Barinjtë shqiptarë në Greqi ndihmuan Ilir Kupën të hyjë në Shqipëri
Faqja 1 e 1

Ilir Kupa, i arratisuri i burgut të Trikalas ka hyrë në territorin shqiptar. Kështu kanë konfirmuar mediat greke, por këtë gjë nuk e konfirmojnë autoritete shqiptare, të cilat thonë se nuk kanë dijeni.
Autoritet shqiptare bëjnë me dije se Ilir Kupa nuk ka asnjë precedent penal në vendin e tij, por është i shpallur në kërkim nga Interpoli. Sipas policisë greke, dyshohet se në territorin shqiptar kanë hyrë edhe dy të arratisur të tjerë.
Rreth një javë më parë, policia greke ka gjetur shenjat e gishtërinjve të Ilir Kupës në një shtëpi në Kerasohori, në Greqi, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë. Sipas të dhënave, pasi ka thyer derën e shtëpisë ai ka ndezur furnelën me gaz për të gatuar ndonjë ushqim, ka pirë ujë, ka hapur disa konserva, ka përdorur një ngjitës ndoshta për të dyfishuar krehrin e fishekëve dhe është larguar sërish.
Autoritetet mendojnë se Ilir Kupa ka patur bashkëpunëtorë në gjithë këtë ndërmarrje të tij të ditëve të fundit. Një zyrtar i policisë ka thënë për median greke se “Ilir Kupa nuk mund të ketë mbërritur vetëm në Kerasohori. Është e pamundur për t’i bërë këto lëvizje vetëm''. Sipas burimeve, janë barinjtë shqiptarë që punojnë ligjërisht në zonë, të cilët e ndihmojnë Ilir Kupën të zhvendoset pa u diktuar.
Siç thuhet, Ilir Kupa është i armatosur dhe përbën rrezik si për veten ashtu edhe për forcat e policisë, ndaj këto të fundit kanë vendosur të qëndrojnë të fshehur për të mos u bërë objekt sulmi.
Ndërkaq vazhdojnë përpjekjet e ambasadorit tonë në Greqi për të negociuar dorëzimin e Ilir Kupës, por deri tani të afërmit e tij, me të cilët është kontaktuar, nuk kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim në dorëzimin e 27-vjeçarit.
Mbrëmjen e 22 marsit nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, pasi plagosën 2 roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë, ndërsa për 8 të tjerët vazhdoi ndjekja policore.
Nga 8 të arratisurit, 3 prej tyre u vranë nga policia greke, konkretisht, Marian Kola, Ermir dhe Flamur Lika.
Ermal Lita është arrestuar pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri, Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës, Flaulent Luli mendohet se ndodhet ende në territorin grek, ndërsa nuk dihet ku ndodhen të arratisurit e tjerë, Admir Murataj dhe Klement Cala.
/Shekulli Online/ E.L/

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» Greqi, 4 shqiptarë të përfshirë në vrasjen e 25 vjeçares
» Greqi, aksident, shuhet familja shqiptare
» Greqi, plumba dhe molotov familjes shqiptare
» Greqi, emigrantja shqiptare vret femijen dhe veten
» Kriza në Greqi, ikin rreth 180 000 emigrantë shqiptarë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi