Familje që nuk njeh pikëllim
2 posters
Faqja 1 e 1
Familje që nuk njeh pikëllim
Një legjendë e vjetër kineze, flet për një zonjë e cila jetoi me djalin e saj të vetëm për shumë kohë e lumtur, derisa një ditë vdekja ia rrëmbeu të birin. Kjo gjëmë e pikëlloi dhe hidhëroi në maksimum zonjën kineze, megjithatë ajo nuk i humbi shpresat. Ajo vajti tek një burrë i mençur në fshat dhe i kërkoi ta ndihmojë me ndonjë recetë, e cila do i kthente sërish të birin. Për çmimin e kësaj recete, as mos kij frikë se sado të jetë e përballoj – i tha.
Plaku i mençur u mbush një herë me frymë, uli kokën dhe u mendua për një farë kohe. Mandej, i tha:”Ti po kërkon një recete e cila do të kthejë djalin sërish në jetë! Mirë, do ta japim recetën. Por, më duhet një kokër fasule prej një familjeje, e cila nuk e di ç’është hidhërimi e pikëllimi.”
Plot energji dhe e vendosur, zonja në fjalë ndërmori një tur vizitash në të gjithë shtëpitë e fshatit, në kërkim të kokrrës së fasules, nga ajo familje e cila nuk e dinte ç’është hidhërimi. Në shtëpinë e parë që trokiti, i doli një nuse e re, të cilën zonja e pyeti:”A ka provuar çështë hidhërimi e pikëllimi familja juaj ndonjëherë?”
Nusja i dhuroi një buzëqeshje të hidhur dhe ia ktheu:”Po pse, çfarë tjetër ka provuar familja ime, përveç hidhërimit dhe pikëllimit?!” dhe filloi ti rrëfejë sesi i kishte vdekur i shoqi, duke i lënë katër fëmijë dhe se i ushqente me mobiliet e shtëpisë që shiste dhe që pothuaj i kishte mbaruar. Këto fjalë e prekën në zemër zonjën, e cila nga ana e saj filloi ti japë zemër nuses përballë, duke u orvatuar t’ia lehtësojë hallin. Pas një bisede të ngrohtë, zonja në fjalë u largua, por vetëm pasi i premtoi se do të vinte sërish ta vizitojë. Kishte kaluar shumë kohë që kur dikush i kishte hapur zemrën dhe i kishte qarë hallet.
Para se të perëndojë dielli, zonja shënjeshtroi një shtëpi tjetër, me shpresë se do e gjejë familjen që nuk kishte përjetuar hidhërim dhe pikëllim. Por, me tu prezantuar me gruan e shtëpisë, kjo ëndërr iu shua aty për aty. Ajo i tregoi se i shoqi ishte i sëmurë, se kishte zënë shtratin dhe se nuk kishte ushqim për të mbajtur gjallë as fëmijët e tyre. Në mendje i lindi një ide brilante zonjës tonë dhe pa një pa dy, mori rrugën drejt tregut. Atje bleu miell dhe vaj, të cilat i çoi me një frymë tek shtëpia ku dergjej i sëmuri. Të dyja iu përveshën punës dhe gatuan për fëmijët dhe të sëmurin një bukë të ngrohtë. Para se të dalë, zonja i premtoi se do të vijë sërish ti vizitojë.
Të nesërmen në mëngjes, zonja filloi avazin në kërkim të familjes së lumtur, asaj që nuk kishte parë hidhërim me sy, por për fat të keq, nuk e gjeti një familje të tillë, e për rrjedhojë, s’kishte nga ta gjejë dhe kokrën e fasule. Por, meqë ishte zemërmirë, tek çdo shtëpi që dëgjonte problem dhe vuajtje, ajo mundohej ti ndihmojë dhe tu kthejë buzëqeshjen në fytyrë. Me kalimin e ditëve, ajo u miqësua pothuaj me të gjitha familjet e fshatit, e harroi fare kokrën e fasules dhe shkakun përse shkonte familje më familje. Ajo ishte shkrirë dhe bërë një me problemet dhe hallet e bashkëfshatarëve të saj. Asaj as që i shkoi ndërmend se i urti i fshatit, i kishte dhënë një recetë për ti larguar hidhërimin dhe pikëllimin, edhe nëse nuk e gjen kokrën e fasules. Receta e të urtit, i kishte dhënë frutat e saj, që në çastin kur kishte shkelur në derën e parë të një familjeje të vuajtur.
I lumtur me të lumturit, i hidhëruar me të hidhëruarit
Ajo që sapo thamë, nuk është thjesht një recetë sociale për më shumë harmoni dhe integrim mes njerëzve. Në fakt, ajo është një thirrje për secilin prej nesh, që të zhvishemi nga egoizmi dhe strofka ku jemi strukur, për të marrë pjesë në hallet dhe shqetësimet e të tjerëve. Diçka e tillë, do ua dyfishojë gëzimin në kohë gëzimi dhe do ua përgjysmojë hidhërimin në ditë hidhërimi. Përveç kësaj, pjesëmarrja në hallet dhe gëzimet e të tjerëve, lë efekt edhe tek ne, pasi na zhvesh nga egoizmi dhe na bën persona të dashur. Madje, na bën më të lumtur sesa jemi.
Përktheu: Elmaz Fida

Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Familje që nuk njeh pikëllim
Me vjen shume mire dhe qenka nje histori shume e bukur.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Familje që nuk njeh pikëllim
» Dashuria nuk njeh moshe....APO NJEH ?!!!
» Tottenhami nuk e njeh Interin
» Katari njeh Kosovën?
» Katari njeh Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi