Çiljeta Xhilaga: Vitin e parë, maturantët më fishkëllenin nga dritaret
2 posters
Faqja 1 e 1
Çiljeta Xhilaga: Vitin e parë, maturantët më fishkëllenin nga dritaret
Doni të dini se si kanë qenë vitet e gjimnazit për Çiljetën, vajzën e bukur të skenës shqiptare që sot është shndërruar në një seks-simbol. Doni të mësoni për natyrën e saj si adoleshente, për marrëdhëniet me prindërit, mësuesit e shokët… Doni të zbuloni në e kanë ngacmuar kur ishte gjimnaziste e “Sami Frashërit”. Le t’i mësojmë bashkë përgjigjet për të gjitha këto pyetje, të cilave Çili i përgjigjet ekskluzivisht sot, në suplementin e të mërkurës ne gazeten “Shqiptare”.Do flasim pak për periudhën e gjimnazit, si e kujtoni këtë kohë?
Si kohën më të bukur ndër vite. Kam shumë kujtime që më sillen në mend tani teksa më pyet për gjimnazin. Në këtë kohë fillova angazhimin në botën e spektaklit, ndërkohë që në po këto vite krijova shoqëritë më të mira, të cilat i ruaj edhe sot e kësaj dite.Ku e keni ndjekur gjimnazin?Kam qenë nxënëse në gjimnazin “Sami Frashëri”.Keni mësuar shumë?Kam qenë sistematike, mësoja rregullisht dhe si pasojë s’më krijoheshin boshllëqe. Po s’mund të them që kam qenë absolute e dhjetës.
Cila ka qenë lënda që ‘urrenit’ më shumë?
Lëndët shkencore nuk i doja shumë.
Po më e preferuara?
Lëndët më të preferuara kanë qenë padyshim ato shoqërore. Që në vogëli në klasë më mbanin si llafazane dhe kjo aftësi më ka shërbyer që lëndët shoqërore t’i kisha të miat.
A kanë qenë prindërit kërkues ndaj jush?
Sigurisht. Mami ka qenë shumë kërkuese, vinte shpesh në shkollë dhe interesohej ndërkohë që testet duhej t’i çoja gjithmonë në shtëpi që t’i firmoste ajo. Kështu i kishte thënë mësuesve.
Ziheshit me prindërit, dilnit natën?
Absolutisht jo, kanë qenë shumë të rreptë me mua në këtë aspekt. Më kontrollonin në çdo moment të ditës, e jo më natën që s’bëhej fjalë.E keni provuar alkoolin ose duhanin në këtë moshë?
Jo.
Ju kanë tërhequr vëmendjen ndonjëherë mësuesit në shkollë?
Po edhe më tërhiqnin vëmendjen ndonjëherë, pasi siç e thashë kam qenë pak llafazane, kështu që më shpëtonte ndonjë fjalë në orë të mësimit.
Çfarë notash merrnit zakonisht?
Nota të larta përgjithësisht, asnjëherë s’kam rënë poshtë nivelit të një nxënëseje mesatare.
Po katër keni marrë ndonjëherë?
E kam provuar, po mësuesit s’ma vinin në regjistër. E bënin për të më kërcënuar.
Keni kopjuar ndonjëherë?
Po edhe kam kopjuar.
Çfarë metodash përdornit?
Shkruanim në bankë, ose në dorë.
I keni lënë orët e mësimit?
I kam lënë ndonjëherë bashkë me shoqet, por rrallë.
Ku shkonit?
Në kafe, ose dilnim xhiro. Ka pasur pastaj raste kur unë isha e angazhuar me aktivitete kulturore dhe largohesha nga mësimi me lejen e drejtorisë.
Në periudhën e gjimnazit ju u bëtë e famshme. Si ndryshoi Çiljeta?
Çiljeta s’ka ndryshuar për asnjë moment. Edhe sot jam njësoj siç kam qenë, veç ndryshimeve që ndodhin në personalitet me kalimin e moshës natyrisht. Por kurrsesi s’kam pranuar që fama të më errësojë sytë, e të ndikojë për keq në marrëdhëniet e mia shoqërore.I kujtoni pjesëmarrjet në “RinFest”?
Natyrisht. I kam bërë thuajse të gjitha në këtë konkurs që nga kënga deri tek prezantimi, kërcimi e aktrimi, në ato etydet e shkurtra që vinim në skenë me grupet letrare.
Na tregoni pak për djemtë… Ju gjuanin?
Po edhe mua si të gjitha vajzave besoj, më kanë ngacmuar. Zakonisht djem nga jashtë shkollës, se çunat e shkollës – me përjashtim të vitit të parë kur nuk me njihnin ende, maturantët dilnin në dritare dhe fishkëllenin, – vitet e tjera i kam pasur të gjithë shokë, kam qenë vetë si natyrë çuni.
Kur e keni dhënë puthjen e parë?
Në vitet e gjimnazit.
Si e kujtoni maturën?
Viti më i bukur dhe më i vështirë i gjithë gjimnazit. I bukur sepse në këtë vit shoqëritë janë konsoliduar dhe i vështirë për shkak të ndarjes. Gjithsesi mbrëmjen e kujtoj me shumë nostalgji.
Më pas ju vazhduat shkollën për…
Unë vazhdova fakultetin për shkenca politike dhe sot jam e diplomuar në këtë fakultet.
Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Çiljeta Xhilaga: Vitin e parë, maturantët më fishkëllenin nga dritaret
e cpaska qen nje ko,pupu none.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çiljeta Xhilaga eshte shtatzene?
» Plagoset “Shtatzëna” Çiljeta Xhilaga
» Çiljeta Xhilaga pëlqen meshkujt me muskuj
» Çiljeta Xhilaga: ‘Lufta’ me kilet pas lindjes së djalit
» Çiljeta Xhilaga, foto seksi në Itali për kopertinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi