Vitaminat B3, B5 dhe B9 me rendesi per organizmin tone
2 posters
Faqja 1 e 1
Vitaminat B3, B5 dhe B9 me rendesi per organizmin tone
Per shumicen e vitaminave dhe te mineraleve sot mund te gjeni mjaft literature, por disave ende u kushtohet me pak vemendje, per shkak te mungeses se te dhenave apo interesimit te pamjaftueshem. Niacini, acidi pantotenik dhe folik jane disa nga keto, dhe qe te mos mbeteni edhe ju pa e ditur per rendesine e tyre per organizmin e njeriut, lexoni me shume per secilin prej tyre.
Niacini (Vitamina B3)
I njohur edhe me emrin acidi i nikotines vepron ne organizem si koenzim (pas kalimit ne koenzime NAD dhe NADP) ne proceset e perfshira ne frymemarrje qelizore, respektivisht te marrjes se energjise ne qeliza gjate te cilave ushqimi shnderrohet ne energji. Nevojat ditore te niacinit jane 14 mg per femra dhe 16 mg per meshkujt.
Eshte nje nga pese vitaminat qe jane te lidhura me semundjet pandemike te mungeses se vitamines se caktuar. Per qellime terapeutike me se shumti perdoret te sherimi i pelagres. Fjala ka origjine italiane dhe vjen nga fjala “pelle agra” qe do te thote lekure e vrazhde. Shkaku i semundjes eshte mungesa e niacinit ne ushqim.
Semundja quhet edhe “3D” sepse eshte e theksuar me dermatit, diarre dhe dementia. Me se shpeshti paraqitet tek alkoolistet kronik, personat ushqimi i te cileve eshte i varfer me proteina dhe ne raste te mungeses se me shume vitaminave nga grupi B-kompleks.
Pervec kesaj perdoret ne hemoterapi tek semundjet e sistemit te qarkullimit te gjakut dhe migrenes tek pacientet me hiperlipidemi te konsiderueshme (nivelet e rritura te yndyrave). Dihet qe niacini vepron ne kolesterinen e keqe (HDL) duke e reduktuar, ndersa rrit kolesterinen e mire (LDL) dhe ne kete menyre redukton rrezikun per paraqitjen e arterosklerozes sepse rrit raportin ne mes kolesterines se mire dhe te keqe.
Hulumtimet me te reja tregojne rezultate te shkelqyeshme ne sherimin e akneve nese niacini merret ne menyre orale ose direkt ne lekuren e semure. Po ashtu eshte deshmuar qe ne menyre te suksesshme zmbraps skizofrenine dhe ndikon pozitivisht ne sherimin e shumices se semundjeve psikike. Per te pasur lekure te shendetshme, nerva te forta dhe jashteqitje te rregullt vitamina B3 eshte e domosdoshme dhe do ta gjeni ne gjoks pule, melci, ve, qumesht, peshk, patate, perime te gjelbra, tharm, drithera integrale, fruta arrore dhe ne gjalpin e kikirikut.
Acidi pantotenik (Vitamina B5)
Emri i saj eshte marre nga fjala greke “panthos” qe do te thote “eshte kudo”, cka do te thote qe si biotinet eshte shume e perhapur ne natyre. Eshte pjese perberese e koenzimeve A qe kane rol te rendesishem ne metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave dhe gjendet ne gati te gjitha organet. Eshte kyc ne sintezen e hormoneve dhe neuro-transmitereve (materiet kimike qe kane rolin e mjeteve te komunikimit ne mes neuroneve). Terapia me vitaminen B5 eshte e nevojshme te njerezit qe jane te semure nga diabeti, femrat qe perdorin kontraceptive oral dhe alkoolistet. Simptomat e mungeses se saj jane lodhja, depresioni, humbja e apetitit, ngercet, tretja e keqe dhe pagjumesia. Mungesa e kesaj vitamine gjithmone eshte e percjelle me mungesen e vitaminave te tjera te B-kompleksit.
Pervec biotines, kjo eshte e vetmja nga vitaminat sasite e rekomanduara ditore te se ciles nuk jane te percaktuara ne menyren me te qarte, por rekomandohet 5 mg per personat e rritur. Kujdes te vecante duhet te kene femrat shtatzena sepse sasia shume e madhe mund te jete e demshme per fetusin dhe nenen. Burim i pasur i kesaj vitamine jane mishi, bimet bishtajore, dritherat e paperpunuara, si dhe vezet, qumeshti dhe pemet dhe perimet.
Nese perdoret ne forme te kremit i cili aplikohet drejt ne vendin e demtua te lekures, eshte deshmuar mjaft efikas te dermatozat e ndryshme sepse forcon qarkullimin e qelizave qe jane te perfshira ne procesin e sherimit te plageve. Vitamina B5 eshte e dyta per efektivitet (pas vitamines A) ne sherimin e akneve. Dihet qe vitamina B5 redukton disbalancimin hormonal i cili eshte shkaktar kryesor i akneve te shumica e njerezve. Pervec kesaj, eshte me e forta nga vitaminat e B-kompleksit ne frenimin e stresit, me cka ne menyre indirekte zvogelon aknet. Hulumtimet me te reja tregojne qe zvogelon dhimbjen dhe enjtjen te njerezit qe jane te semure nga artriti reumatoid sepse dihet qe te semuret kane nivel te ulet te kesaj vitamine.
Acidi folik (Vitamina B9)
I njohur edhe me emrat folat dhe folacin ka rol te rendesishem ne sintezen e eritrociteve, ndarjen qelizore dhe eshte i nevojshem per krijimin e materialit gjenetik, ADN. Ne disa vitet e fundit acidit folik i jepet rendesi e madhe sepse eshte deshmuar qe redukton rrezikun nga shfaqja e boshtit kurrizor te demtuar tek te porsalindurit (spina bifida). Prandaj te gjitha shtatzenave u rekomandohet qe te marrin shtesat, perberesi kryesor i te cilave eshte pikerisht kjo vitamine. Pasi qe perfshihet ne ndarjen qelizore, mungesa e ketij nutrienti ndihmon ne krijimin e anemise dhe ndryshimet funksionale te sistemit tretes sepse qelizat e gjakut dhe qelizat e sistemit tretes ndahen me se shpejti. Mungesa mund te coje deri te anemite megaloblastike. Sasite e rekomanduara ditore jane 400 µg per meshkuj dhe femra.
Se fundi eshte deshmuar qe acidi folik zvogelon rrezikun nga kanceri i zorres se trashe. Keshtu nese vuani nga koliti ulceroz ose konsideroni qe jeni ne rrezik per t’u semure nga kanceri i zorres se trashe, keshillojuni me mjekun tuaj ne lidhje me marrjen e shtesave qe permbajne kete vitamine.
Por te jeni te kujdesshem, dozat e medha te acidit folik mund te merren vetem nen kontroll te mjekut sepse shkaktojne anoreksi, te perziera dhe nervozizem. Acidi folik (me vitaminat B6 dhe B12) po ashtu mund te nxise reduktimin e rrezikut nga semundjet e zemres me uljen e materieve te padeshirueshme ne gjak te quajtura homocisteine. Hulumtimet e reja tregojne qe konsumimi i ulet i acidit folik rrit rrezikun per zhvillim te kancerit te gjirit, vecanerisht tek femrat qe pine alkool, (konsumimi i rregullt i me shume se 2 gotave ne dite). Por disa hulumtime tjera kane treguar qe tek disa femra me “baze” gjenetike edhe sasia e larte e acidit folik e ben po te njejten gje.
Acidi folik fillimisht gjendet ne perimet me gjethe te gjelbra (gjethi i gjelber lat. folium), sipas se cilit e ka marre edhe emrin. Do ta gjeni ne spinaq, laker Brukseli, shparg, te gjitha llojet e fasules, bizele, portokaj, avokado dhe nga mishi ne melci dhe veshke. Me gatimin me te gjate te ushqimit dhe temperaturen e rritur shperbehet, prandaj kjo gje duhet te kihet parasysh kur pergatiten keto ushqime.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Vitaminat B3, B5 dhe B9 me rendesi per organizmin tone
Shume vitamina na bejne mire per organizmin tone,nuk isha plotesisht e sigurt nese keto vinamin e bejne mire.Tashme e mesova.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Pastroni organizmin nga helmet
» Pastroni organizmin me lëng të majdanozit
» Vitaminat mund të shkaktojnë sterilitet
» Fakte të çuditshme për organizmin, të cilat ndoshta nuk i keni ditur
» Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave
» Pastroni organizmin me lëng të majdanozit
» Vitaminat mund të shkaktojnë sterilitet
» Fakte të çuditshme për organizmin, të cilat ndoshta nuk i keni ditur
» Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi