Edita Abazi: Më kërcënojnë fansat e Noizy-t në telefon
4 posters
Faqja 1 e 1
Edita Abazi: Më kërcënojnë fansat e Noizy-t në telefon
Një histori interesante dhe shumë e dhimbshme, që u publikua në gazetën “Panorama”, po bën jehonë të madhe në media dhe te publiku shqiptar. Modelja Edita Abazi tregon se historia me Noizy-n është acaruar edhe më shumë. “Fansat e Noizy-t më kanë hapur dhe faqe në facebook duke më fyer dhe ofenduar rëndë”, tregon ajo. Modelja kosovare ka pohuar në një intervistë se ka pasur një lidhje me reperin Noizy, madje ka ngelur edhe shtatzënë. Noizy nga ana tjetër ka vendosur të tregojë variantin e tij të njohjes me vajzën. Ai ka deklaruar se Edita e ka bërë add në facebook, kanë biseduar dhe më pas i ka kërkuar takim si fanse e tij. Ai ka sqaruar se ishin takuar fillimisht në Prishtinë në një hotel ku kishin qëndruar disa minuta e më pas ai kishte udhëtuar drejt Suedisë së bashku me dj dhe një anëtar të grupit, me të cilin performon nëpër koncerte. Reperi madje thekson se Edita e ka kërcënuar atë, duke i thënë se do ia gjejë vendndodhjen e vajzës së tij dhe do ia rrëmbejë. Këto të gjitha i hedh poshtë modelja me të cilën realizuam edhe një bisedë telefonike. “Asgjë e thënë nga ai në atë emision televiziv nuk është e vërtetë, unë as që ia kam përmendur rrëmbimin e vajzës, ai duhet ta dijë që unë nuk jam në gjendje të bëj një të tillë për vetë faktin se jam femër. Po të kisha bërë një kërcënim të tillë, pse ai nuk ka marrë ndonjë masë tjetër ndaj meje, thotë ajo duke pohuar se lidhja me Noizy-n ka zgjatur katër muaj. Ajo ka pohuar për gazetën “Panorama” se ruan të gjitha mesazhet e Noizy-t në telefonin e saj celular dhe është e gatshme t’i publikojë. Në vazhdim të asaj çka ka pohuar: “Noizy ka publikuar dhe ka shpërndarë numrin tim privat të celularit, pasi që nga momenti kur e ka publikuar këtë histori, i kanë ardhur në facebook dhe celularin e saj shumë mesazhe kërcënuese, që e kanë detyruar të ndryshojë numrin. 22-vjeçarja, studente në Prishtinë, prej pesë vitesh merret me modeling.
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Edita Abazi: Më kërcënojnë fansat e Noizy-t në telefon
S'qenka loje virtualiteti me qe qenka njoh edhe ky Noizy me kete Editen nga fb!!!
Edhe kane femije keshtu??
Fansat
Edhe kane femije keshtu??
Fansat
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Edita Abazi: Më kërcënojnë fansat e Noizy-t në telefon
00027003 00027003 njesoj te dy po hec mo,,, (tongueout) (tongueout) (tongueout)
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Edita Abazi: Më kërcënojnë fansat e Noizy-t në telefon
Ku jan mbledhur te gjitha budallenjte ne nje vend.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Edita Abazi: ‘Noizy gënjeu ne TCH, ja mesazhet e tij’
» Greta Koçi denoncon në polici: Më shqetësojnë dhe me kërcënojnë në telefon
» Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi
» Vlorë, rrugët kërcënojnë turizmin
» Almeda Abazi ne projektin turk “Survivor”
» Greta Koçi denoncon në polici: Më shqetësojnë dhe me kërcënojnë në telefon
» Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi
» Vlorë, rrugët kërcënojnë turizmin
» Almeda Abazi ne projektin turk “Survivor”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi