Pirro Dhima: Jam grek, biseda me Jorgo Goron
4 posters
Faqja 1 e 1
Pirro Dhima: Jam grek, biseda me Jorgo Goron
Pas debateve të fundit në lidhje me vendosjen e emrit të tij në listën e “Njerëzve të shquar” të Himarës dhe më shumë, për citimin e vënë në gojën e tij se “Fëmijët e mi janë gjak shqiptari”, Pirro Dhima në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” rrëfen të vërtetën e kësaj deklarate si dhe marrëdhëniet e tij me kreun aktual të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Pirro Dhima, peshëngritësi 4 herë medalist Olimpik, shprehet se asnjëherë nuk ka deklaruar se fëmijët e tij janë gjak shqiptar. “Unë asnjëherë nuk e kam thënë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari dhe e kam thënë shumë herë që unë jam grek dhe jam pjesë e minoritetit. Se si është Himara, se e kujt është Himara ajo mua nuk më intereson pasi unë nuk dua të merrem me politikë. Unë jam grek dhe këtë gjë e kam gjithmonë”, – deklaron Dhima. Më tej ai shtoi se marrëdhëniet me Jorgo Goron janë shumë të mira dhe se komunikojnë shpesh mes tyre. “Nuk kemi asnjë konflikt, por jemi shokë. Më tha që faqja e Bashkisë së Himarës është duke u riparuar dhe pas një viti do jetë tamam gati dhe nuk ka asnjë lloj përplasje mes nesh”, – u shpreh kampioni Olimpik.
Zoti Dhima, ditët e fundit në Shqipëri është hapur një debat në lidhje me vendosjen emrit tuaj në listën e “Njerëzve të shquar” të Bashkisë Himarë dhe citimin tuaj se “fëmijët e mi janë gjak shqiptari”. Cila është e vërteta e kësaj deklarate të bërë prej jush?
Unë nuk kam thënë asnjëherë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari. Në intervistën time në Top-Channel, gazetari më ka pyetur a flasin fëmijët tuaj shqip. Unë i thash që nuk flasin shqip pasi gruaja ime është greke, unë shumicën e kohës nuk kam qenë në shtëpi. U mundova që me edukatë t’i them që flasin vetëm disa fjalë shqip. Ajo ishte përgjigja ime. Ndërsa, disa persona të tjerë e morën këtë përgjigje dhe e transformuan që “fëmijët e mijë kanë gjak shqiptari”. Nuk e kuptoj pse duhet të futem unë në mes në të gjithë këtë debat. Ne nuk kemi pse të ndajmë asnjë gjë, por duhet të jemi më afër. Unë jam një minoritar, jam në Greqi, jetoj këtu dhe unë nuk dua të jem në këtë moment për t’i ndarë këto dy vende. Për më tepër sporti i afron njerëzit dhe nuk duhet t’i ndaj. Pse figura ime duhet të sjellë luftë dhe konflikte?
Pra ju thoni që dokumenti në Wikipedia nuk është i saktë dhe nuk është ajo deklarata juaj?
Jo, jo unë asnjëherë nuk e kam thënë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari dhe e kam thënë shumë herë që unë jam grek dhe jam pjesë e minoritetit. Se si është Himara, se e kujt është Himara ajo mua nuk më intereson pasi unë nuk dua të merrem me politikë. Unë jam grek dhe këtë gjë e kam gjithmonë. Madje dhe kur kam qenë në Tiranë, miqtë e mi, të gjithë më thërrisnin “O grek”. Pra, nuk është diçka e re kjo që doli sot, pasi që në fëmijëri mua shokët më thërrisnin “o grek”.
Ju vetë jeni dakord që emri juaj të jetë në listën e “Njerëzve të shquar” të qytetit të Himarës?
Kjo gjë nuk diskutohet pasi nuk është këtu problemi. Problemi është që ata morën nga Wikipedia materialin që dikush e kishte bërë përgjigjen time si të donte ai dhe Bashkia e Himarës e mori ashtu siç ishte aty. Unë dhe një herë them që nuk është mirë që të bëhen gjëra të tilla pasi ndizen konflikte dhe acarohen gjaqe për gjëra që nuk duhet të jenë ashtu.
Dhe në fund, cilat janë marrëdhëniet tuaj më kryetarin e Bashkisë së Himarës?
Kemi shumë marrëdhënie të mira me Jorgon. Flasim çdo ditë bashkë. Edhe këto ditë folëm për këtë gjë dhe u sqaruam. Nuk kemi asnjë konflikt, por jemi shokë. Më tha që faqja e Bashkisë së Himarës është duke u riparuar dhe pas një viti do jetë tamam gati dhe nuk ka asnjë lloj përplasje mes nesh.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Nga: THIMI SAMARXHIU

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Pirro Dhima: Jam grek, biseda me Jorgo Goron
me mire qe nuk kane gjak SHQIPTARI .. shiko ca fytyre te shemtut ka i jati .. tamon si gypsi duket ...........
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Pirro Dhima: Jam grek, biseda me Jorgo Goron
Tamom shyqyr qe skan gjak shqiptari...
Shifi surratin...flet vete...
Na marrshin te ligat...Pirro e kush e ka bere Pirron...
Shifi surratin...flet vete...
Na marrshin te ligat...Pirro e kush e ka bere Pirron...
Re: Pirro Dhima: Jam grek, biseda me Jorgo Goron
Te jet shqiptar ky,ngjan si serb.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Pirro Çako i vjedh këngën Pink tek “Kënga Magjike”
» Jorgo Papingji: Me Eli Farën kam një bashkëpunim të gjatë
» E dashura e Pirro Çakos, 27 vjet më e re se ai
» Hana Cakuli: Se shpejti me nje krijim te Pirro Cakos
» Zbulohet lidhja e re e Pirro Çakos me 21-vjeçaren nga Shkodra

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi