Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përse Skënderbeu i Krujës nuk duhet të jetë edhe në Prishtinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përse Skënderbeu i Krujës nuk duhet të jetë edhe në Prishtinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përse Skënderbeu i Krujës nuk duhet të jetë edhe në Prishtinë

Shko poshtë

Përse Skënderbeu i Krujës nuk duhet të jetë edhe në Prishtinë Empty Përse Skënderbeu i Krujës nuk duhet të jetë edhe në Prishtinë

Mesazh nga WebMaster Fri 30 Dec 2011 - 22:53

Nga: Maks Velo

Do te rekomandoja një zgjidhje. Me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2011, qeveria e Kosovës, të shpall një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar. Të bëhet një vepër tjetër, e cila të inaugurohet me këtë rast. Skënderbeu i Paços të vendoset ne një vend tjetër në Prishtinë: oborr i brendshëm, apo holl i lartë; ku të ekspozohet si vepër arti, kopje me te dhënat përkatëse. Kjo praktikohet shpesh në Botë. Kështu rivihet në vend prestigji i origjinalit në Krujë. Unë do iu propozoja të bëhej e zmadhuar në bronx një nga dy Skënderbetë e xha Lazes ( Iljas Turhani) mjeshtrit të madh popullor (origjinalet në dru janë në studion time), një përfaqësim i denjë i fantazisë popullore mbi heroin tonë

Monumentet e Tiranës dhe Krujës u inauguruan ne Janar 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit. Këshilli i Ministrave kish parashikuar festime madhështore, dhe pika kulmore ish zbulimi i monumenteve. Idetë e para kishin filluar që në 1953. Këtë figure e trajtuan me tepër Paskali dhe Paço, si edhe Mano. Të tre Përmetarë. Për bocetin e Paskalit u vendos që të punohej në grup, që të tre. Paçoja për Krujën punoi më vete. Rasti më dha mundësinë qe t"a ndjek nga afër gjithë ecurinë deri në përfundim. Koço Miho, shefi i byrosë sonë së bashku me Gani Strazimirin, janë projektuesit e bazamentit të ekuestrit të Tiranës. Kur erdhi faza e projekt-zbatimit, përcaktoheshin dimensionet dhe forma e çdo guri. Kur shkonin në studion ku ngrihej monumenti, vija edhe unë me ta. Ish hapësira e një ish kinemaje në rruga e Durrësit. Bile më dhuruan edhe një maket në allçi, nga variantet e shumta që bënin. Paçon e kam njohur nga viti 1957 në kishe, vinte rregullisht me familjen, me njohu Theofan Popa. Trup vogël, rrezatonte energji dhe këmbëngulje. Një këmbëngulje të heshtur. Ai ish nga ata persona që pastëria morale u ndriste në ballë. Më vonë u bëmë miq, dhe i shkova disa herë në studio. Në një nga këto vizita me dhuroi një bocet afro 30 cm., një nudo në allçi. Mua m"a mori Sigurimi kur më arrestuan, atë e detyruan t'i thyeje të gjitha, me urdhrin e Sekretarit të Lidhjes së Artistëve, Kujtim Buza.
Jam rritur me skulpturën që i vogël në Korçë. "Luftëtari" dhe Themistokliu sikur mbretëronin në qytet, me malet e Moravës në sfond. Zor se gjen dy vepra më të arritura në një qytet tjetër Ballkanik. Dhe mendoj se dy veprat me te bukura dhe me te fuqishme te skulpturës sonë janë LUFTETARI I PANJOHUR i Paskalit në Korçë dhe ekuestri i SKËNDËRBEUT i Paços në Krujë. I ndan një periudhë 35 vjeçare. Paçoja arriti të bëjë një ekuestër të veçantë. Ka tension, lëvizje, energji. Dhe një frymë ballkanike. Është një vepër më vete, e paparë më parë. Është art i vërtetë, si Paçoja vetë. Skënderbeu i Tiranës, për mua, ka shume Rilindje Evropiane brenda; dhe pak damar ballkanik. Është shumë tradicionale. Nuk ke ç"i thua, Paskali studioi në Itali. Ai i Krujës është skulptura më moderne e bërë në 45 vjet art të Realizmit Socialist. Ka një modernitet të pashpallur të ngjeshur në vepër, si brumi i një kulaçi të pjekur. Po atë forcë pashë te kalorësi indian i Meshtroviçit në Boston. Paço si një mjeshtër i madh me intuite dhe guxim të paparë i trajton njëlloj kalin dhe kalorësin. Një kalë i vogël dhe një Skënderbe normal. Trajtimi plastik i lidh në një trup. Skënderbeu është i tendosur, pak i anuar, i meshon yzengjive sikur është me këmbë mbi kal. Me dorën e majtë tërheq frerin dhe të djathtën e ka shtrirë bashkë me shpatën. Kali është i ulur nga mbrapa gati për sulm. Pozicioni i grupit u zgjodh për vendin. Sfondi është mali i Krujës, dhe duket sikur po zbret që andej. Ekuestri detyrimisht shihet nga poshtë, ose nga anash, por kurrë nga sipër, prandaj dhe Paço e vlerësoi gjatë dhe e fiksoi ne këtë pozicion.
" QË E BËRI ATË KRUJË / ZI, MURTAJË DHE RRËMUJË" (Skëndërbeu i Longfellout. Përk.i Nolit)
Në Skënderbeun e Tiranës, vija e horizontit që kalon përmes kalit, është paralel me tokën. Kjo vijë në Skënderbeun e Krujës, është në një kënd 45 gradë me tokën. Kjo është arsyeja e energjisë që kali ka të akumuluar, dhe duket sikur do t"a derdhë mbi armiqtë.
***
Problemi komplikohet nga ana formale dhe juridike. Sepse asnjë autoritet ligjor dhe ekzekutiv, nuk kish te drejte, te jepte lejen për derdhjen e një kopjeje dhe vendosjen e saj ne Prishtine. Kësisoj merren nëpër këmbë te drejtat e autorit, vlera unikale e monumentit. Nëpërkëmben vendimet e festimeve te 500 vjetorit te vitit 1968. Nëpërkëmbet autoriteti i autonomisë së qytetit të Krujës , i cili as nuk u pyet fare, dhe i u vodh padrejtësisht mëvetësia e vlerës se një vepre arti. Me vone u informova se kjo dhënie në mënyrë të fshehtë ish si përgjigje e një kërkese të palës kosovare, qe vendit ti shtohej doza e patriotizmit. Shteti i ri i Kosovës mund te kish shpallur një konkurs kombëtar apo ndërkombëtar, apo te kish caktuar një skulptor ( sikurse bënë shqiptaret e Maqedonisë me ekuestrin e Shkupit), kështu të kishin vendosur një monument te ri. Kjo po, do i nderonte. Por t"a maresh ne këtë mënyrë monumentin është e paligjshme dhe e dëmshme. Ai monument është bërë për Krujën, i takon vetëm atij qyteti, është shenja, simboli dhe krenaria e tij. Kopja në Prishtine shvlereson monumentin origjinal, i heq Krujës monumentin më të çmuar, dhe gjithë ne Shqiptarëve na prek në sedër. Aq me tepër qe Prishtina është kryeqytet. Tani bej pyetjen : cili nga te dy monumentet është me i rëndësishëm ? Se Prishtina është kryeqytet, kurse Kruja një qytet i kategorisë së dyte. Perse artistet kosovare që mburren aq shume nuk janë në gjendje t'i dhurojnë kryeqytetit, një Skëndërbe bere prej tyre?. Mendoj se këshilli Bashkiak i Krujës duhet te ngrejë një padi ne adrese te atyre qe kane realizuar këtë incident artistik te paprecedent. A mendoni se Statuja e LIRISE e Neë Yorkut mund te ngrihet , p.sh. në Çikago? Shkova ne Prishtine për t"a parë monumentin. Kërkesën e kish bere Partia Demokristiane e Kosovës. Arkitekti qe ideoi këtë kompleks është Lulzim Nixha. Monumenti është vendosur ne te djathte te bulevardit kryesor te Prishtinës. Zgjedhja e vendit është aksidentale anësore dhe disi rastësore. Ai vend ish i bukur për një statuje moderne por jo për një ekuestër. Ai nuk është vendosur ne një aks kryesor dhe te shihet ballazi. Një grope rrethore ku ulesh me 6 shkalle, e rrethon me katër konstruksione agresive qe nisen nga perimetri dhe shkojnë drejt monumentit si dhembe gjigande për t"a kafshuar. Te jepet përshtypja se Skënderbeu është i rrethuar keqas, dhe nuk ka nga te dale. Një ndjenje depresioni dhe ngecjeje te pushton. Skënderbeu te duket si para një disfate. Duket i rrethuar dhe i tradhtuar.
***
Do te rekomandoja një zgjidhje. Me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2011, qeveria e Kosovës, të shpall një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar. Të bëhet një vepër tjetër, e cila të inaugurohet me këtë rast. Skënderbeu i Paços të vendoset ne një vend tjetër në Prishtinë: oborr i brendshëm, apo holl i lartë; ku të ekspozohet si vepër arti, kopje me te dhënat përkatëse. Kjo praktikohet shpesh në Botë. Kështu rivihet në vend prestigji i origjinalit në Krujë. Unë do iu propozoja të bëhej e zmadhuar në bronx një nga dy Skënderbetë e xha Lazes ( Iljas Turhani) mjeshtrit të madh popullor (origjinalet në dru janë në studion time), një përfaqësim i denjë i fantazisë popullore mbi heroin tonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi