Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kultura gjakovare e impresionon ambasadorin francez  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kultura gjakovare e impresionon ambasadorin francez  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kultura gjakovare e impresionon ambasadorin francez

Shko poshtë

Kultura gjakovare e impresionon ambasadorin francez  Empty Kultura gjakovare e impresionon ambasadorin francez

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 6 Jan 2012 - 11:20

Kultura gjakovare e impresionon ambasadorin francez  06-fitoukult-balline_0601122026_1-200x116GJAKOVË, Kosovë – Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou tha se është impresionuar kur ka parë nga afër disa objekte kulturore të Gjakovës që, sipas tij, janë më impresivet në Kosovë. Fitou të premten pasdite i ka bërë një vizitë Shkollës së Muzikës, Bibliotekës rajonale, kurse në fund është ndalur në Teatrin profesionist të Gjakovës. Në këtë të fundit ai ka premtuar se do të ndihmojë në projekte të ndryshme. Së pari do të nisë me Bibliotekën, ndërsa ka premtuar se do të kontribuojë edhe për Teatrin, njofton Koha Ditore. “Jam i impresionuar me ato që pash, këto po duken objekte më impresivet në Kosovë”, tha ambasadori francez, tek po shikonte sallën universal të Pallatit të Kulturës. Fitou është njoftuar se në këtë sallë janë dhënë dhe do të jepen shfaqje të autorëve francezë, kurse në pranverë do të realizohet edhe një shfaqje që do të jetë fryt i bashkëpunimit të trupës së Gjakovës dhe një teatri qyteti Lyon. “Zhvillimi i kulturës dhe arsimit është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e këtij vendi. Ne mund të sjellim edhe ide e ngjarje, ato do t’i diskutojmë me ju. Ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë”, iu ka premtuar Fitou përgjegjësve të Teatrit të Gjakovës, transmeton koha. Mirëpo, ndihmën për fushën e kulturës ambasada franceze sipas të parit të saj do ta nisë pas disa ditësh me Bibliotekën e qytetit. Aty do të vendoset këndi i librave në gjuhën frënge. “Gjakova do të jetë një vend ku do të fillojmë dhe mendojmë se është vendi i duhur për të nisur decentralizimin e kulturës. Në të vërtetë është qytet i kulturës”, ka thënë Fitou. Mirëpo, ai ka thënë se pret që njerëzit e këtij qyteti të bëhen më kërkues. “Unë pres që njerëzit të vijnë tek unë, sepse unë nuk mund të shkoj dhe të lutem për t’i pranuar filmat francezë”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur pjesëtarëve të Teatrit që edhe në Gjakovë të mbahet Java e filmit francez. Kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj tha se Fitou është një mik i Gjakovës.”Ka qenë një vizitë miqësore. Kemi biseduar shumë gjëra sa i përket kulturës dhe ajo që unë vlerësoj është ndihmesa konkrete, sepse do të nisë të implementohet që në javën e ardhshme me bibliotekën. Dëshiroj që ata libra të mos rrinë vetëm nëpër rafte, por të shfrytëzohen nga qytetarët”, tha Lekaj. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi