10 vendet më të mira për pushimet e fundvitit !
3 posters
Faqja 1 e 1

Ku mund të
gjesh Santën më të mirë, bukën me xhenxhefil, tregun më të pasur të
Krishtlindjeve apo edhe të papritura të tjera të këndshme që të
shoqërojnë ditën e Krishtlindjeve dhe gjatë festave të fundvitit? Ndiqni
këtë guidë të shkurtër…
Sigurisht që festat e fundvitit, që
nisin me Krishtlindjet, janë një kohë shumë e mirë për të udhëtuar. Ata
që janë më të mençur i kanë marrë masat me kohë dhe janë bërë gati me
bileta dhe bagazhe kohë më parë. Një nga destinacionet më interesante
është:
San Juan, Puerto Rico
Nëse je nga ata që nuk ngopesh
dot me atmosferën dhe gëzimin e Krishtlindjeve, atëherë San Juan është
një vend për ty, sepse aty festat janë një maratonë e vërtetë. Festimet
nisin që në fundin e nëntorit dhe zgjasin deri në mesin e janarit me
qytetin që është i zbukuruar e plot drita dhe veprimtari festive. Në
prag të Krishtlindjeve organizohet një meshë madhështore dhe më pas nis
një darkë e pafund me të gjitha ushqimet e mira dhe ekzotike të zonës.
Ka edhe vende shumë të përshtatshme për fëmijët. Veçanërisht festa e
tyre e preferuar, në të cilën nuk duhet të mungosh, është ajo e Ditës së
Tre Mbretërve, në të cilën shpërndahen dhurata falas.
Londra
Një qytet i madh dhe shumëngjyrësh si Londra që ofron modernen dhe
traditën njëherazi duhet të bëjë pjesë patjetër në itinerarin e
gjithsecilit për sa u përket festave të fundvitit. Në të gjithë qytetin
sheh Santa Claus të shumtë. Për fëmijët veçanërisht është një moment
shumë i bukur, pasi ka shumë teatro, cirqe dhe zbavitje të tjera të
jashtëzakonshme.
Nju Jork
Në këtë qytet Krishtlindjet nuk
do të ishin të plota pa pemën gjigante të Krishtlindjeve që ndizet në
Qendrën Rokfeller. Ajo ndriçohet nga një varg dritash që është 8
kilometra i gjatë. Më pas rreth saj dhe në qendër të qytetit ka vende ku
mund të bësh rrëshqitje në akull dhe të bësh edhe foto të bukura për
t’i vendosur në “Facebook” me krenari. Ka shumë ture të ndryshme nëpër
qytet, në qendrat më të populluara dhe interesante të tij, ku mund të
shijosh ushqimin pa të cilin Nju Jorku nuk do të kuptohej.
Tokio
Pas shkatërrimit të Fukushimës që ndodhi në mars, Japonia është duke
kërkuar që të bëjë një përshtypje të mirë dhe të tërheqë sërish turistë
të huaj, duke bërë oferta turistike të jashtëzakonshme. E veçanta është
se në Japoni festat e fundvitit nisin vonë dhe në disa raste zgjasin
deri në mesin e janarit, ndërkohë që dritat nëpër rrugë mund t’i gjesh
me të njëjtin intensitet edhe gjatë ditëve të para të shkurtit.
Francë, Mouans-Sartoux
Duke filluar nga viti i largët 1802, Foire aux Santons është muzeu i
figurimave të Krishtlindjeve dhe është një nga panairet më të vjetra të
këtij lloji në botë. Aty vizitori jo vetëm mund të zgjedhë personazhet e
tij të preferuara të Biblës, si Marinë, Krishtin, Jozefin e kështu me
radhë, por mund të shijojë edhe performanca shumë origjinale në rrugë,
si edhe aktivitete të tjera shumë interesante me temën e Krishtlindjeve.
Sidnej, Australi
Nëse mendoni se dimri e ka tepruar me dëborën, atëherë zgjidhni
Australinë që të shihni Santa Claus me rroba banje dhe me kapuçin e kuq
mbi krye. Madje edhe duke shijuar një birrë të ftohtë. Krishtlindjet
qëllojnë në Australi në mesin e verës dhe temperatura mesatare është 25
gradë Celsius në muajin dhjetor. Një nga vendet më ekzotike për pushimet
e Krishtlindjeve është edhe plazhi Bondi, ku veç të tjerash ka shfaqje
të artistëve lokale, akullore apo barbekju, të gjitha në bikini.
Verona, Itali
Është qyteti i dashurisë, i Romeos dhe Xhulietës dhe transformohet në
një qytet festiv me shumë të papritura për Krishtlindje. I bukur është
liqeni i Gardës që vishet me drita dhe kështjella e Arkos, nga e cila
dalin fishekzjarrë marramendës. Më pas gjen tregje krishtlindjesh,
ekspozita, koncerte dhe performanca teatrore gjatë gjithë dhjetorit dhe
janarit.
Rejkiavik Islandë
Është një vend perlë i bukur që
të ofron mbi të gjitha një folklor lokal shumë të veçantë. Tradicionalë
janë 13 Santa Claus që dalin nëpër qytet për të shpërndarë dhurata. Jo
larg kryeqytetit është fshati i Krishtlindjeve, që njihet ndryshe edhe
si shtëpia e elfëve, krijesave të pyllit. Ky fshat çelet çdo vit më 24
nëntor deri ditën e Krishtlindjeve. Në të gjithë Islandën, që është një
ishull i vogël, me rastin e Krishtlindjeve ndizen zjarre.
Vjena, Austri
Qyteti romantik i Vjenës shndërrohet në një festë të vërtetë me rastin e
Krishtlindjeve, duke filluar nga mesi i nëntorit deri për Krishtlindje.
Ndiqet një traditë që daton nga Mesjeta me tregje të mbushura me gjëra
të veçanta që të mrekullojnë. Të veçanta janë edhe ëmbëlsirat.
Ka një nga tregjet më të pasura dhe më të bukura të Krishtlindjeve në të
gjithë botën. Çdo vit vijnë 2 milionë turistë për ta vizituar

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: 10 vendet më të mira për pushimet e fundvitit !
Si ne shpine time sgjej rehat askund...as ne vila as ne keshtjella as ne parajsen vete...jam mace shtepiake cti besh (tongueout)
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: 10 vendet më të mira për pushimet e fundvitit !
Ku ka me mire sesa ti kalosh festat me njerezit qe don,edhe pse ne new york do ishte mire.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ja vendet me ushqimet më të mira
» 10 pushimet “e çuditshme”, vendet më të rralla që s’duhen humbur
» Delet, si babagjyshi i Vitit të Ri me rastin e festave të fundvitit
» Ja cilat jane 10 vendet turistike me te lira dhe me te mira ne bote
» Festat e fundvitit, fillon zbukurimi i Durrësit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi