Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave

Shko poshtë

Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave Empty Tetë vitaminat e domosdoshme për shëndetin e femrave

Mesazh nga T_o_n_i Tue 26 Mar 2013 - 8:42

Vitaminat janë te dobishme për te gjithë, por ka disa qe duken sikur janë krijuar enkas për femrat.

Organizmi femëror tregon një nevoje më të theksuar për 8 vitamina specifike. Le të shohim se kush janë, ku gjenden dhe perse janë kaq te rëndësishme.

Vitamina B9 – Ndryshe njihet si acid folik dhe është shume e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qendror.

Vitamina A- Ne këtë vitamine kemi te konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon ne ruajtjen e eshtrave dhe indeve qe janë një nga pjesët me delikate te trupit femëror, sidomos pas periudhës se menopauzës. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe forcon shikimin. Ushqimet me te pasura me këtë vitamine janë qumështi, e verdhe e vezës, perimet me gjethe jeshile, karotat, pjepri dhe portokalli.

Vitamina B6 – Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Vitamina B është e dobishme për metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me këtë vitamine janë: mishi i pulës dhe i viçit, tërshëra, misri dhe avokado.

Vitamina B9 – Ndryshe njihet si acid folik dhe është shume e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine është edhe një nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 është veçanërisht e rëndësishme për femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te çoje ne lindjen e një fëmije me defekte, por edhe ne dëmtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 janë: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezët dhe mëlçitë.

Vitamina B12 - Cyanocobalamin është e konservuar ne këtë vitamine. Kjo është përgjegjëse për kujtesës dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 është e rëndësishme për ndarjen e qelizave, sintezën e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjisë nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 janë produktet e qumështit, vezët, peshk dhe mish i kuq.

Vitamina C - Me merita te plota është quajtur “super-vitamina” sepse është burimi me i mire i karburantit për sistemin imunitar. Ndikimi i kësaj vitamine është i pranishëm ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehtëson transportin e hekurit. Përveç kësaj, vitamina C rrit përqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me këtë vitamine janë: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli.

Vitamina D- Kjo është vitamina e kockave. Me kalimin e moshës kockat humbasin dendësi dhe kjo shoqërohet me shfaqjen e osteoporozës. Përdorimi i vitaminave D qe ne fëmijëri dhe ne vazhdim parandalon këtë rrezik dhe forcon dhembet. Ndikimi i kësaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vërtetuar se vitamina D luan një rok kyç ne parandalimin e kancerit te zorrës se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumështi, veza, peshku dhe këshillohet ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezën e kësaj vitamine.

Vitamina E- Është një antioksidant i rëndësishëm për femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhe forcimin e flokëve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shëndetshme, mbron sytë dhe mëlçinë. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E janë pothuajse te gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K – Vitamina K është e rëndësishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon për te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e sëmundjeve te zemrës. Ushqimet me te pasura me vitaminën K-janë: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojës dhe vaji peshkut.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi