Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

5 posters

Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 23 Dec 2011 - 7:39

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Zgjedhjetshqiperi

Popullata e pranishme në Shqipëri ka rënë me 7.7 për qind gjatë dhjetë viteve të fundit, por votat e hedhura në zgjedhje çuditërisht janë rritur me 18.6 për qind, raportoi gazeta “Shqip” gjatë së premtes.

Lajmi bëhet i ditur nga një ballafaqim i të dhënave të censusit të popullatës dhe banesave, që u publikuan të mërkurën dhe rezultateve zgjedhore të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kështu, rezulton se në Shqipëri, në vitin 2001, banonin 3.07 milionë njerëz, nga të cilët rreth 1.1 milionë qenë nën moshën 18 vjeç.

Nga popullata mazhorene prej 1.8 milionë vetë, në zgjedhjet e qershorit 2001 morën pjesë 1.3 milionë vetë ose

Në zgjedhjet e vitit 2009, në Gjirokastër votuan 57 mijë persona, nga 52 mijë rezidentë me të drejtë vote. Duke llogaritur kthimin e 6 mijë emigrantëve, pjesëmarrja në votime në zonë "bie" në 100%

Gazeta "Shqip"
rreth 72 për qind e popullatës rezidente. Censusi i vitit 2001 u zhvillua në prill, ndërsa zgjedhjet u mbajtën në qershor.

Në vitin 2011, në Shqipëri rezultuan se banonin 2.83 milionë vetë. Nuk ka ende të dhëna se si ndahet kjo popullatë sipas grupmoshave, por nga të dhënat e INSTAT-it, gjatë viteve të fundit, afro 32 për qind e popullatës shqiptare është minorene, e nxjerrë kjo nga të dhënat e regjistrave civilë dhe nga censusi i vitit 2001.

Ka arsye të besojmë se përqindja e minorenëve është edhe më e madhe për shkak se emigrimi i rreth 400 mijë vetëve gjatë dekadës së fundit ka prekur më së shumti maxhorenët dhe jo minorenët.

Megjithatë, duke marrë për bazë faktin se në Shqipëri 32 për qind e popullatës është pa të drejtë vote, rezulton se këtë maj, kur shqiptarët votuan për pushtetin vendor, në vend kishte 1.9 milionë shqiptarë, nga të cilët, 1.57 milionë ose 83 për qind e “shkundën” votën.

Kjo përqindje votuese është tepër e lartë për vendet demokratike, ku shumë shpesh njerëzit humbasin besimin te sistemet zgjedhore, por ka edhe më keq.

Gjirokastër, 110 për qind

Qarku i Gjirokastrës ka 159 mijë vetë të regjistruar në Drejtorinë e Gjendjes Civile, por në censusin e tetorit popullsia banuese qe 75 mijë vetë. Pjesa tjetër mungoi. Nga këta 75 mijë vetë, rreth 24 mijë ka gjasa që nuk e kanë mbushur moshën për të votuar dhe popullata maxhorene e pranishme rezulton 50 mijë vetë.

Problemi është që në zgjedhjet e vitit 2009, në këtë qark u hodhën 52 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, u hodhën 57 mijë vota, ose më shumë se 100 për qind e popullatës së pranishme.

Mundet që një pjesë e emigrantëve të jenë kthyer për të votuar ditën e zgjedhjeve, por kjo nuk justifikon dot mijëra vota më shumë. Sikur në ditën e zgjedhjeve të jenë kthyer 6 mijë njerëz vetëm për të votuar, sërish rezulton se pjesëmarrja ka qenë 100 për qind.

Vlora e Korça nuk mbeten pas

Në Qarkun e Vlorës ka 370 mijë banorë sipas regjistrit civil, por gjatë censusit rezultoi se popullata banuese qe 184 mijë vetë. Duke marrë parasysh se një e treta janë më pak se 18 vjeç, popullata maxhorene rezulton rreth 124 mijë vetë, ndërsa në zgjedhjet e tetë majit, në këtë qark u hodhën 117 mijë vota.

Pjesëmarrja në votime rezulton 94 për qind. Në Qarkun e Korçës ndodh e njëjta gjë. Ka 353 mijë vetë të shënuar në regjistër dhe 220 mijë vetë të numëruar nga censusi. Në zgjedhjet e vitit 2009, këtu votuan 134 mijë vetë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2011 votuan 136 mijë vetë.

Rruzhdijet e Shqipërisë

Në vitin 2009, një fshat i vogël në Fier u bë simbol i demokracisë shqiptare. Komisionerët e qendrës së votimit lejuan votimin e përsëritur të disa njerëzve në emër të fshatarëve të emigruar.

Në listën e zgjedhësve në këtë fshat kishte 590 votues dhe në kutinë e votimit u gjendën 512 vota. Komisionerët u kapën dhe u dënuan. Por, ka shumë gjasa që të mos jenë të vetmit që votojnë edhe për llogari të emigrantëve duke i mbushur kutitë.

Si rregull, sa më e thellë të jetë komuna, aq më e lartë rezulton pjesëmarrja në zgjedhje, ndërkohë që emigrimi ecën në krah të kundërt, sa më e thellë të jetë komuna, aq më i lartë është emigrimi. Në disa komuna të Qarkut të Kukësit rezulton se marrin pjesë në votime mbi 70 për qind të njerëzve të pranishëm në listë, ndërkohë që popullata në këtë qark është ulur ndjeshëm.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Re: Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga Leo_uk Fri 23 Dec 2011 - 10:30

Zgjedhjet vidhen, edhe ne qe jemi ne emigracion figurojme qe te kemi votuar.. Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten 3189159776
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Re: Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga dajti modh Fri 23 Dec 2011 - 11:54

vijne nga Kosova e votojne per sal berishen ...
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Re: Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga Emona Sat 24 Dec 2011 - 0:48

dajti modh shkruajti:vijne nga Kosova e votojne per sal berishen ...


C'kaa???



I vjedhin ,4-her ose me shum voti i perosn ku mos mu shtu numri i votave!! :P

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Re: Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga Anakonda Wed 8 Feb 2012 - 6:27

Kete pune kane shqiptaret e shkrete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Re: Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga Vizitor Thu 9 Feb 2012 - 3:59

dajti modh shkruajti:vijne nga Kosova e votojne per sal berishen ...

Jo ore bos skan nevoj fare te vin nga kosova sepse e shumzojn voten e nje personi me 4 po ashtu dhe ata qe kan vdek diten e votimeve ngrihen te gjith votojn e shkojn prap tek vendi juhjjjjj
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten Empty Re: Çudia shqiptare, popullata ulet, votat rriten

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi