Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri

2 posters

Shko poshtë

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri Empty Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 7 Feb 2012 - 4:33

Tiranë, 5 Shkurt 2012 NOA/ Rid Bulku - Gjykata e Qarkut të Tiranës ka miratuar këto ditë krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila u themelua më 17 dhjetor 2011. E ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në SHBA.

Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë.

Në mbledhjen e themelimit të saj, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave zgjodhi President Nderi të saj për jetë, shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Po në këtë mbledhje, anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zgjodhën Presidencën e parë të saj, të përbërë nga: Ksenofon Krisafi (President), Alajdin Abazi (Zv/President), Isuf Kalo (Zv/President), Inva Mula (zv/Presidente) dhe Fatos Tarifa (Sekretar Shkencor).

Anëtarët e kësaj akademie marrin përsipër të shërbejnë me njohuritë dhe talentet e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t’i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standarteve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë (ne rend alfabetik):

Alajdin Abazi, fizikan (Maqedoni)

Panajot Boga, mjek

Luljeta Bozo, inxhiniere

Adrian Civici, ekonomist

Limoz Dizdari, kompozitor

Dhimitër Dhora, biolog

Përparim Fuga, fizikant

Romeo Gurakuqi, historian

Gëzim Hoxha, arkeolog

Ermonela Jaho, soprano

Helena Kadare, shkrimtare

Ismail Kadare, shkrimtar

Isuf Kalo, mjek

Ksenofon KRISAFI, jurist

Xhevat Lloshi, gjuhëtar

Piro Milkani, regjizor

Inva Mula, soprano

Mina Naqo, matematikan

Llukan puka, matematikan

Skënder Riza, historian (Kosovë)

Marenglen Spiro, fizikant

Sali Shijaku, piktor

Fatos Tarifa, sociolog

Thoma Thomai, skulptor

Pëllumb Xhufi, historian

Aleksandër Xhuvani, inxhinier

Anëtarë nderi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në themelimin e saj janë personalitetet e poshtëshënuara:

Jean-Philippe Assal, mjek (Zvicër)

Amitai Etzioni, sociolog (SHBA)

Lord Anthony Giddens, sociolog (Angli),

Pierre Hassner, filozof (France)

Peter Lucas, gazetar/shkrimtar (SHBA)

Mateo Mandala, gjuhëtar (Itali)

Obrad Savic, filozof (Serbi)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri Empty Re: Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një shans për gjallërimin e jetës në Shqipëri

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Feb 2012 - 6:58

Shpresoj qe te dale e vertete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi