Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Artisja gjermane me shpirt ballkanik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Artisja gjermane me shpirt ballkanik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artisja gjermane me shpirt ballkanik

Shko poshtë

Artisja gjermane me shpirt ballkanik Empty Artisja gjermane me shpirt ballkanik

Mesazh nga Emona Thu 22 Dec 2011 - 0:14

Artisja gjermane me shpirt ballkanik Main_Jutta_Benzenberg_-_l.h.Ishte në moshë fare të re kur i lindi dëshira për t’u marrë me fotografinë. Fillimisht ishte inspiruar nga puna e babait të saj i cili po ashtu merret me këtë lloj arti. Mosha 18-vjeçare ishte viti kur artistja gjermane Jutta Benzenberg filloi të merret më seriozisht me këtë profesion, duke kaluar nga punime amatore në ato profesionale.

Mirëpo dëshira për tu marrë me fotografinë siç duket nuk e ka plotësuar shpirtërisht Juttan në vendlindjen e saj, pasi që thotë se Gjermania nuk është vendi ku ajo ndihet e lumtur.

Duke eksploruar vende të ndryshme me objektimin e fotoaparatit të saj ajo gjeti edhe terrenin ku puna e saj prej artisjeje do të bëhet më e rëndësishme me temat dhe ngjarjet që do ti trajtonte ajo përmes fotografive të saj. E dhënë pas stilit të jetesës ballkanike artisja gjermane Jutta Benzenberg ka braktisur vendlindjen e saj, Gjermaninë për tu bërë pjesë e kësaj kulture. Tash e dymbëdhjetë vite ajo jeton në Tiranë.

Duke u martuar me një burrë shqiptarë me të cilin ka dy fëmijë ajo ka vendosur që ti gërshetoj këto dy kultura edhe brenda familjes së saj.

“Më pëlqen Shqipëria, më pëlqen Ballkani, sepse gjithmonë ke gjëra me të cilat mund të punosh për profesionin tim. Shumica e vendeve të Ballkanit janë të dala nga lufta. Njerëzit janë shumë të hapur. Më ka rastisur të shkoj edhe në vende malore ku jetojnë njerëzit, më pelqen mënyra e komunikimin nga një kodër në tjetrën me zë të lartë, por gjendje në të cilën jetojnë është e mjerueshme”, ka thënë Benzenberg.

Në Kosovë nuk ka ardhur e vetme. Bashkë me të janë edhe imazhet e kampeve të refugjatëve në Durrës dhe Tiranë në vitin 1999. “Antologjia e Shpresës” quhet ekspozita me fotografi e artistes Jutta Benzenberg e cila është hapëur të mërkurën në Galerinë e Arteve të Kosovës e që dokumenton periudha të vështira të shqiptarëve ndër vite.

“Shumica e fotografive që kamë sjellë në këtë ekspozitë janë në kampet e Tiranës dhe Durrësit në vitin 1999. Pas vizitës në këto dy kampe jam kthyer në Gjermani, por gjendja ime shpirtërore nuk ishte si më parë. Për dy ditë kam ndjenjur e mbyllur, pa komunikuar me askënd. Kam qenë e shokuar nga ato pamje të cilat ishin të qarta se njerëzit ishin të traumatizuar. Por jam mahnitur me qëndrueshmërinë e grave”, është shprehur artistja gjermane.

Pas ekspozitës e cila do të qëndrojë e hapur një muaj, jo të gjitha fotografitë Jutta do t’i marrë me vete. Janë dy fotografi të cilat ajo i konsideron si mjaft të veçanta të cilat do t’ia dhuroj Galerisë së Arteve të Kosovës. Jo vetëm mesazhi që bartin ato fotografi sipas saj i bën ato të veçanta, por mënyra se si kanë mbijetuar ato pas një defekti në negativët e fotoaparatit.

“Shumica e fotografive më janë djegur në atë negativ, vetëm këto të dyja kanë arritur të mbijetojnë”, thotë ajo. Fotografia që është bërë në shtëpinë e Martin Camajt sipas saj është mjaft e veçantë dhe mendon se duhet të mbetet në këtë galeri. Ndërsa fotografia tjetër, e cila është një grua plakë pranë një anijeje në bregdet tregon dhimbjen që kanë përjetuar qindra nëna shqiptare fëmijët e së cilave kanë humbur jetën në det në kërkim të një jetë më të mirë.

“Unë isha duke fotografuar një anije kur para meje më del një grua e shtyrë në moshë, më pyet se çfarë po bëj, ndërsa më vonë e kuptoj se ajo ishte anija e saj dhe kishte dy djem që i kishte humbur në det”, tregon Jutta derisa vazhdon se projekti i saj i ardhshëm janë veteranët e luftës në Ballkan.

Thotë se ka bërë një cikël fotografishë në Kosovë sa i përket kësaj kategorie, mirëpo sipas saj kjo është një temë e cila do ti merrë shumë kohë për shkak të rëndësisë që i jep ajo.

Arstistja gjermane një kohë të gjatë ka punuar edhe si fotoreportere në disa revista në Shëipëri. Ndërsa nuk e përjashton mundësinë që të vijë për të jetuar edhe në Kosovë nëse ia kërkon puna.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi