Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje

Shko poshtë

Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje Empty Rama: Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje

Mesazh nga Vizitor Sun 14 Mar 2010 - 8:27

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetët e Qarkut Korçë, ka vizituar banorët e fshatit Sheqeras, tokat e të cilëve janë përmbytur nga rreshjet e shiut ditët e fundit. Lideri i opozitës ka dëgjuar
dëshmitë e banorëve, të cilët janë ankuar se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’i ardhur sadopak në ndihmë në këto momente të vështira. Rama u shprehë, se ky nuk është vetëm problem i fshatit Sheqeras, por edhe shumë fshatrave të tjerë në Shkodër, të cilët pas përmbytjes, nuk u dëmshpërblyen nga ana e shtetit.
“Mos kujtoni se atyre në Shkodër ju kanë dhënë ndonjë gjë. Llafe ju kanë dhënë dhe premtime pas premtimesh, por asgjë nuk u kanë dhënë as atyre. Kështu që mos mendoni që ata kanë marrë dhe ju s’po merrni. Askush nuk ka marrë veç premtimeve, gënjeshtrave dhe të gënjejmë sa më shumë nesër që të kalojmë gënjeshtrën që bëjmë sot. Ndërkohë që kjo situatë është akumuluar dhe është një situatë dramatike më shumë se çdo herë tjetër, për shkak se është mbytur shteti dhe jo toka. Nuk ka shtet që të garantoj minimumin e sigurisë në të katërt anët, jo më të garantoj sigurinë e prodhimit. Janë zënë të gjitha llojet e kanaleve, janë bllokuar të gjitha rrugët e kullimit të ujërave dhe ja ku jeni ju këtu, ku 8 mijë ha të përmbytura. Liqen majtas, liqen djathtas, rrugicë në mes, se çfarë do bëhet nuk dihet”, u shpreh Rama.
Sipas tij, shtet quhet kur me taksat që merr të shërbejnë dhe të garantojnë për të gjitha arsyet që t’i paguan taksat. “Kur nga njëra anë të merrë, nga ana tjetër prapë të merr, kjo nuk është më çështje shteti. Ka vetëm një rrugë miqtë e mi, hap kutitë ose largohu. Njerëzve ju duket se kur flasim ne për kutitë, flasim vetëm për një kuti. Po të kishin dalë votat siç votoi populli, s’do të kishte përmbytje sot. Edhe uji nga kutitë del”, theksoi Rama.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi