100 vjetori i Pavarësisë, Presidenti Obama uron shqiptarët
2 posters
Faqja 1 e 1
100 vjetori i Pavarësisë, Presidenti Obama uron shqiptarët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë i ka dërguar presidentit Nishani një mesazh, ku uron popullin shqiptar me rastin e jubileut të pavarësisë si dhe rikonfirmon miqësinë dhe përkushtimin e SHBA ndaj vendit tonë.
“Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Shqipërisë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë më 28 nëntor. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ne i rikonfirmojmë Shqipërisë miqësinë dhe përkushtimin tonë të fuqishëm dhe presim me kënaqësi që ta thellojmë edhe më tej marrëdhënien tonë në vitet e ardhshme”, thuhet në mesazhin e presidentit të SHBA.
Më tej presidenti Obama shpreh vlerësimin për zhvillimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj në misionin e NATO dhe gjithashtu mbështetjen ndaj vendit tonë në rrugën e integrimit në BE.
“Aleanca jonë me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euroatlantike. Vlerësojmë thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë me trimëri krah për krah me aleatët dhe partnerët e ISAF-it. Ne jemi mirënjohës gjithashtu për mbështetjen që i jep Shqipëria qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor duke ditur që përparimi i vazhdueshëm rajonal është kyç në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për një Evropë të lirë, në paqe dhe të bashkuar”, – thuhet në mesazhin e presidenti Obama.
“Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë. Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë.
Në këtë ditë festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar më të mirën në përpjekjet tuaja të ardhshme për ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe të begatë!”, përfundon mesazhi i urimit të presidentit të SHBA, dërguar kreut të shtetit, Bujar Nishani.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: 100 vjetori i Pavarësisë, Presidenti Obama uron shqiptarët
flm nga ana juaj
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Krishtlindjet, Presidenti Topi uron besimtarët e krishterë
» Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë
» 100 vjetori i Pavarësisë, MPJ promovon dy libra për Shqipërinë e Kosovën
» 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”
» 100 vjetori i pavarësisë, Berisha: Duhet të rehabilitohen figurat e Ahmet Zogut dhe Esat Toptanit
» Në Vlorë shënohet 100-vjetori i pavarësisë
» 100 vjetori i Pavarësisë, MPJ promovon dy libra për Shqipërinë e Kosovën
» 100-vjetori i pavarësisë, çelet ekspozita “Shpirti i arbrit në shekuj”
» 100 vjetori i pavarësisë, Berisha: Duhet të rehabilitohen figurat e Ahmet Zogut dhe Esat Toptanit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi