Jani Tane: “Sot punohet pak në emisionet për fëmijë”
2 posters
Faqja 1 e 1
Jani Tane: “Sot punohet pak në emisionet për fëmijë”
Flet regjisori i emisioneve për fëmijë në RTSH, Jani Tane
Ai flet qartë, por me timbër. Plot 28 vjet në RTSH, kanë lënë tek ai gjurmë të mëdha në ish gjigandin e medias së parë vizive shqiptare. Qysh në fillimet e tij ai u mor me emisionet për fëmijë deri sa u largua nga ai institucion, që shërbeu si trampolinë për të gjithë. Sipas tij, sot pak punohet për emisionet për fëmijë.Kur e ka mbaruar Jani, Institutin e Lartë të Arteve?Unë e kam mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim në vitin 1972. Ishte një gëzim të mbaroje për aktrim në atë kohë. Në shtator fillova punë në RTSH.Si ishte më parë RTSH për ty?Një ëndërr e madhe. Një ëndërr e largët. E shikoja antenën në majë të godinës dhe se, besoja kurrë se një ditë mund të futesha brenda saj si regjisor. Ishte një godinë e mistershme për mua. Ata që punonin aty më dukeshin njerëz të veçantë, ndryshe nga ne, shumë të përgatitur. Sa herë kaloja për tek Qyteti Studenti, ku dhe flija më dukej se i largohesha kur po afrohesha.
Si t’u duk shtatori i vitit 1972 kur fillove punë në RTSH?
Kur ngjita shkallët u futa brenda dhe më dhanë emërimin vetëm atëherë thashë me vete se m’u realizua ëndrra më e bukur në jetë.
Kur shkove në RTSH, kush ishte drejtor?
Drejtor ishte Todi Lubonja dhe regjisor i famshmi Mihallaq Luarasi. Ata të dy donin të ngrinin Teatrin e Televizionit si ishte Teatri Kombëtar apo teatrot e rretheve. Pra, donin të ngrinin një teatër specifikë, që se kishte as Kinostudioja. Pra, ishin hedhur idetë për rubrikën e teatrit brenda televizionit. Por, më mbrapa doli në shesh Festivali i famshëm i 11-të në vitin 1974 dhe çdo gjë u la në mes. Atëherë Todi Lubonja kishte bërë dhe dramën “Njollat e murrme”. Kështu, ai pas këtij momenti u largua dhe u dënua. Këto ide ranë. U shkërmoqën.
Ju me çfarë detyre u emëruat në këtë kohë në RTSH?
Unë u caktova si asistent/regjisor me një nga operatorët e parë shqiptarë, një njeri shumë i mirë, Muharrem Kondaj një nga operatorët më të mirë dhe më të talentuar të TVSH-së. Tani mund të ketë shumë operatorë, por në ato kushte kishte shumë pak. Regjisor i atëhershëm ka qenë Mërkur Bozgo. Ishte një ndër regjisorët më me eksperiencë në TVSH, i cili me eksperiencën e tij, me punën e tij të palodhur, më kanalizoi drejt anës vizive. Kjo për mua ishte e panjohur atëherë. Në televizon unë bëra dy vjet stazhin, sepse ashtu ishte atëherë.
Po diplomën me çfarë teme e mbrojte?
Temën e diplomës e mbrojta me montazhin. Regjisor i montazhit ishte Ismail Balla. Unë atë e kam vlerësuar dhe e vlerësoj shumë. Ai ishte konsulenti im dhe më orientoi me të gjitha sa dinte rreth montazhit. Ja di për nder. Pa montazh s’ka film, as artistikë as dokumentar.
Kur filluat në redaksinë e fëmijëve?
Fill mbasi mbrojta diplomën u emërova në sektorin e emisioneve për fëmijë. Filluam të punonim me të gjitha gjinitë e etërsisë për fëmijë dhe po përgatiteshim për Teatrin e Fëmijëve në ekran. Filluam përgatitjen e Koncertit të Vitit të Ri për fëmijë me fabul. Shaqir Rexhavelaj ka qenë regjisor i koncertit për të rritur me estrada me skeçe dhe etyde. Ne krijonim koncert të mirëfilltë me skenar për fëmijë. Unë jam krenar që kam qenë në këtë redaksi se aty krijohej gjithmonë, ishe në lëvizje. Para meje ka qenë Myzejen Nepravishta, Dhoksi Petaj, që i kujtoj me respekt. Në këtë plejadë isha dhe unë. Më vonë filluam dhe filmat artistikë për fëmijë.
Sa filma të tillë keni xhiruar?
Unë kam xhiruar katër filma artistikë. “Gjyshi partizan”, 1979, mori pjesë në një nga festivalet në Itali. “Prindër të vegjël” një film shumë i arrirë, ku luanin Bujar Asqeriu, Marjeta Lajrja i realizuar në vitin 1981. Ky film kishte skenar të Adelina Balashit. “Ngjarje në liqen” etj…Këtu kam qenë regjisor.
Kur u larguat nga TVSH?
Në vitin 1997 kur filluan ngjarjet në Shqipëri, ngjarjet e firmave Piramidale. Shkova në Itali dhe ndenja aty. Për mëse 14 vjet jam marrë me dokumentarë, me dasma, me emigrantët, merrem me filmime pagëzimesh. Aty bashkëpunoj me dy shoqata shqiptarësh, “Skënderbeg” dhe “Ilirida”. Unë do të veçoj festat e Nëntori, ku xhiroj pasi tani në Itali kam studion time.
Sa vjet keni punuar në TVSH?
Plot 28 vjet, pa ndërprerje. Afërsisht tre dekada. Kam kujtime shumë të bukura. Kemi shumë filma, kemi shumë emisione dhe cikle dokumentarësh.
Cilin keni patur si orientim në punën tuaj, në emisionet e fëmijëve?
Përveç regjisorëve si Mihallaq Luarasi etj., si televizion kam pasur dhe kam RAi-n. Ai mbetet televizion orientues për të gjithë televizionet në botë. Edhe aty ku jam RAI është mësuesi më i mirë. Ndihem gjithmonë i karrikuar
me emisionet e tij. Kam një bagazh sa s’di ku t’i përdor. Sot këtu ka regjisorë të rinj dhe s’krijojnë hapësira. Franko Xefireli është një nga regjisorët më të vjetër të RAI-t, por e mbajnë si gjeneral vetëm për të bërë imazhin e RAI-t në emisione të veçanta, pra të bëjë përmirësime. Në Itali regjisorët kanë respekt për njëri -tjetrin, gjë e cila mungon tek ne. Ata e ftojnë njëri- tjetrin në emisione.
Kur keni konkurruar për aktrim, cilin keni pasur në komision?
Ishte viti 1968. Kisha shumë projekte dhe dëshira në kokë. Unë jam nga Korça dhe banoja në Korçë. Godinën e teatrit e kisha shumë afër. Aty shikoja me admirim regjisorin e madh Dhimitër Orgocka dhe Pandi Raidhin. Unë shkoja pas skenës dhe i ndiqja. Në gjimnaz kisha një pasion të madh për teatrin, por sidomos për filmin. Tek filmi ngulesha më shumë. Pikërisht në këtë kohë në Korçë vjen regjisorja e talentuar Drita Agolli me aktorin Minella Borova. Këta bënë përzgjedhjet e studentëve. Mua më kërkuan një monolog “dale mos se kam një fjalë, se më rrjedhin djersët valë” të Nolit dhe një këngë me kitarë. Konsulent kisha Minella Borovën. Këta të dy më dhanë një notë kaluese. Edhe kur konkurrova ishin këta të dy në komision dhe Mario Ashiku. Ata më dinin se kush isha.
A ke pasur rastin ta takosh Enver Hoxhën?
Kam pas rastin ta takoj dy herë. Njëherë në Pallatin e Brigadave ku çuam fëmijët më të dalluar të Republikës, nga Vermoshi në Konispol. Më caktuan si regjisor të atij takimi. Drejtori Televizionit ishte Marash Hajati. Ishin 500 fëmijë, ku ishte ftuar dhe Cirku iTiranës. Kamerat i kishim vendosur në disa pika të veçanta. Por fëmijët, fëmijë nuk kanë protokoll. Kamerat i çuam lartë mbi lartësinë e fëmijëve. Në atë ditë isha shumë afër tij, ku të gjithë fëmijët ju mblodhën rreth e qark. U sulën mbi të. Ai i përqafonte duke qeshur. Hera e dytë kur ne kishim dalë nga Instituti i Lartë i Arteve, pas dhe e pamë që ai bënte një xhiro jashtë vilës afër nesh. Kur po kalonte, ai na pa dhe na u afrua. Na përshëndeti dhe na pyeti për mësimet, a mësonim. “Si ju venë punët”,- na tha, ndenji 5 minuta me ne. –“Duhet të mësoni,- na tha,- pasi atdheu ju do të shkolluar”.
Rolet
Kam qenë dy minirole kur isha student, d.m.th rol episodik. Filmi i parë ka qenë “Yjet e netëve të gjata” rol episodik, me regjisor Viktor Gjika. Role figuranti.
Kur je ndjerë mirë si regjisor?
Kur më kanë falënderuar për punën. Pra, kur kemi marrë stimuj moral, se për material s’bëhet fjalë.
Si ka qenë shoqëria në sistemin monist?
Shoqëria na mbante. Kishim shoqëri të pastër, pa interes. Ishim të lidhur shumë me punën dhe me njeri- tjetrin.
Si ka qenë shkolla shqiptare e aktrimit?
E nivelit të lartë. Regjisorët dhe aktorët tanë mund të konkurrojnë kudo. Kishim shumë kërkesë llogarie.
A punohet sot po aq sa dje për emisionet për fëmijë?
S’mund të them se sot nuk punohet apo nuk ka, por në regjimin komunist kishte shumë kërkesë llogarie. Një emision kalonte në fije të perit. Kaloje në shumë kanale deri sa të miratohej. Edhe emisione kishte shumë. Sot ka pak emisione të tillë.”

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Jani Tane: “Sot punohet pak në emisionet për fëmijë”
Ka shume te drejte,mese te drejte.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» NASE JANI"JETË E HUTUAR"
» ME POETËT TANË
» NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR
» KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
» KRIJUESIT TANË NË DIASPORË
» ME POETËT TANË
» NGA POETËT TANË MË TË SHQUAR
» KRIJUESIT TANË QË FILLOJNË ME A
» KRIJUESIT TANË NË DIASPORË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi