Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar

Shko poshtë

20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar Empty 20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 1 Feb 2012 - 9:40

20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar Policia-Ushtarake-noa20 vjet Polici Ushtarake, medalje e dekorata për efektivët e dalluar Policia-Ushtarake-ceremoni-noa
Tiranë, 1 shkurt 2012, NOA- Policia Ushtarake festoi sot 20 vjetorin e krijimit të saj, nëpërmjet një ceremonie në mjediset e Policisë Ushtarake në Sauk.

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të kësaj strukture të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, ishin të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, atashe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere të akredituar në Tiranë, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë, drejtorë të drejtorive në MM dhe SHPFA, oficerë në rezervë dhe veteranë që kanë shërbyer në këtë polici, përfaqësues nga Ministria e Brendshme, pushteti vendor, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Fjalën e hapjes e mbajti komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Xhevdet Zeneli, i cili e vuri theksin tek rruga 20 vjeçare mbi të cilën ka kaluar krijimi dhe modernizimi i Policisë Ushtarake, si një strukturë mjaft e rëndësishme për Forcat tona të Armatosura.

“Reformimi rrënjësor i Forcave të Armatosura që zë fill në vitet ’90, - tha kolonel Zeneli, - bëri të domosdoshme edhe krijimin e një strukture të re, të specializuar dhe ekzekutive në përbërje të saj, të Policisë Ushtarake, e cila do të kishte për mision zbatimin e rendit ushtarak, ruajtjen e rregullit dhe disiplinës ushtarake në garnizonet ushtarake, poligone e fushime stërvitore, në qendrat e banuara dhe rrjetin e transportit urban, si dhe rregullimin e kontrollin e transportit ushtarak”.

Sipas komandantit të Policisë Ushtarake, pjesëmarrja e efektivave të Policisë Ushtarake në operacionet paqeruajtëse me kontigjentin e parë në nivel toge që do të niset në prill të këtij viti në Afganistan, përmbush konfiguracionin e plotë të një Policie Ushtarake moderne, të krahasueshme me të njëjtin shërbim të vendeve aleate e partnere.

Më tej përshëndeti edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, i cili tha se stadi aktual ku ndodhet vendi dhe Forcat e Armatosura, afrimi i festimeve me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, shtron përpara të gjithëve, përfshi këtu edhe repartin e Policisë Ushtarake, detyra edhe më të mëdha.

Në fund të ceremonisë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, i dorëzoi komandantit të Policisë Ushtarake medaljen “Repart i Shquar”, me motivacionin: “Për shërbime të merituara në përmbushjen e misionit për ruajtjen e rendit ushtarak, zbulimin parandalimin dhe ndjekjen e veprimtarive kriminale në Forcat e Armatosura”.

Me medaljet “Për shërbime të veçanta”, “Nderi për Shërbim Ushtarak”, “E shërbimit” dhe të “Karrierës”, u dekoruan disa nga efektivët më të dalluar të Policisë Ushtarake me motivacionin për plotësimin me sukses të detyrave dhe objektivave të forcës.

Policia Ushtarake u krijua më 1 shkurt të vitit 2012, në kuadër të reformave dhe transformimeve që nisën Forcat tona të Armatosura dhe që morën udhë të mbarë gati 20 vjet më parë nga ministri i Mbrojtjes, së asaj kohe, z. Safet Zhulali. Pak vite pas krijimit të saj, në strukturën e Policisë Ushtarake u krijuan dhe u shtuan Inspektoriati i Mbrijtjes nga Zjarri dhe Sektori i Policisë Kriminale. Gjatë këtyre viteve Policia Ushtarake, ashtu si tërë strukturat e tjera të Forcave të Armatosura, ka vijuar procesin e natyrshëm të transformimit. Për rrjedhim, është rritur profesionalizimi, operacionaliteti dhe ndërveprueshmëria e saj, si me komandat e njësive dhe reparteve ashtu edhe me strukturat homologe jashtë FA.

a.y/NOA
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi