Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes

2 posters

Shko poshtë

Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes Empty Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 29 Jan 2012 - 12:47

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Erion Bogdani (34 vjeç) deklaroi për gazetën “Telegraf” se do ta mbajë gjatë vitin 2011. “Janë dy ngjarje të mëdha në karrierën dhe jetën time: shënova golin e 15-të me fanellën e Kombëtares, duke u bërë rekordmeni i saj, por dhe u bëra baba për herë të parë. Kur kthehem pas ndeshjeve, Alesandro më çlodh, më jep shumë kënaqësi”.Veterani i Çezenës flet edhe për ardhjen e trajnerit italian Xhani De Biazi në krye të Kombëtares shqiptare: “Është një takticien i njohur në Itali, jam plotësisht i bindur se do të bëjë shumë punë në Shqipëri”. “Er-Bomber” veçon faktin se, Shqipëria ka shumë sulmues të rinj të talentuar, por çelësi i suksesit të tyre do të varet nga serioziteti i punës dhe impenjimit të vetë lojtarëve. Në lidhje me kundërshtarët e Botërorit “Brazil 2014”, Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën, Bogdani tha se të gjitha ekipet kanë shanse reale. Erjon Bogdani ka luajtur përveç Partizanit dhe pak ndeshje me Dinamon në Shqipëri, edhe me Genclerbirligi në Turqi, NK Zagrebg në Kroaci. Në Itali ka luajtur edhe me Rexhinën, Salernitanën, Veronën, Sienën, Kievon, Livorno dhe ndodhet në sezonin e tij të dytë me Çezenën.

Erjon Bogdani, si do të përshkruanit vitin futbollistik 2011, me Kombëtaren shqiptare dhe skuadrën tuaj Çezena?

Është e vërtetë, që ka qenë një vit pozitiv për mua. Arrita, që me 8 golat e mi të ndihmoj në shpëtimin e Çezenës, duke qëndruar në Serinë A, një kontribut që ma vlerësojnë shpesh në Itali. Përsa i përket ekipit Kombëtar, do ta konsideroja si shumë të sukseshëm në planin personal: shënova tre gola (kundër Francës, Luksemburgut dhe Malit të Zi), por dhe u bëra edhe golashënuesi më i mirë i Kombëtares, me 15 gola, dhe kjo për mua është një arritje e madhe. Është realizimi i një ëndrre, pasi në Shqipëri ka pasur shumë sulmues të shkëlqyer, duke u nisur nga Panajot Pano e deri te Alban Bushi. Një rekord i tillë me ekipin Kombëtar është një kënaqësi e madhe për mua.

Erjon, një nga golat e tu të këtij viti është ai kundër Francës, në humbjen 2-1 për eliminatoret e Euro 2012-s. A është ky më i rëndësishmi në karrierën tuaj?

Sigurisht, t’i shënosh një ekipi si Franca nuk është e lehtë, aq më tepër që ai ishte i pari i shënuar kundër tyre nga Shqipëria në katër ndeshje. Gjithsesi, ndër golat më të rëndësishëm të mi janë ato me Portugalinë (1-2, 6 qershor 2009), Danimarkën (1-1, në 9 shtator 2009), por për mua mbeten edhe dy golat që kam realizuar në Ukrainë, në barazimin 2-2 (8 tetor 2005). Megjithatë, unë shpresoj që dhe edicionin tjetër të jem sa më në formë për të realizuar gola të tjerë për të ndihmuar skuadrën.

Le të kthehemi te Kombëtarja, pas nëntë vjetësh pas largimit të Xhuzepe Dosenës, kemi në stol një tjetër trajner italian, De Biazin. Si do ta vlerësonit atë, si një lojtar që luani prej 11 vjetësh në Itali?

Nuk e njoh personalisht De Biazin, por mendimi im për të është pozitiv, kjo dhe për faktin se ai vlerësohet shumë në Itali. Gjithsesi, kam luajtur kundër skuadrave që De Biazi ka drejtuar, Torinos dhe Modenës. Megjithatë, unë them se trajnerët italianë shquhen për taktikë. E studiojnë mirë kundërshtarin dhe e vendosin ekipin, në atë mënyrë që ekipi rival ta ketë sa më të vështirë. Shpresoj, që De Biazi të t’i japë diçka pozitive ekipit Kombëtar, duke filluar nga rezultatet.

Ju keni punuar me të gjithë trajnerët e huaj, duke filluar nga Dosena, Brigel, Bariç, Han dhe Kuzhe. Cili është mendimi juaj për ata?

Kanë pasur një impakt pozitiv të gjithë, përfshirë dhe të fundit, Josip Kuzhenë. Kroati la një përshtypje shumë të mirë në Shqipëri, pasi me të bëmë disa nga ndeshjet më të mira me Kombëtaren. Gjithsesi, ky është cikli që kanë trajnerët. Unë shpresoj se, me ardhjen e de Biazit, pavarësisht se skuadra mund të përjetojë një moment të vështirë, për shkak të ndërrimit të brezave, të japë më të mirën. Personalisht, dëshiroj të japë më të mirën time.

Bogdani, cili është vlerësimi juaj për grupin tonë eliminator në Botërorin “Brazil 2014”, ku sfidën e parë e kemi kundër Qipros, në ndeshjen e fundit ndaj së cilës kemi arritur dhe një fitore të bujshme 6-1, pavarësisht se flitet për një miqësore?

Unë do t’i vlerësoja të gjitha ndeshjet si shumë të forta, pavarësisht se nuk jemi përballë skuadrave tradicionalisht të mëdha. Megjithatë, janë ekipe shumë të forta dhe duhen marrë shumë seriozisht, njëlloj sikur do të luante me Francën, Gjermaninë apo Italinë.

Ju luani prej 11 vjetësh në Itali, në një kampionat shumë të fortë dhe shumë kanë dështuar. Si ia keni dalë?Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes Erioni0-300x178Kam punuar gjithmonë shumë seriozisht. Ka shumë konkurrencë si në Serinë A dhe në atë B, dhe duhet të japësh përherë maksimumin tënd. Përveç punës, kjo ka të bëjë dhe me karakterin tim. Futbolli nuk ka momente të mira, por dhe të vështira. Kam ditur të reagoj si duhet në ato të fundit. Nuk e kam ulur kurrë kokën.

Sezonin e kaluar shpëtuar skuadrën tuaj Çezenën, me tetë gola të realizuar, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i skudarës suaj. Sa i vlerësuar e ndjeni veten?

Shënova vërtet gola deçizivë, por nga ana tjetër e ndihmova ekipin me lojën time, duke dhënë asistë apo marrë penallti. Këtë vit kam luajtur, por jo aq sa do të dëshiroja. Shpresoj që vitin e ardhshëm të luaj si titullar te ekipi i Çezenës, që të arrijmë edhe objektivin për të qëndruar në Serinë A.

Ju i keni shënuar të gjitha ekipeve të mëdha, Interit, Milanit dhe Juventusit. Kë gol kujtoni më shpesh?

Golin, që i kam bërë Milanit. Ishte një ndeshje e madhe e Çezenës, por dhe e imja. Në atë takim fituam 2-0, dhe unë shënova gol dhe dhashë asist për të dytin. Luanim kundër yjeve të tillë si Ronaldinjo, Pato, Robinjo dhe Ibrahimoviçit.



Goli i parë

“Golin tim të parë e kam shënuar në një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë. Kemi fituar 2-0 (10 shkurt 1999, golin e parë e ka shënuar Rudi Vata). Kam hyrë në lojë në dhjetë minutat e fundit. Ka qenë një ndeshje e zhvilluar në një fushë të përbaltur, edhe për shkak të shiut. Ishte një emocion i veçantë”

Goli i fundit

“Është ai kundër Luksemburgut, në humbjen 2-1, por që më çoi në kuotën e 15 golave. Ndër golat më të rëndësishëm të mi janë dy golat me Ukrainën në barazimin 2-2 (8 tetor 2005), ato me Portugalinë (1-2, 6 qershor 2009), Danimarkën (1-1, në 9 shtator 2009) dhe me Francën (1-2, 2 shtator 2011)”.

Merkato

Emri i Erjon Bogdanit është shumë i përmendur në merkaton italiane. Çdo ditë ka lajme për të. Së fundi kanë dale Modena dhe Vareze. “Kanë kontaktuar prokuratorin tim. Merkato hapet zyrtarisht, më 1 janar 2012, dhe ende nuk kam vendosur se çfarë do të bëj. Në janar, kam rënë dakord të flas me presidentin e klubit tim, Çezenës, për të parë të gjitha opsionet”.

Ibrahimoviçi

Në Itali kanë luajtur dhe luajnë disa nga sulmuesit më të mirë në botë. “Përshtypjen më të mëdha ma ka lënë Zlatan Ibrahimoviçi, edhe kur ka luajtur me Juventusin, Interin dhe tani me Milanin. Është një sulmues i fuqishëm, i aftë ta zgjidhë vetë ndeshjen në çfarëdo lloj momenti dhe i vetmi në Itali, që ka fituar kampionate me skuadrat me të cilat ka luajtur”.

17 vjet futboll

Hapat e parë të Bogdanit kanë qenë te Partizani, me të cilin ka luajtur në tre sezone shumë të bukura (1994-1997). Transferimin në Turqi, te Genshlerbirlixhi (1998), e konsideron një eksperiencë të shkurtër, por dhe të vështirë. Te NK Zagreb luajti në sezonin 1998-1999 (26 ndeshje, 10 gola) dhe e ndihmoi shumë për rritjen e nivelit tashmë në planin ndërkombëtar. Në Itali luan nga viti 2000, pra prej 11 vjetësh. Rexhina, Salernitana, Verona, Siena, Kievo, Livorno dhe tani në sezonin e tij të dytë me Çezenën.

73 gola në Itali

Shtatë skuadra midis Serisë A dhe B dhe 73 gola në kampionat, pa përmendur ata të realizuar në Kupën e Italisë, apo të 21 gola me Partizanin, 3 me Genshlerbirlixhi dhe 10 me NK Zagreb. Duke i shtuar edhe 15 me Kombëtaren, bëhen në total 122 gola në ndeshje zyrtare. “Nuk janë pak. Sezonit të kaluar u shënova gol Interit dhe Milanit, ndërkohë që kam realizuar edhe kundër Juventusit, pra praktikisht kundër tri skuadrave me më shumë tituj në Itali. Duhet të ndihem krenar, pasi dihet vështirësia e Serisë A”.

Juristja Rosela

Fotot e martesës luksoze në “Villa Rocca Matilde”, në Napoli, midis Erion Bogdanit dhe modeles nga Salernitana, Rosela Ariodante, të diplomuar në jurisprudencë, bënë xhiron e Italisë. Një çift magjepës, aq sa mediat italiane e konsideruan si “martesë të diamantit të futbollit shqiptar” me “bukuroshen salernitane”.

Djali Alesandro

Alesandro, fëmija i vetëm i çiftit Bogdani, Erjonit dhe Roselës, është vetëm gjashtë muaj. Por, a do të ecë ai në gjurmët e të atit për t’u bërë dhe ai futbollist? “Personalisht, kam qejf që djalin tim të merret me sport. Nëse ai do të jetë një talent në futboll, not, tenis, apo sport tjetër, sigurisht që ne do ta mbështesim”.

“Shqiponja e Tiranës”

Erion Bogdanin e kanë shoqëruar shumë epitete gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike në Itali, të vëna nga tifozët dhe adhuruesit e tij, Bogdani: “ Në Verona, në sezonin kur shënova 17 gola (2004-2005), më kanë thirrur “Il Principe dell’Epiro”, apo “Princi i Epirit”, Te skuadra aktuale, Çezena, më thërrasin “L’aquila di Tirana” (Shqiponja e Tiranës)”.

Propagandist i Shqipërisë

Përveçse të qenit protagonist në fushën e lojës, Erion Bogdani, jashtë fushe është i njohur si pjesëmarrës në disa iniciativa me karakter social, sidomos në ato që kanë të bëjnë me integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali. Bogdani: “Më kanë ftuar vazhdimisht në projekte apo iniciativa me karakter social. Jam përpjekur të ndihmoj shumë shqiptarë të integrohen”.





SKEDA

Erjon Bogdani

Datëlindja: 14 prill 1977

Vendlindja: Tirana

Roli: sulmues

Klubi aktual: Çezena



1994–1997 Partizani 69 (21)

1998 Gençlerbirlixhi 11 (3)

1998–1999 Zagreb 26 (10)

2000–2005 Reggina 68 (14)

2003–2004 Salernitana 37 (8)

2004–2005 Verona 37 (18)

2005–2007 Siena 47 (13)

2007–2010 Kievo 54 (11)

2007–2008 Livorno 19 (2)

2010– Çezena 46 (8)

Me Kombëtaren

1996 Shqipëria 65 (15)



Goli i parë

10.02.1999, Tiranë

Shqipëri-Maqedoni 2-0

Shënues: Rudi Vata, Erjon Bogdani

Goli i 15-të

06.09.2011, Luskemburg

Luksemburg-Shqipëri 2-1

Shënues: Betmer, Johakim/Erjon Bogdani

GOLASHËNUESIT E KOMBËTARES

Lojtari Nd 1 Nd.F G ND M/N

1 Erjon Bogdani* 1996 2011 15 64 0.23

2 Alban Bushi 1995 2007 14 68 0.25

3 Ervin Skela* 2000 2011 13 75 0.17

4 Altin Rraklli 1992 2005 11 61 0.17

5 Sokol Kushta 1987 1996 10 31 0.32

5 Igli Tare 1997 2007 10 68 0.15

7 Adrian Aliaj 2002 2006 8 29 0.28

8 Hamdi Salihi* 2006 2011 9 37 0.24

9 Bledar Kola 1994 2007 6 39 0.15

9 Klodian Duro* 2001 2011 6 77 0.08

10 Edmond Kapllani* 2004 2011 6 34 0.21

* Ende në aktivitet
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes Empty Re: Erion Bogdani: Jeta ime mes futbollit dhe familjes

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 21:31

cfare jete paska pas ky.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi