Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 0:21

I- ASPEKTI ATDHETAR

a. Dashuria per vendlindjen

I pari mesazh qe percjell kjo poezi eshte dashuria per vendlindjen. Qe ne titull, Poradeci, autori vendos nje gur kilometrik. Vendlindja e dashur e poetit shpaloset me ngjyra te vagullta buze liqenit ne muzg. Ndihet aroma e qelizmes se fshatit, buze malit plot lendina. Qielli e fshati shkrihen ngadale ne nje nate qe bie plot shkrumb. Qetesia pushton krahinen, shpendet kthehen ne fole, njerezit ne shtepi e zemrat ne fund te shpirtit. Dita perpiqet te harrohet, gjumi rendon kapaket e syve te jetes, ndersa Drini nanurit perralla duke buruar prej Shenaumit. Nje pershkrim klasik getian i nje pejsazhi te fjetur provincial. Natyre e qete.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty Re: LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 0:22

Poradeci

Perendim i vagelluar mbi liqenin pa kufir,
po perhapet dalngadale nje pelhure si nje hije,
neper mal e ne lendina shkrumb i nates qe po bie,
duke zbritur qe nga qielli permbi fshat po behet fir.

E kudo krahin e gjere me s'po qit as pipelim,
ne katund kercet nje porte, ne liqen hesht nje lopate,
nje shqiponje e arratisur fluturon ne Mal te Thate,
futet zemra djaloshare mu ne fund te shpirtit tim.

Tere fisi, tere jeta, ra, u dergj, e zuri gjumi,
zoteroi kater anet erresira, por tani,
duke nisur udhetimin mes per mes nder Shqiperi,
Drini plak e i perrallshem po buron prej Shenaumi.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty Re: LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 0:22

b. Dashuria per atdheun

Plani i dyte atdhetar qe shpaloset ne kete poezi lidhet me historine, perpjekjet, punen e vuajtjet e atdheut te poetit. Ndersa atdheu i mbetur fshat bie ngadale ne erresire e terr, lene pas dore prej perendimit te vagelluar, askush nuk perpiqet per te. Krahina s'pipelin, portat mbyllen, lopata hesht, shqiponjat arratisen fluturim ne nje mal te thate, te zhveshur e pa jete. Zemrat plot vrull djaloshar te intelektualeve te bredhur neper Evrope kerkojne fundin e shpirtit per te mos rene ne sy. Aty, te prangosura presin renien, dergjien e jetes, e fisit - me fis nuk kuptohen dhe aq lidhjet farefisnore, sesa fisnikeria, e fismja, virtyti - per t'i lene vendin zoterimit te kater aneve prej erresires (komuniste, shoviniste, anadollake a te triave se bashku pak rendesi ka). E neper perralla nje lume plak i kendon shpreses duke buruar e udhetuar jashte kufijve mespermes Shqiperise. Himni kombetar i Asdrenit eshte nje ulerime e trashe, e vrazhde, e ashper, agresive e denigruese para kesaj vuajtjes se pafund e thuajse te pashprese te nje shpirti te fisem e te paqte intelektual.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty Re: LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 0:23

II- ASPEKTI AUTOBIOGRAFIK


Qe Llazari quhej me mbiemer Gusho me teper se kujtdo tjeter i interesonte gjendjes civile. Poradeci ishte mbiemri i tij i dashur. Poradeci quhet edhe kjo poezi. E lexuar nen kete kendveshtrim poeti na servir nje curriculum vitae ne vargje. Plaku dhe liqeni presin mbremjen si pelhure. Vezullim i dobet i jetes shkrumboset nga qielli mbi fshat. Fundi eshte afer e shpirti eshte i qete. S'pipelon deshire, porta mbyllet, s'ka me peng per te cilin ia vlen te punosh, s'ka me qellim per t'iu arratisur fatit. Guri i rende ka zene vendin e vet dhe zemra, kjo zemer e perjetshme djaloshare gjeti se fundi fundin e shpirtit. Mbaroi gjithcka. Sipari bie. Vdekja erdh. Erresire. E vec kenga, kenga e qete e perrallave te lumit plak shperndahet mespermes Shqiperise ne nje udhetim te pafund. Kenga e shenjteruar. Urimi me i madh i kesaj bote: Vdeksh si Lasgushi.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty Re: LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 0:23

III- ASPEKTI ROMANTIK

a. Dashuria ne ndienje

Sublimiteti romantik i dashurise si ndienje ne kete poezi nuk shfaqet drejtperdrejt. Ai fshihet si nje burim i nendheshem pas disa fjalezash ne dukje thuajse pa kuptim. Nje pike orientimi perben mbase togfjaleshi "liqeni pa kufir" ne vargun e pare. Kush ka qene ne Pogradec e di se ne muzg dritat e Ohrit e Struges shenojne kufirin e fundem te liqenit tone te kalter. C'fshihet pra pas liqenit pa kufir? C'nocion mundet te barazohet me nje liqen te pafundem lasgushian? Arti? Poezia? Dashuria? Me shume se gjithcka tjeter ndienja e paster e nje dashurie sublime. E dashurise qe naten ben fir, qe nuk kerkon fjale, as pune, as lufte. E dashurise se nje zemre djaloshare ne shpirtin e madh te nje plaku. E nje dashurie, qe nuk pyet per vdekje, as per renie e dergjie. E nje dashurie, qe edhe ne erresiren me te thelle buron perrallore nga shenjteria e perjetshme. E nje dashurie, qe cdo prekje kthen ne poezi...


b. Dashuria ne eros


...dhe poezia behet pernjehere erotike. Epshi si pelhure, si hije perhapet mbi ndienje, bie me shkrumb mbi mal e lendina e mbi fshat behet fir. Trupi s'pipelin me, porta kercet, puna hesht mbi liqen, instikti ne forme shqiponje arratiset fluturim ne malin (kulmin) me te larte e epshi djaloshar zoteron zemer e shpirt. Pas aktit, pushim, renie, dergjie, gjume. E ne erresire ne prekjen e mespermesshqiperise epshi rifillon perrallshem burimin prej shenjterise.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty Re: LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 0:24

IV- ASPEKTI FILOZOFIK E UNIVERSAL

Dhe si perfundim aspekti qe i jep poezise madheshtine perfundimtare. Ideja eshte e thjeshte: C'vjen ne jete, shkon e c'shkon, vjen serish. E midis ardhjes e ikjes mbetet kohe per lartesim. Zarathustra nuk kish folur dot me poetikisht shqip. Ne poezi shohim vec gjysmen e ciklit, djaloshi behet plak e shkon, per te rilindur. Pjesa me e pafajshme e ciklit, femijeria mungon. E ne mungese ajo miklon perrallshem vargun e fundit.


V- EPILOG


Stili, gjuha e muzikaliteti i kesaj poezie vendosin piken ne fund te mesazheve qe ajo percjell. Une mund te kisha shkruar akoma me shume per cdo aspekt, mund te kisha gjetur edhe aspekte te tjere, te pakten te paraqiturit ketu e bejne kete poezi per mua, me te miren e gjuhes shqipe. Te gjithe aspektet te pare ne vecanti nuk jane aspak origjinale. Te tere jane gjendur te botuar a menduar a derguar edhe para Lasgushit, origjinaliteti e gjenialiteti i kesaj poezie qendron ne nderthurjen e bashkejetesen e tyre ne nje poezi te vetme. Ndersa Kadarete, Agollet e nje gjithesi e tere poetesh e shkrimtaresh shqiptare para e pas Lasgushit u eshte dashur nje veper te percjellin tere keta mesazhe, Lasgushit i mjaftuan tre strofa. E thene ndryshe me te pathenat e Migjenit: Bukuria qe lind.
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar Empty Re: LASGUSHI -antologjia e intelektit letrar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi