Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kur dashurojnë meshkujt  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Kur dashurojnë meshkujt  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur dashurojnë meshkujt

3 posters

Shko poshtë

 Kur dashurojnë meshkujt  Empty Kur dashurojnë meshkujt

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 4 Feb 2012 - 9:26

 Kur dashurojnë meshkujt  ImagesAjo që ka bërë vazhdimisht diferencën mes femrave dhe meshkujve, midis shumë fenomeneve të tjera, është pikërisht të dashuruarit.Ajo që ka bërë vazhdimisht diferencën mes femrave dhe meshkujve, midis shumë fenomeneve të tjera, është pikërisht të dashuruarit. Duket se këta të fundit shpeshherë, për shkak të natyrës tipike që i karakterizon e kanë të vështirë të dashurojnë ose të paktën të përballen me faktin. Ndërsa femrat, nga ana tjetër si më të drejtpërdrejta, kurioze dhe të sigurta, e kanë më të lehtë të deklarojnë. Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri. Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë
Tingëllon si një nga pyetjet e çuditshme, por a ekziston ndonjë moment specifik apo ngjarje e caktuar që e bën një djalë të vendosë e të deklarojë “Po, jam i dashuruar”. Përgjigja nuk është absolutisht e mirëpërcaktuar, por në tërësinë e saj ka vend edhe për përgjithësim.
Kjo ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se: “kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”. Eksitojnë shumë detaje dhe arsye në fakt, që i bëjnë meshkujt vërtetë të dashurojnë. Midis tyre do të vlerësohej dëshira që ata kanë për të mbrojtur, për t’u respektuar, vlerësuar, e mbi të gjitha për t’u lënë të lirë. Kjo e fundit është një ndër faktorët që femrat shpeshherë e kanë të vështirë të përballen. Por që është më se përcaktuese, për mos të thënë, strumbullari që do bënte ose jo një mashkull të bjerë në dashuri.

Dëshira për të mbrojtur
Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, është i vështirë për t’u ndryshuar. Një nga dëshirat më të lexueshme tek meshkujt është dëshira që kanë për të mbrojtur dhe nxjerrë në pah forcën mashkullore. Ajo që duhet të bëni është t’i lini të lirë të shprehin këtë pjesë kaq dominante e cila shpeshherë shndërrohet edhe në timonin e një raporti. Sipas psikologut David Givens ajo që ju sugjerohet femrave është të jenë sa më të brishta dhe moskundërshtuese, sepse kjo do të bëjë të mundur që ata të ndihen sa më pranë duke treguar edhe instinktin mbrojtës. Pra me pak fjalë jepi mundësinë të marrë përgjegjësi dhe të ndihet sa më protektiv. Nëse i dashuri juaj do të donte të ishte Supermeni, atëherë duhet t’ia jepni kënaqësinë. Kështu do të dijë të bashkëpunojë brenda raportit të krijuar, ashtu sikurse do të reflektojë edhe anën e tij prej një heroi të lindur.

Kërkoji detyrë. Edhe pse në dukje mund të duket natyrë dembele një nga këshillat që do sugjerohej do ishte edhe të kërkuarit e një detyre. Kështu mund t’i kërkoni t’ju rregullojë ose fiksojë diçka që s’mund ta bëni vetë. Nëse kompjuteri juaj nuk funksionon mirë atëherë kërkojini ndihmë. Sepse në raste të tilla realizimi i punëve ose detyrave të vogla i jep mundësinë për të zbuluar anën e tij të suksesshme. Një mashkull ka gjithmonë nevojë të tregojë se sa i suksesshëm ndihet, qoftë edhe në gjëra apo detaje të vogla.
Kërkoji mendim. Ata ndihen gjithmonë të vlerësuar nëse kërkohet mendimi i tyre. Madje do ishte e gabuar dhe jo taktike që në një raport mendimi i partnerit do neglizhohej. Edhe nëse do të ishte alternativa e 401, nëse do të kërkohej opinioni i tij, do të ishte një fakt vërtet i rëndësishëm. Që ju vlerësoni për më tepër mendimin dhe botëkuptimin e tij.

Liria, çelësi i shumë gjërave
Ajo që bën dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve në një raport është se këta të fundit duan të jenë të lirë. Aq shumë saqë edhe kur kanë prekur ndjenjat më të forta ata kërkojnë siguri të brendshme që identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. “Për ta qartësuar më tepër, shprehet psikologu David Given, mos prisni që partneri juaj të ndryshojë. Ajo që kërkon ai është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja. Kjo e bën atë të ndihet në fushën ku dëshiron të luajë. Më pak fjalë, ai duhet të dijë që ju nuk jeni zinxhiri i mundshëm, që nga momenti në moment mund ta “mbërthejë” keqas.

Respektoji privatësinë. Në kuadrin e lirisë mashkullore një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet vlerësuar është pikërisht respektimi i privatësisë. Kjo ndoshta është një nga gjërat e vështira që vajzat duhet të bëjnë. Sepse kurioziteti femëror shpeshherë është i pa limit. Por kujdes. Kurioziteti, sipas shprehjes së famshme angleze, e vra macen. Ndaj do të ishte e pavend kontrolli i telefonatave të humbura, apo mesazheve të dërguara në telefonin e tij. Kjo do cenonte vërtet privatësinë e tij. Në fund të fundit të gjithë duan pak privatësi.
Risajohu. Nëse dikur përdornit veshjet tradicionale, tani ka ardhur koha të ndryshoni pak nga stili juaj. Në fund të fundit nëse i dashuri juaj ua kërkon diçka të tillë atëherë nuk keni pse thoni jo. Një ndryshim modeli flokësh, një veshje më ekstravagante, do të vinte në pah një pjesë të fshehur dhe interesante të personalitetit tuaj. Nëse ai të pëlqen kështu, atëherë ka ardhur momenti të risajoheni.

Vlerësoje. Ndoshta ai di të gatuajë shumë mirë. Por ndihet i pasigurt. Të jeni të sigurt, meshkujt duan të ndihen të vlerësuar. “Nëse dini të vlerësoni dëshirat, vlerat dhe talentin e tij qoftë vetëm ose në sy të të tjerëve, kjo do ta bëjë të ndihet më se të sigurt”. Thotë psikologu David Givens.
Bëje të lumtur. Qesh edhe pse njëri nga ju humb ekuilibrin gjatë seksit. Shkoni në kinema dhe shihni filma për të qeshur. Bëj budallallëqe edhe kur ai është i irrituar. Nëse mund t’i jepni dritë edhe momenteve më të errëta kjo do të thotë që lidhja juaj jo vetëm funksionon por është në rrugë të mbarë. Kjo do t’ju bëjë të pazëvendësueshme.
Ji lidere. Meshkujt janë më se të aftë në anën teknike të gjërave. Kjo do të përfshinte për shembull sporte apo lojëra të ndryshme. Por në takime shoqërore ata shpeshherë lënë për të dëshiruar. Bëhu liderja, dhe joshe me aftësinë që ke për të diskutuar dhe negociuar mes miqsh. Ai do të ndihet krenar dhe në të njëjtën kohë do të jetë mirënjohës.
Luani. Ajo që vërtet do të sugjerohej në një raport është zhvillimi i sa më shumë aktiviteteve dhe lojërave. Qofshin këto sporte ose lojëra tip fjalëkryqi e gjëegjëzash. Përmes tyre do të shprehnit jo vetëm karakterin dhe pjesët dominante të personalitetit, por mbi të gjitha pasionin. Sepse ajo që i duhet më shumë një lidhjeje, e mbi të gjitha çfarë do të donte një mashkull është forca e pasionit.
Ajo që kërkon një djalë është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja. Kjo e bën atë të ndihet në fushën ku dëshiron të luajë. Më pak fjalë, ai duhet të dijë që ju nuk jeni zinxhiri i mundshëm, që nga momenti në moment mund ta “mbërthejë” keqas./shqip/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kur dashurojnë meshkujt  Empty Re: Kur dashurojnë meshkujt

Mesazh nga Anakonda Sun 5 Feb 2012 - 23:19

Duhet me e shkruajt ne kalendar se kur dashurojne meshkujt.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kur dashurojnë meshkujt  Empty Re: Kur dashurojnë meshkujt

Mesazh nga Next Mon 6 Feb 2012 - 10:58

e sinqerta shkruajti:Duhet me e shkruajt ne kalendar se kur dashurojne meshkujt.

pse cfar kuptimi ka ..meshkujt nuk dashurojn!!!
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Kur dashurojnë meshkujt  Empty Re: Kur dashurojnë meshkujt

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi