të mëdha. Të pish
alkool para se të shkosh në shtrat, apo ilaçe gjumi dhe ilaçe të tjera
si antihistamina, mund që të shtojë problemin, sepse në këto raste kemi
një relaksim të muskujve.
Gërhima e gojës
Është e ngjashme me gërhitjen hundore dhe ndodh kur je shtrirë në
kurriz apo në krah. Një nga këshillat që jepet jo vetëm për këtë rast,
por për të gjitha rastet e gërhimave, është që të mos pish duhan,
veçanërisht në prag të gjumit, si dhe alkool. Një nga zgjidhjet, ose
opsionet e mundshme për të shmangur këtë lloj gërhime, është edhe
operacioni i heqjes së mishit të huaj në hundë.
Apnoeja e gjumit
Është si një kreshendo, që sa vjen e rritet dhe zgjat deri në 20
sekonda maksimumi dhe më pas pasohet nga kolla apo lëvizje të tjera të
trupit. Sipas statistikave, nga kjo lloj gërhime preken 4% e meshkujve
dhe 2% e femrave. Gjatë gjumit, muskujt relaksohen kaq shumë dhe si
rezultat, zhbllokojnë kalimin e ajrit. Ndalimi parcial rezulton në
gërhimë, por në rast se do të kishim të bënim me një ndalim të plotë,
atëherë do të kishim të bënim me mbytje që mund të zgjaste edhe për 20
sekonda ndonjëherë. Kur ajri ka dalë tërësisht jashtë dhe mungon,
atëherë truri dërgon menjëherë sinjale që shkaktojnë në këtë rast
kontraktim të muskujve dhe rifillim të frymëmarrjes. Në shumë raste ai
që e ka një gjendje të tillë nuk ka një memorie për sa i ndodh, por
vetëm se ndihet i lodhur kur çohet nga gjumi. Kjo lloj gërhime mund të
shkaktojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut, goditje në zemër,
madje edhe diabet. Në këtë rast, derman mund të bëjë ndonjë ndërhyrje e
vogël kirurgjikale, por edhe rënia nga pesha apo ndryshime të mënyrës së
jetesës.
Nuk ka moshë për ata që gërhasin
Mendojmë gjithmonë se janë vetëm të rriturit ata që gërhasin natën në
gjumë. Por nuk është ashtu. Gërhima është shumë e përhapur edhe te
fëmijët, apo foshnjat e vogla, madje është më e përhapur gjatë moshës 3
dhe 6 vjeç. Një nga shkaqet është zmadhimi i bajameve. Një shkak i
gërhitjes tek fëmijët është mbilodhja gjatë ditës

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Gërhimat, përse i kushtojmë kaq pa rëndësi?
te hutojn kur gerhasin naten si derrrat.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Numra me Rëndësi
» Sa rendesi ka miqesia ne nje lidhje??
» Vitaminat B3, B5 dhe B9 me rendesi per organizmin tone
» Sa rendesi ka Statusi Ne boten Virtuale.
» Sa rendesi ka virgjeria, ne nje mardhenie cift?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi