100 vjetori i Pavarësisë, MPJ promovon dy libra për Shqipërinë e Kosovën
2 posters
Faqja 1 e 1
100 vjetori i Pavarësisë, MPJ promovon dy libra për Shqipërinë e Kosovën

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, dy librat që vijnë në gjuhën shqipe janë: Fjalori historik i Shqipërisë dhe Fjalori historik i Kosovës.
Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto në fjalën e mbajtur me këtë rast u shpreh se, librat e Elsie janë dy vlera që do të vendosen në piedestalin e rëndësishëm të veprave për historinë dhe për kulturën shqiptare, duke shtuar se vepra e Elsie është një gur themeli në afirmimin e kulturën shqipe si një nga kontributorët e rëndësishëm të civilizimit botëror.
“Unë dëshiroj që ky eveniment të shënojë dhe një herë një tipar shumë të rëndësishëm që vëmë re për kulturën dhe trashëgiminë tonë, atë që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve nga më të shquarit kontemporanë, dhe sigurisht ky kontribut i Profesor Elsie është i tillë, një gur themeli për ta vazhduar këtë rrugë, këtë traditë që tashmë është krijuar, duke afirmuar kulturën shqipe si një nga kontributorët e rëndësishme të civilizimit botëror. Thashë i huaj sepse, Profesor Elsie mban një pasaportë shqiptare, por i lindur është në Kanada. Pavarësisht kësaj, unë mendoj se ai është një shqiptar i mirë, një kontributor i kulturës dhe i trashëgimisë tonë, u shpreh Haxhinasto.
Në përfundim të fjalës së ministrit, fjalën e mori vetë autori Elsie, i cili theksoi se librat e tij janë enciklopedi me fakte dhe dokumente të vërteta që duhet të dinë të huajt për shqiptarët.
Autori sqaroi ndër të tjera se synimi në këto libra për Shqipërinë dhe për Kosovën, anglisht dhe tani edhe shqip, është për t`i ofruar lexuesit të huaj të dhëna të sakta dhe informacion, ndër të tjera, për të korrigjuar shumë gabime dhe keqinterpretime që përsëriten në shtypin e huaj për shqiptarët.
a.y/NOA
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: 100 vjetori i Pavarësisë, MPJ promovon dy libra për Shqipërinë e Kosovën
Si e esi qe te duken.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
Vendbanimi : Burrel
Postime : 31709
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 27
Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

» Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë
» 100 vjetori i Pavarësisë, Presidenti Obama uron shqiptarët
» 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”
» 100 vjetori i pavarësisë, Berisha: Duhet të rehabilitohen figurat e Ahmet Zogut dhe Esat Toptanit
» Genta promovon “Guximin”
» 100 vjetori i Pavarësisë, Presidenti Obama uron shqiptarët
» 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”
» 100 vjetori i pavarësisë, Berisha: Duhet të rehabilitohen figurat e Ahmet Zogut dhe Esat Toptanit
» Genta promovon “Guximin”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|