Besimi ndihmon njerëzit për vetëkontrollin
2 posters
Faqja 1 e 1
Besimi ndihmon njerëzit për vetëkontrollin
Mendimet për fenë u japin njerëzve më shumë vetëkontroll më vonë në punët e tjera, sipas rezultateve të hulumtimeve të kryera së fundi nga universiteti Queen’s. “Pas deshifrimit të fjalive që përmbanin fjalë me orientim fetar, pjesëmarrësit në studimet tona kanë pasur më shumë vetëkontroll”, ka thënë Kevin Rounding, student i psikologjisë dhe udhëheqës i studimit.
Pjesëmarrësve të studimit u janë dhënë fjali me pesë fjalë për t’i zbërthyer. Disa kanë përmbajtur terma fetare e disa jo. Pasi i kanë zbërthyer fjalitë, pjesëmarrësve u është kërkuar që të kryejnë disa detyra që kanë të bëjnë me vetëkontrollin, duke përfshirë parehatinë e vazhdueshme, kënaqësinë e vonuar, durimin e skajshëm dhe shmangien nga reagimet impulsive. Pjesëmarrësit të cilët kanë pasur fjali me terme religjioze kanë pasur më shumë vetëkontroll në kryerjen e detyrave.
“Zbulimi ynë më interesant është se konceptet fetare ishin në gjendje të rifreskonin vetëkontrollin edhe pasi ishte shpenzuar nga një detyrë krejt tjetër”, ka thënë Rounding. “Me fjalë tjera, edhe atëherë kur ne do të parashikonim që njerëzit nuk do të jenë të aftë për vetëkontroll, pas kryerjes së temave religjioze ata e kanë mposhtur logjikën dhe ishin në gjendje të zotëronin vetëkontrollin”. “Deri tani kam besuar që feja ishte punë besimi: njerëzit kishin pak dobi “praktike” nga religjioni”, ka shpjeguar Rounding.
“Ky hulumtim ka sugjeruar se feja mund të shërbejë shumë për funksionimin e shoqërisë. Njerëzit mund t’i drejtohen religjionit jo vetëm prej frikës nga vdekja dhe mendimet për jetën pas vdekjes, por po ashtu edhe për qëllime praktike”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Besimi ndihmon njerëzit për vetëkontrollin
naj her edhe kur besojm e humbim vetkontrollin krejt ateher ec e beso me ne aftesit e tuja
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Besimi në vetvete, si na ndihmon ?
» Ideja e virgjërisë i ndihmon apo i dëmton njerëzit?
» Si Kurorezohet Besimi..?
» C'eshte besimi?
» Dituria dhe besimi.
» Ideja e virgjërisë i ndihmon apo i dëmton njerëzit?
» Si Kurorezohet Besimi..?
» C'eshte besimi?
» Dituria dhe besimi.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi