Po ne,a qeshim
2 posters
Faqja 1 e 1
Po ne,a qeshim
Nga Arben Idrizi
Të qeshim me falltarët. Kjo është e shëndoshë dhe humane. Të qeshim, sado që mund të jetë edhe jo-higjienike, derisa të dhjesim.
Ciceroni, te ‘Mbi profecitë’, citon Katonin e vjetër të ketë thënë se habitej se si një falltar nuk fillonte të qeshte kur e shihte një falltar tjetër.
Do të doja t’i shtoj kësaj edhe anën tjetër, dëshirore: të habitemi se si ne nuk qeshim kur e shohim një falltar të na hedhë fall, pa ia pas kërkuar këtë, ose duke i pas kërkuar diçka tjetër. Të habitemi, duke qenë në anën e atyre që e pësojnë fallin, jo duke qenë në pozitën e atyre që thjesht vërejnë se dy falltarë janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk po qesh me tjetrin, me të cilin e lidh falli, profesioni. Katoni, në njëfarë instance, mëtonte të hidhte në dritë një dozë sinqeriteti tek ai që sinqeritet nuk ka. Gjë që edhe mund të jetë e mundshme, në raste e rrethana të caktuara. Ngase, kush më mirë se vetë falltari e kupton dhe njeh falltarin? Ne, që na hidhet fall, s’e kuptojmë as njohim falltarin tonë ashtu si e kupton dhe njeh tjetri që ka dhe ushtron të njëjtin zanat. Që ne ta kuptojmë, duhet të jemi të tillë. Por, që ta njohim, në mënyrën tonë, jo. Mund ta njohim thjesht duke u përballur me e duke e pësuar zanatin e tij. Kaq na e bën të mundshme të qeshim kur na hidhet fall. Ta realizojmë veten në të qeshur, e të mos mbetemi duke u habitur me veten se si nuk po qeshim me atë që po na hedh fall. Katoni e sheh zgjidhjen e problemit në rrënjë: moralisht, gjëja duhet të shkatërrohet nga vetvetja. Falltari duhet ta demaskojë falltarin, zanatin si të tillë dhe ushtruesin e tij si të tillë.
A është e mundshme kjo, sot, për ne? Habia, nuk është e mjaftueshme. Ndoshta nuk është e mjaftueshme as e qeshura. Mirëpo, a e kemi provuar këtë?
Dëshiroj të mos i hyj në hak, të paktën një pjese të opinionit, ndoshta sall po hamendësoj, që, megjithatë, e gjendur edhe pa dashjen e saj në pozitën e atij që i hidhet fall, është e pajisur me atë dhunti hyjnore të të qeshurit. Siç i qeshet, pra dhe habitet, përsëri, kur i sheh falltarët përballë njëri-tjetrit dhe nuk qeshin me njëri tjetrin, rrjedhimisht me vetveten.
Edhe duke na munguar urtësia e Katonit, besoj se nuk është aspak e vështirë për ne të habitemi se si pozita dhe opozita, thënë përgjithësisht, dy falltaret e opinionit të gjerë, nuk fillojnë të qeshin kur e shohin njëra-tjetrën.
Dikush do të thoshte se qeshin vetë me vete, sapo të jenë larg syve të opinionit, pasi t’i kenë hedhur fall, dhe rivalit, pasi të jenë ballafaquar me të. Pra, falltarët e PDK-së qeshin me falltarët e LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes. Falltarët e LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes qeshin me falltarët e PDK-së. E kështu me radhë. Kur janë vetëm. Kur nuk i sheh askush. Kur i kujtojnë fallet e të tjerëve që janë fallet e tyre. Kur rivali ia hedh opinionit fallin e njëjtë dhe ky e di se e gjitha është fall. Ama, kjo nuk është e qeshur, do të më bëhet vërejtje, është zgërdhimje. Karakteristikë e falltarëve që, të mbetur vetëm me veten e tyre, pas fallit, i zgërdhihen opinionit që e hëngër.
Ta marrim një nga zhvillimet e fundit politike dhe mediale konkrete. Atë rreth shërbimeve informative partiake, të ndaluara me ligj.
A qeshet Kadri Veseli, (ish) shefi, përkatësisht falltari i SHIK-ut, kur e dëgjon dhe lexon Ramë Marajn, (ish) shefin, përkatësisht falltarin e SIA-s? Dhe anasjelltas? A kanë qeshur me njëri-tjetrin në atë takim që e apostrofon Maraj? A kanë qeshur duke e dëgjuar fallin e njëri-tjetrit, teksa “i kanë qarë hallet e atdheut”?
Ne po, besoj, ne do të plasim së qeshuri posa ta dëgjojmë atë fall.
Parimisht dhe logjikisht, SHIK-u do të duhej të dinte shumëçka mbi SIA-n dhe SIA mbi SHIK-un.
Ja pse falltarit Kadri Veseli, strukur në skutën e tij, do të duhej t’i qeshej kur e dëgjon a lexon sivëllain e vet, falltarin Ramë Maraj, që e mohon ekzistimin e SIA-s, duke e pohuar. Ashtu siç falltarit Ramë Maraj do të duhej t’i ishte qeshur për gjithë këto kur e ka lexuar e dëgjuar sivëllain e vet, falltarin Kadri Veseli, të shkruante e thoshte se SHIK-u ka qenë një organizatë shtetërore, e jo partiake, se i ka mbrojtur interesat e vendit, e jo të partisë, se nuk është marrë me vrasje, plaçkitje, reketim; e falle të tjera.
Çka bën falltari Florin Krasniqi në këtë rast? Qeshet? Mund të jetë se bën përjashtim nga habia katoniane. Të paktën këtë falltar e kemi parë edhe të qeshet kur i ka parë sivëllezërit, falltarët e SHIK-ut dhe SIA-s. Sepse i kupton dhe njeh. Dhe i kupton shumë mirë. Ne s’mund t’i kuptojmë, mund vetëm t’i njohim.
Meqë ata në përgjithësi nuk fillojnë të qeshen, pra ta demaskojnë njëri-tjetrin, ne, përtej habisë, mund të qeshim. Të qeshim me falltarët. Kjo është e shëndoshë dhe humane. Të qeshim, sado që mund të jetë edhe jo-higjienike, derisa të dhjesim. E kur të dhjesim dhe të ndihemi jo rehat në veten tonë, mbase mund të kërkojmë përnjëmend alternativë për një rehati pa falltarë që na bëjnë të dhjesim së qeshuri.
P.S.: Tani, kam frikë se çdo lexues i mundshëm do të ketë bindjen se edhe unë vetë po hedh fall, duke mos i përkthyer termat në gjuhën e përditshme. Porse, kjo do të ishte e tepërt: çdonjëri e di se ’falltar’ qëndron për ‘kriminel’, ‘vrasës’, ‘mashtrues’, ‘shkelës i ligjit’, ‘shpërdorues i detyrës zyrtare’, ‘keqpërdorues i të mirave të përbashkëta’, ‘demagog’, etj. Me një fjalë: shembulli më ilustrues për këtë mund të merret politika kosovare pothuajse në tërësinë e saj.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Po ne,a qeshim
Sa te duash qeshim edhe kur eshte per te qare por ne perseri duam te qeshim.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Te qeshim me nastradinin
» Të qeshim se bashku
» Çfarë na bën të qeshim gjithmonë
» Te qeshim se bashku nga kamera e fshehur..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi