Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar
2 posters
Faqja 1 e 1
Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar
Pekin, 13 janar, NOA – Edhe interneti mund të jetë një lloj droge, të cilën e marrim gjatë të punuarit me të por nuk arrijmë ta kuptojmë. Madje gjendja e dikujt që punon me të kthehet në aq të rënduar, sa e një personi të alkoolizuar apo edhe të droguar.
Një fakt i tillë është pohuar nga një grup i studiuesve kinezë, të cilët kanë skanuar trurin e disa të rinjve që kishin krijuar varësi nga interneti, duke zbuluar ndryshimin me të rinjtë normalë.
Ekipi, i kryesuar nga Hao Lei, i Akademisë Kineze të Shkencave studioi 'plotësisht' trurin e 35 të rinjve të të dy gjinive, të moshës midis 14 dhe 21 vjeç. Shtatëmbëdhjetë prej tyre ishin klasifikuar si vuajtës nga IAD, (Internet Addiction Disorder) – Çrregullimet nga varësia e internetit. Pastaj, duke përdorur imazhe përmes rezonancës magnetike, shkencëtarët kanë zbuluar disa ndryshime në pjesën e bardhë të trurit (ajo që përmban fibra nervore), ku edhe instalohet e ashtuquajtura varësia nga interneti.
Ka qenë, në veçanti, shenja e një pushimi në lidhjet e fibrave nervore që lidhin zonat e trurit të përfshira në emocione, vendimmarrje dhe vetë-kontroll.
"Në tërësi, - thotë Hao, - rezultatet tona tregojnë se Internet-varësia është e lidhur me anomalitë që krijohen në pjesën e bardhë, në rajonet e trurit që përfshijnë krijimin dhe përpunimin e emocioneve, vëmendjes, vendimmarrjen dhe kontrollin njohës".
Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se kjo formë moderne e varësisë, mund të ndajë mekanizma psikologjike dhe nervoze me llojet e tjera të varësisë së substancave dhe çrregullime të kontrollit të impulseve.
e.t/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Kush punon me internetin, i dalldisur si një i alkoolizuar
aaahahaaha prandaj mrrijn syt mu nxi si me pas mariuan
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Party: Nora Istrefi, e dehur dhe e dalldisur
» Koha për të kuptuar kush janë miq dhe kush interesaxhinj’
» Femijet braktisin librat per internetin
» Përse e përdorni Internetin më shumë?
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi