Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keshilla per te ftohtin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keshilla per te ftohtin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshilla per te ftohtin

2 posters

Shko poshtë

Keshilla per te ftohtin Empty Keshilla per te ftohtin

Mesazh nga Shkembi Fri 10 Feb 2012 - 2:48

Duke marre shkas nga i ftohti qe ka mberthyer vendin,sidomos pjesen verilindore te Shqiperise dhe krejt Kosoven,e pash te arsyeshme te postoj nje qarkore qe qarkullon ne qytetin ku jetoj.

Cfare duhet te bejme qe te kujdesemi per shendetin tone dhe te mbrohemi nga te ftohtit?

Ne shtepite tuaja:

Qendroni ne ambjente te ngrohta dhe te ajrosura here pas here.Ajrosja duhet te behet disa here per te siguruar lageshtine e duhur per rruget e frymemarrjes dhe per te ulur perqendrimin e mikrobeve ne shtepi.
Edhe mbingrohjet e shtepise mund te jene te demshme ashtu si dhe ngrohjet me me dru apo gaz,qe mund te clirojne gazra te demshme per organizmin.Ndaj duhet qe ambjentet e brendshme te ajrosen mire disa here gjate dites dhe te siguroheni qe nuk keni rrjedhje gazrash.

Temperaturat.Temperatura ideale per ambjentin e brendshem eshte 21-23 grad C,ndesa lageshtira duhet te varioje nga 40-50 %.

Kujdes vecanerisht duhet te tregojne:

Femijet.Sa me te vegjel ata,aq me shume rrezikojne nga uljet e temperatures dhe semundjet,ndaj evitoni ne maksimum daljet dhe siguroni nje temperature konstante ne shtepi.Per bebet nen 6 muajsh,nese semuren,drejtohuni menjehere tek mjeku.

Te moshuarit.Qe rrezikojne te pesojne fraktura kockore dhe te kene veshtiresi ne frymemarrje,rritje te tensionit apo shtrengim ne zemer dhe pjesen e prapme te kraharorit.

Te semuret kronike.Sidomos ata me semundje te zemres dhe hipertension,apo me semundje pulmonare.

Grate shtatzena.Kerkojne gjithashtu perkujdesje te vecante gjate ditave te ngricave.

Te gjithe keta persona (pervec foshnjave nen 6 muajsh) per tu mbrojtur nga virozat e ndryshme te stines se ftohte,duhet te vaksinohen me vaksinen antigrip vit pas viti.

Nese semureni:
Me grip apo nje nga virozat e stines:


Perdorni medikamente per te ulur temperaturen.Paracetamol kur ajo te rritet mbi 38-38,5 grad C.Nese temperatura zgjat per me shume se pese dite dhe eshte mjaft rebele dhe ne rritje,atehere drejtohuni tek mjeku i familjes.
Per te qetesuar kollen,perdorni qumesht me mjalte,caj me sherebel,dafine,bli,etj dhe ajrosni here pas here ambjentet.
Ushqehuni me mire dhe me sa me shume leng mishi,fruta,perime,duke nos harruar dhe shtimin e lengjeve.
Futni kembet ne uje te ngrohte per 10 minuta ne darke,mos perdorni antibiotike,pa keshillen e mjekut.
Kur temperatura vazhdon te mos bjere mund te kete nderlikime te tjera ndaj duhet te kontaktoni me mjekun.

Si duhet te mbrohem?

Mbuloni pjeset me te ekspozuara si koka,qafa,hunden,kembet dhe duart.
Evitoni daljen heret ne mengjes dhe ne darke vone,pasi i ftohti eshte me i madh.
Kujdesuni te vishni kepuce te pershtatshme per te evituar rreshqitjet nga ngrica.
Ushqehuni me ushqime te ngrohta e te lengshme te perbera nga mishi,bishtajoret,perimet,dritherat,por edhe fruta qe pembajne vitamina dhe minerale.Mos konsumoni alkol pasi ai nuk te ngroh.
Mundohuni mos te beni sforco fizike,si psh mbajtja e peshave te renda.
Evitoni te nxirni femijen ne te ftohtin ekstrem.Vishuni trash,me disa shtresa rrobash dhe me nje xhup te padepertueshem nga shiu,nqs dilni jasht.

Nese ju shfaqet apo vuani me rritje te tensionit arterial (Hipertension mbi 140/90 mmHg) apo shtrengim ne zemer.

1.Drejtohuni menjehere te mjeku dhe keshillohuni per dozat dhe llojin e medikamenteve.
2.Qendroni ne ambjente te ngrohta.Evitoni daljet ne oret me te ftohta te dites,pasi sa me e ftohte temperatura e ambjentit,aq me shume veshtiresohet puna e zemres.
3.Mos perdorni pije alkolike per tu ngrohur,por cajra,apo ushqime te ngrohta.Alkoli ul vigjilencen dhe pengon aftesine per tu mbrojtur nga i ftohti.

Nese keni probleme te qarkullimit te gjakut si:
Morthi,scleroderma,etj...... nuk duhet te dilni nga shtepia pa perdorur kremrat e keshilluar nga mjeku dhe duhet te mbani sa me ngrohte pjeset e ekspozuara duke perdorur dorashka leshi,shall,kapuc,etj.

Nese qendroni gjate ne te ftohte organizmi juaj nuk arrin te prodhoje aq nxehtesi sa harxhon dhe ju do te filloni te vuani nga hypothemia ose renia e temperatures nen 36 grad C.
Shenjat e para te ngrirjes jane mungesa e ndjeshmerise,skuqja dhe dhimbjet ne indet e lekures dhe nenlekures ne ekstremitete (koke,kembe e duar) dhe zonat me te ekspozuara si fytyra,veshet,etj.
Ne raste te tilla nuk duhet te masazhohen pjeset e ngrira,por duhet te futeni menjehere ne nje ambient te ngrohte dhe te pini pije te ngrohta qe te rrisin temperaturen e trupit,duke evituar perdorimin e alkolit.
Nese rrezoheni nga ngrica dhe pesoni ndrydhje apo fraktura,therisni menjehere ambulancen dhe drejtohuni ne spital per ndihme te specializuar.
Qarkore e hedhur ne qarkullim nga:

DREJTORIA e SHENDETIT PUBLIK KUCOVE

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla per te ftohtin Empty Re: Keshilla per te ftohtin

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 17:05

teper interesante iketo keshilla per tu mbrojtur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi