Parfum apo ujë parfumi, cilin dhe pse ta zgjidhni
2 posters
Faqja 1 e 1
Parfum apo ujë parfumi, cilin dhe pse ta zgjidhni
Parfumet janë të shumëllojshme, dhe aroma e tyre varion. Për ne është shumë e vështirë të zgjedhim parfumin e duhur, atë që me të vërtetë na përshtatet me karakterin tonë.
Ka shumë nënprodukte të parfumit siç janë; vaji i parfumuar, deodoranti etj. Nuk duhet harruar që kur zgjedhim parfumin mund të blejmë të gjithë setin i cili përmban locine të ndryshme dhe kremra për trup që përafërsisht kanë të njëjtën aromë.
Shumë njerëz preferojnë të blejnë ujë parfumi (eau de parfume) pasi në të vërtetë është cilësi më e mirë dhe është më e kushtueshme.
Nga ana tjetër një pjesë tjetër e njerëzve preferojnë të blejnë ujë tualeti (eau de toilette) pasi është me çmim më të arsyeshëm. Me siguri edhe ju e pyesni veten se ku qëndron dallimi mes parfumit (eau de parfume) dhe ujit të tualeti (eau de toilette)?
Parfumet bëhen nga përbërës plotësisht natyral, ekstrakte të bimëve dhe luleve. Vaji dhe ekstraktet e tilla përcaktojnë fortësinë dhe intensitetin e aromës, gjithashtu dhe kohëzgjatjen e aromës në trupin tonë.
Parfumet në tregun tonë përmbajnë 15 deri 25% vaj parfumi të tretur në alkool. Ndërsa uji i tualetit përmban përqindje më të vogël të vajit të parfumit në krahasim me alkoolin.
Parfumi (extrait) përmban koncentrimin më të lartë të aromës, nga 15 deri 40% ekstrakt parfumi. Është më i shtrenjtë, por aroma e tij është më intensive dhe qëndron më gjatë.
Ujë parfumi (eau de parfume) përmban 8 deri 20% ekstrakt parfumi dhe qëndron deri gjashte orë në trup. Kjo erë i përshtatet trupit dhe ndoshta nuk do të ketë erë të njëjtë tek ju si tek mikja juaj.
Ujë tualeti (eau de toilette) përmban 4 deri 10% ekstrakt parfumi. Përmban më shumë përqindje alkoolike prandaj edhe aroma avullohet më shpejt.
Është i përshtatshëm për freskimin në mëngjes, sikur uji i kolonjës. Aroma e tij nuk qëndron më shumë se 2-4 orë. Aroma është freskuese dhe shumë njerëz e përdorin çdo ditë. Ndërsa parfumin më të shtrenjtë e ruajnë vetëm për raste speciale.
Ujë kolonje (eau de cologne) përmban koncentrimin më të ulët të ekstraktit të parfumit, rreth 2 deri 5%. Nëse do të bleni parfum, apo ujë tualeti, varet nga ju dhe nga shija juaj. Përpara se të bleni një parfum gjithmonë mos harroni t’ia ndjeni erën fillimisht, se mbase mund të mos jetë aroma juaj e preferua.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Parfum apo ujë parfumi, cilin dhe pse ta zgjidhni
asnjeren as tjetres pasi su duroj dot aromat
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mashkulli: Ndez partneren me nje parfum
» Parfumi më i shtrenjtë në botë: 40.000 €
» Parfumi në formë ilaçi: Nuk spërkatesh por e pi
» Parfumi, zbuloni se ku duhet të vendoset ai
» Disponimi varet edhe nga parfumi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi