Regjisorët gjermanë shpërfillin apokalipsin
2 posters
Faqja 1 e 1
Regjisorët gjermanë shpërfillin apokalipsin
Nuk ka pasur kurrë mungesë të teorive rreth fundit të botës.
Dy regjisorë në Berlin kundërshtojnë profecinë e lashtë të Mayas dhe inkurajojnë njerëzit përreth botës që t´u bashkohen. Ata po grumbullojnë ide personale se pse nuk duhet lejuar që bota të shkojë drejt fundit.
Nuk ka pasur kurrë mungesë të teorive rreth fundit të botës. Por shumë pak prej tyre janë të famshme dhe të frikshme si dogma e lashtë Maya, se bota do të marrë fund në 21 dhjetor të vitit 2012.
Profecia frymëzoi regjisorët nga Berlini Lilly Engel dhe Philipp Fleischmann që të bënin një film, të titulluar "99 arsyet pse nuk duhet lejuar fundi i botës." Ata krijuan faqen e internetit "99gruende.de" për të ftuar njerëzit në të gjithë botën që të përgjigjeshin nëpërmjet video-mesazheve.
Të gjithë klipet, të cilët mund të jenë deri në tre minuta secili, do të postohen në faqen e internetit. Ndërkohë, Engel dhe Fleischmann po udhëtojnë përreth Gjermanisë, Francës dhe Kanadasë për të ngritur të njëjtën pyetje: Nga kush varet Nëna Tokë? Por gjithashtu regjisorët po udhëtojnë për të zbuluar nëse dikush po përgatitet për apokalipsin, dhe nëse po, si.
"Kjo bëhet që të gjithë njerëzve në mbarë botën t'u jepet shansi për të folur dhe për të shkëmbyer histori personale se përse ja vlen të jetohet," thotë Fleischmann.
Duke u përgatitur për fundin
Mes të intervistuarve janë edhe njerëz të famshëm, përfshirë këtu regjisorin gjerman Klaus Lemke dhe po ashtu Roland Emmerich, aktualisht i konsideruar si regjisori më i famshëm gjerman në Hollivud.Nuk është rastësi: Emmerich është i njohur për realizimin e filmave me subjekt katastrofat dhe e tregoi këtë me filmin e pak viteve më parë të titulluar "2012." Prodhimi i këtij filmi ishte një sukses shumë i madh, me një kosto realizimi prej 200 milionë eurosh dhe 760 milionë euro fitime.
"99 arsyet pse nuk duhet lejuar fundi i botës" nuk është konceptuar për të qenë epik. Engel dhe Fleischmann kryesisht kanë folur me njerëz të zakonshëm. Në Gjermani ata gjetën individë të shqetësuar që kanë grumbulluar rezerva ushqimore dhe kanë marrë me qira hapësirë në një bunker.
Ndërsa gjermanët duket se i kanë perceptuar mjaft qartë teoritë e apokalipsit, francezët janë ndryshe. Në Francë, regjisorët kryesisht kanë takuar njerëz miqësore por skeptikë, të cilët mohuan kur u pyetën nëse dikush prej tyre po përgatitej për fundin e botës. Shumë nga të intervistuarit francezë madje as nuk e kuptuan pyetjen, thanë regjisorët.
Kanadaja është ndalesa e radhës për Engel dhe Fleischmann, aty ku mund të krahasojnë opinionet mes Botës së Re dhe Evropës së vjetër.
Çfarë e bën jetën të vlefshme për t'u jetuar?
Por a është kjo thjesht një shaka? Fleischmann thotë jo, "Nuk është një film rreth fundit të botës, por kundër fundit të botës – me humor, njerëzor, argëtues." Fleischmann ka si qëllim të tregojë kontrastin mes profecisë së lashtë Maya dhe anekdotave nga jeta e përditshme, transmeton DW.
"Ka të bëjë me afrimin e të pashmangshmes me shpresën," shton ai. "Do të ishte OK nëse toka do të vazhdonte të rrotullohej për shumë gjatë."
Fleischmann i bëri një apel publikut që të kontribuonte në këtë projekt, duke thënë se të menduarit se çfarë e bën jetën të vlefshme për t'u jetuar, jo domosdoshmërisht nënkupton që video-klipi duhet të jetë serioz. Dashuria, një pikturë, një libër, një vend i veçantë ose thjesht një snack-bar në një cep janë gjërat që të bëjnë ta shijosh jetën – nuk ka një përgjigje të gabuar, theksoi regjisori.
Për fazën përfundimtare, fragmentet e xhiruara nga Engel dhe Fleischmann do të kombinohen me klipet e zgjedhura që janë dorëzuar nga publiku. Mark Lanegan, kantautori i cili është përgjegjës për grupin muzikor "Screaming Trees' dark music" do të kontribuojë në kolonën zanore. Gjithashtu Lanegan do të shfaqet para kameras, për nder të legjendës angleze të baterisë, Pete York.
Prodhuesi gjermano-francez ARTE do ta transmetojë klipin në ditën e apokalipsit, më 21 dhjetor 2012. Por a do të jemi ende gjallë për t'a parë atë?/DW/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Regjisorët gjermanë shpërfillin apokalipsin
kam shum deshir te shoh nga afer nje apokalips
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Vajza gjermane me 40 cm bel
» Policia gjermane “arreston” një dhi
» Artisja gjermane me shpirt ballkanik
» KURSISTËT SHQIPTAR PËR INTEGRIM NË SHOQËRINË GJERMANE
» Policia gjermane në aksion kundër vibratorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi