“Tung Kosova” në dhjetë vende të trashëgimisë kulturore
“Tung Kosova” në dhjetë vende të trashëgimisë kulturore
Prishtinë, 22 dhjetor - Pas një udhëtimi të gjatë, “DardaMedia” ka finalizuar projektin që kishte nisur tash një vit. Në 30 minuta xhirim ata sjellin rrëfimin për dhjetë vende të trashëgimisë kulturore. “Tung Kosova” quhet video-guida e parë turistike e promovuar të mërkurën në Kinemanë ABC.
“Ky është fillimi i një projekti njëvjeçar, të cilin ne po e fillojmë me DVD-n e parë, e cila do të jetë pjesë e dhjetë të tjerave që do të realizohen për një vit deri në fund të vitit 2012”, ka thënë Rexhep Miftari, i cili bashkë me Nita Zeqirin kanë realizuar këtë projekt. Duke udhëtuar nëpër vendet më të bukura në Kosovë, ata kanë veçuar dhjetë vendet më të veçanta për të paraqitur në video-guidën e parë “Tung Kosova”.
“Qëllimi i projektit është promovimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës që duhet ta njohin të huajt, por edhe shqiptarët që nuk i njohin ato, e sidomos bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës”, ka thënë Miftari. Në “Tung...” aty janë përthekuar rrëfime që janë të përkthyer me titra në anglisht.
“Kulla Muze e Isa Boletinit, lokaliteti arkeologjik i Ulpianës, Ura e Gurit në Vushtrri, Kisha Katolike në Prizren, Xhamia e Hadumit në Gjakovë, Patriarkana e Pejës, janë vetëm disa nga pikat, të cilat janë të përshkruara nga persona përgjegjës, historianë dhe arkeologë” ka thënë Nita Zeqiri, e cila ka kryer edhe rolin e fotografes.
“Besoj që është shumë e mirëseardhur edhe për njerëzit që duan të mësojnë për historinë e vendit dhe ata që duan të njohin pasuritë e Kosovës”, ka shtuar ajo.
Realizimi i video-guidës është përkrahur nga përfaqësia në Kosovë e organizatës suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij’ (CHwB).
“Besoj që në të ardhmen do të gjejmë përkrahje edhe prej Ministrisë së Kulturës”, ka thënë Miftari. “Tung Kosova” prej 22 dhjetorit do të jetë në shitje me çmim 9,95 euro.
“Shpresojmë që tash një vit do të kemi përmbledhjen e dhjetë dvd-ve me njëqind vendet më të mira në Kosovë për t’u vizituar”, ka thënë Miftari. Ata synojnë që ky produkt të nxirret në shitje edhe online.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Kosova dhe Serbia në BE si vende të pavarura
» Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat
» Ministria me një video synon promovimin e trashëgimisë
» Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare
» A besoni se mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm?
» Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat
» Ministria me një video synon promovimin e trashëgimisë
» Shpallen shtatë kryeveprat e trashëgimisë shqiptare
» A besoni se mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi