Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 mënyra për të futur burrin në punë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 mënyra për të futur burrin në punë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 mënyra për të futur burrin në punë

4 posters

Shko poshtë

7 mënyra për të futur burrin në punë Empty 7 mënyra për të futur burrin në punë

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 17 Jan 2012 - 6:31

7 mënyra për të futur burrin në punë 50397
TIRANE
-Çdo martesë, ose shumica e tyre, megjithëse lidhja mund të jetë shumë e fortë, kalon në disa faza. Ajo që është e rëndësishme për t'u mbajtur mend është se nuk ka martesë të përsosur dhe as marrëdhënie pa konflikt.

1 - Shantazh me seks

Është zgjidhja më ideale. Kërcënojeni se nëse ai nuk do ta bëjë një punë, nuk do të bëni dashuri me të në darkë. Por që kjo armë e fuqishme të qëllojë në shenjë, nuk duhet përdorur vend e pa vend. S'besoj se ke ndër mend ta përzësh nga krevati vetëm sepse ai la pjatën mbi tavolinë, apo jo?

2 – Mos bërtit

Ose flit qartë. Psherëtimat, ngritja e supeve, vështrimet domethënëse dhe heshtja nuk do t’u bëjnë punë. Nëse do që ai të angazhohet në punët e shtëpisë, duhet t'ia kërkosh një gjë të tillë. Por edhe këtu duhet taktikë: së pari, thuaja punët që duhen bërë një nga një; së dyti, toni i zërit tënd nuk duhet t'i kujtojë atë të mamasë dhe, së treti, nëse ai fillon të bëhet i dobishëm, mos e kritikoni nëse nuk e ka bërë punën ashtu siç e prisnit ju.

3 - Mos e ndihmo

Ai kërkon diçka? Mos e ndihmo; jo duke ia thënë troç, por duke luajtur rolin e budallait. Mëso të përdorësh këto fraza: "Nuk e di, i lexove udhëzimet?", "Nuk e di, e pe në sirtar?". Nëse ai merr përsipër të lajë rrobat dhe enkas ua bën me njolla bluzën e preferuar, mos u inatosni, por hakmerruni në të njëjtën mënyrë.

4 - Negocioni

"Nëse ti do të çohesh të mbyllësh derën tani, unë do të të bëj kafen nesër në mëngjes"; "Nëse do të shkosh të bësh pazar, do të gatuaj ëmbëlsirën tënde të preferuar", e kështu me radhë. Duke e praktikuar, do të shikoni se është një nga mënyrat më të mira për t'i bërë punët bashkë dhe për të mos u zënë.

5 - Bëj një listë punësh

Gjyshja mund ta ketë përdorur këtë taktikë prej vitesh, sepse harronte, por kjo nuk është një arsye që të mos e përdorësh edhe ti. Përpiqu të sajosh ndonjë lojë. Për shembull, në një kanatë të dollapit ngjit copa letrash të vogla, ku të shkruhen punët që duhet të bëjë ai (një punë për çdo copë letre). Në kanatin tjetër të dollapit, ngjit letrat e punëve tuaja. Ai që do të heqë letrat më shpejt nga kanati i tij, do të marrë një çmim.

6 - Ngel shtatzënë

Mund të jetë pak drastike, por funksionon. Për 9 muaj ju do të rrini si mbretëreshë, ndërsa ai do të bëjë tërë punët e shtëpisë. Madje, me pak fat, ai do të mësohet me këtë ritëm jete dhe do të vazhdojë të jetë amvise e mirë edhe pasi ju të lindni.

7 - Silluni mirë

Sa herë që ai ngre ndonjë copë letre nga dyshemeja, shpërblejeni me një buzëqeshje. Nëse ai ngre tavolinën pas dreke, lërini të shikojë programet e sportit. Dhe nëse ai të fton për darkë dhe ndërsa t’i vishesh u jep të hanë dhe vë fëmijët në gjumë, atëherë konsideroje veten gruan më të lumtur në botë dhe mos bëj më sherr për budallallëqet e vogla shtëpiake.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 mënyra për të futur burrin në punë Empty Re: 7 mënyra për të futur burrin në punë

Mesazh nga dajti modh Tue 17 Jan 2012 - 6:37

wwuuueeeeeeeee
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 mënyra për të futur burrin në punë Empty Re: 7 mënyra për të futur burrin në punë

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 21:50

tja majt e mos tfutet npun se e nxjerr per dere perjashta
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 mënyra për të futur burrin në punë Empty Re: 7 mënyra për të futur burrin në punë

Mesazh nga kasperi Fri 16 Nov 2012 - 21:52

Menyra e gjashte nuk varet nga gruaja nese sdon burri,gjeje edhe nje menyre tjeter zevendesim heheheh
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 mënyra për të futur burrin në punë Empty Re: 7 mënyra për të futur burrin në punë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi