Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Këshilla për Dhëmbë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Këshilla për Dhëmbë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për Dhëmbë

2 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:34

Përkujdesi i dhëmbëve dhe i gojës

Përkujdesi ndaj dhëmbëve duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i mjaftueshëm, si dhe shkuarja e rregullt te stomatologu është një domosdoshmëri, bile një here në gjashtë muaj.
Të gjithë e dimë se dhëmbët janë pjesë e bukurisë të fytyrës tonë. Larja e dhëmbëve duhet të bëhet pas çdo ngrënieje, e sidomos para se të shkoni në shtrat. Larja duhet të zgjasë 2-3 min.

Brusha më e propozuar është ajo me fije natyrore e fortë dhe më e vogël çka na bën të mundshme lëvizjen në çdo drejtim. Nëse pini duhan dhëmbët do t' i zbardhni, nëse i lani me përzierje të sodës bikarbone dhe lëngut të limonit bile një herë në javë. Ose me një tampon të lagur me oksigjen 3% i fshini dhëmbët, do të fitoni zbardhjen e tyre.

Ka stomatologë që propozojnë për zbardhjen e mirë dhe dhëmbë të shëndoshë të përdoret qumështi pluhur.

Aroma e gojës e këndshme është pasuri e shëndetit të mirë. Në të kundërtën aroma e keqe nga goja të bën nervoz, në shoqëri ta humb disponimin nga frika se do të ndihet nga të tjerët. Kjo do të evitohet me kontrollimin e dhëmbëve të prishur, bajamet e sëmura, sëmundjet e ndryshme të mukozës së dhëmbëve dhe çrregullimet gastrointestinale.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Tue 8 Jan 2013 - 12:07, edituar 3 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:35

Zbardhimi i dhëmbëve i dëmshëm për shëndetin

Dentistët paralajmërojnë se të rinjtë gjithnjë e më shumë po e vënë në rrezik shëndetin e tyre, duke përdorë zbardhimin e dhëmbëve në shtëpi me sodë bikarboni, hi dhe peroksid hidrogjeni.

Dentistët paralajmërojnë se këto metoda mund të shkrijnë smaltin, duke bërë dhëmbët të duken më të hollë se sa ishin, transmetojnë agjencitë.

Soda e shtëpisë është gërryese. Kështu që përdorimi i shpeshtë mund të shkatërrojë plotësisht smaltin dhe të zvogëlojë dhëmbin, duke rritur ndjeshmërinë.

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i recetave të zbardhimit nga interneti nuk është ide e mirë dhe mund të çojë në shkatërrimin total të dhëmbit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:35

Si te kemi dhembe te shendoshe ?

Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:
gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare.
MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeçare.

Pjeset kryesore te dhembit:
çdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.
Funksioni i dhembeve

Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.

Shkaktaret e “renies” se dhembit

Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.

Kariesi

Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.

Ushqimet dhe lengjet

Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup.

“Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet”

Pasojat e humbjes se dhembit

Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.

Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet

Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:

Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, çmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.

Teknika e larjes se dhembeve:

1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:

pas çdo ngrenie, 2 3 here ne dite
gjithsesi gjithnje para gjumit,
larja duhet te zgjase se paku 2 minuta

2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.

3. nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)

4. nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.

Ushqimi

Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.

Vizita te dentisti

Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:35

Fluori-Dhëmbë të Shëndetshëm

Fluori në shumë mënyra parandalon kariesin i cili demineralizon indin e dhëmbit.Fluori jo vetëm që e parandalon demineralizimin,por edhe aktivizon remineralizimin,pra depozitimin e mineraleve të reja në dhëmbë.Në këtë mënyrë kariesi në stadin më fillestar mund që të shërohet në sajë të ndikimit të këtij bari.Fluori e bën dhëmbin më të fortë dhe rezistent ndaj bakterieve,të cilat shkatërrojnë dhëmbin duke zbërthyer karbohidratet dhe duke rritur vlerat e acideve të ndryshme në gojë.Sasi e konsiderueshme e fluorit gjendet edhe në ujin e pijshëm.Mënyra më e mirë për dhënien e fluorit tek fëmijët është ajo me tableta.Në këte mënyrë kariesi reduktohet me 80 %.Kontrolloni tek mjeku e familjes ose dentisti për nevojat e veçanta te fëmijës suaj per fluor. Pas moshës 2 vjeç, shumica e fëmijëve kane nevoje të marrin sasi të mjaftushme te fluorit për të ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të dhëmbeve. Fluori është i rëndësishëm për mbrojtjen e dhëmbëve. Por në qoftë se fëmijët më të vegjël se 6 vjeç marin fluor me shumë, dhëmbët e tyre të përhershëm mund të kene pika te bardha.
Në se kujdeseni qe ne fillim për dhëmbët e fëmijëve tuaj do të mbrojni buzëqeshje dhe shëndetin e tyre.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:35

Më shumë kalcium, më pak karies

Nënat të cilat gjatë shtatzënisë marrin kalcium në formë të shtesës për ushqim, mbrojnë shëndetin e dhëmbëve të fëmijës së tyre- njoftojnë shkencëtarët nga Gjeneva.Me anë të kontrolleve stomatologjike, është zbuluar se madje 87% e fëmijëve të moshave 12-vjeçare, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë nuk kanë marrë kalcium shtesë, kanë së paku një dhëmb të prishur ose u mungon ndonjë dhëmb.Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Acta Obstetricia et Gynecologica Scandinavica, marrja e kalciumit në formë të shtesës për ushqim gjatë shtatzënisë së nënave, kishte zvogëluar prirjen e zhvillimit të kariesit te fëmijët deri në 27%

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:36

Larja e dhëmbëve ndihmon zemrën

Njerëzit që nuk lajnë dhëmbët e tyre dy herë në ditë e vënë veten në rrezik ndaj sëmundjeve të zemrës. Kështu thotë një studim i kryer nga disa kërkues skocezë të cilët kanë studiuar mbi 11.000 të rritur.
Rezultatet e studimit evidentuan se personat që kanë një higjienë orale të dobët janë 70% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës sesa ata që e lajnë gojën dy herë në ditë. Studimi, i publikuar në "British Medical Journal", mbështet një studim tjetër të kryer më parë që tregonte lidhjen mes sëmundjeve të gojës me ato të zemrës.
Dihet se nxehja e trupit, përfshirë këtu gojën, ka një rol të rëndësishëm në bllokimin e arterieve, gjë që mund të cojë në një atak kardiak.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:36

Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen

Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen




Dalja e dhëmbëve të parë fillon zakonisht në mes të muajve të 6-të dhe 12-të


Ëmbëlsirat duhet të konsumohen vetëm në raste “festive”



Gjatë daljes së dhëmbëve tek fëmijët mund të shfaqen këto vështirësi:

• të kruara në pjesën ku do të dalë dhëmbi

• salivacion i shtuar (tajitje e shtuar e pështymës)

• fëmija mund të jetë i irrituar dhe të ketë dhembje

• diarre

• temperaturë të lartë (akoma nuk ka dëshmi të plotë që kjo mund të jetë si pasojë e daljes së dhëmbëve).



Zhvillimi i dhëmbëve tek fëmijët fillon që në fazën e hershme të shtatzënisë. Gjatë zhvillimit të dhëmbëve të qumështit fillon, po ashtu, procesi i zhvillimit të dhëmbëve të përhershëm. Dalja e dhëmbëve të parë fillon zakonisht në mes të muajve të 6-të dhe 12-të.

Së pari, mund të shihen dhëmbët e përparmë të nofullës së poshtme, më pas dhëmbët e përparmë në nofullën e epërme dhe në fund, dhëmbët e tjerë. Rreth moshës 3-vjeçare, fëmija duhet të ketë gjithsej 20 dhëmbë të qumështit.

Dhëmbët e shëndoshë

Vargu i dhëmbëve të qumështit përbëhet gjithsej nga 20 dhëmbë të qumështit. Gingiva e shëndoshë duhet të jetë ngjyrë rozë.

Ushqimi

Sa herë që fëmija konsumon gjëra me përmbajtje sheqeri, dhëmbët do ta shndërrojnë atë në acid dhe si pasojë kjo do të rezultojë në prishje të vogla të dhëmbit. Ky proces zgjat afër gjysmë ore; në rast se ky proces i fermentimit do të ndodhë një kohë të gjatë, si rezultat do të jetë kariesi – prishja e dhëmbit.

Falë mekanizmit të remineralizimit nga ndihma e enzimave të pështymës, ky proces mund të “rigjenerohet”, por vetëm nëse dhëmbët kanë mundësi të “pushojnë”. Procesi i remineralizimit zgjatë rreth 2 orë, prandaj ushqimi i rregullt është tejet i rëndësishëm. Si ushqim i rregullt hyjnë 5 deri 6 shujta që përbëhen nga 3 shujta kryesore dhe 2 apo 3 zaemra me intervale prej 2 apo 3 orë.

Kariesi

Bakteret të cilat shkaktojnë kariesin, nuk ndodhen tek fëmija që i mungojnë dhëmbët. Në momentin kur fëmijës i dalin dhëmbët, këto baktere do të barten nga prindi apo motra/vëllai. Si shembull, kjo mund të ndodhë kur nëna përdor lugën e njëjtë apo si shprehi fut në gojë biberonin e fëmijës për ta pastruar. Këto shprehi duhet të eliminohen, në mënyrë që fëmija të mos arrijë ‘kolonizimin’ e baktereve në fazën e hershme.

Biberoni

Pijet me përmbajtje sheqeri nuk janë aspak të preferuara (2dl lëng përmbajnë afër 4 kokrra sheqer). Pijet me përbërje sheqeri, po ashtu ndikojnë në procesin e demineralizimit (shndërrimi i sheqerit në acid dhe prishja e dhëmbit), pasi që lëngu gjithnjë pihet më ngadalë dhe në kohë më të gjatë.

Kjo do të thotë që dhëmbët do të përballen me shumë dëmtime dhe në periudhë më të gjatë kohore. Lëngjet e frutave mund të konsumohen, mirëpo, preferohen bashkë me zemrën apo ushqimet kryesore gjatë ditës. Pijet në shishen e biberonit që kanë përbërje të sheqerit duhet gjithsesi të eliminohen gjatë natës. Pështyma është në fazë pasive dhe si pasojë nuk do të ketë mundësi të mirëfilltë të arrihet procesi i remineralizimit.

Keksët

Keksët si p.sh. “plazmat” që konsumohen mjaft shumë tek ne, kanë përbërje të madhe të sheqerit po ashtu dhe konsistencë ngjitëse. Si kompensim të keksëve mund të përdoren keksët natyralë të grurit që nuk përmbajnë sheqer apo “corn flakes” me jogurt bashkë me ndonjë pemë.

Frutat

Një racion i lehtë mund të përbëhet me ndonjë frutë, mirëpo, frutat përmbajnë fruktozë dhe acidi që formohet mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët, prandaj edhe pemët duhet të konsumohen me kujdes gjatë kohës së ushqimit të rregullt.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat, bonbonet apo karamelet duhet të konsumohen vetëm në raste “festive” dhe mund të caktohet një ditë në javë që do të jetë më festive dhe fëmija mund të konsumojë ëmbëlsirat vetëm gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë fëmija do të fitojë shprehi të mirë dhe të jetë më i disiplinuar.

Pastrimi

Pastrimi i dhëmbëve është tejet i rëndësishëm dhe duhet të fillojë nga faza kur dhëmbi i parë erupton dhe në këtë fazë është me rëndësi që fëmija të fitojë shprehinë. Më pas, pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet rregullisht, në mbrëmje dhe në mëngjes. Fëmijës duhet t’i ofrohet ndihmë për pastrimin e dhëmbëve deri në moshën 12-vjeçare.

Furça duhet të jetë e vogël dhe e butë. Pasta, e fluorizuar! Gjatë pastrimit të dhëmbëve duhet përdorur pastë e fluorizuar. Furnizimi i fluorit nga pasta është një ndër masat më të preferuara për parandalimin e kariesit. Thithja e shpeshtë e biberonit mashtrues mund të ketë pasoja në zhvillimin e nofullave dhe renditjen e dhëmbëve.

Kjo shprehi duhet të eliminohet para se të dalin dhëmbët e përhershëm, por sigurisht që edhe më herët. Përdorimi i biberonit mashtrues duhet të kufizohet sa më shumë. Biberoni assesi nuk duhet të ngjyhet me sheqer, mjaltë apo gjëra të ngjashme me përbërje sheqeri.

Vizitat mjekësore

Nga dalja e dhëmbit të parë tek fëmija, prindi mund ta vizitojë te stomatologu për t’u këshilluar rreth masave parandaluese dhe përkujdesjes së dhëmbëve te fëmijët. Rreth moshës 3-vjeçare fëmija është i gatshëm për vizitën e parë tek stomatologu. Kjo vizitë duhet të jetë e qetë dhe relaksuese në mënyrë që fëmija të fitojë mendim pozitiv për vizitat e ardhshme. Në këtë vizitë përfshihen prezantimi i karriges së stomatologut dhe instrumentet të cilat i përdor ai.

Duhet pasur parasysh që, fëmija, assesi nuk duhet të detyrohet të bëjë një ndërhyrje pa dëshirën e tij, pasi që kjo do të ketë ndikim direkt dhe negativ në vizitat e ardhshme dhe më pas ndikim negativ edhe në shëndetin oral tek fëmija.

Masat parandaluese janë tejet të rëndësishme dhe duhet të ndërmerren në fazat e hershme. Prindi është ai, i cili mban përgjegjësinë dhe ia përcjell shprehitë e përditshme fëmijës, prandaj çdo masë preventive duhet të ndërmerret me kohë në mënyrë që të eliminohen faktorët të cilët shkaktojnë kariesin e hershëm tek fëmija.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:36

Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?

Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.

Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?

Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.
Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.
Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.

Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
Larja e dhembeve Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
Filli dentarFilli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.

Cfare mund te beni tjeter?
Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.

Disa pika te tjera te rendesishme
-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:36

Marihuana i dëmshëm për dhëmbët

Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza. Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit. Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973. Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës. Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:37

Për të mirën e dhëmbëve tuaj harroni këto shprehi

1. Duhanin
(pirjen e duhanit).
Përveç se humb ngjyrën e
dhëmbëve dhe shkakton erë të
keqe nga goja, duhan pirësit
janë në rrezik potencial nga
kanceri i gojës, dëmtimi i
gingivës (mishit) së dhëmbëve,
sëmundjet periodontale dhe
humbja e dhëmbëve.

2. Mos i përdorni dhëmbët si
mjet për gjëra tjera përveç
përtypjes së ushqimit.

3. Mos i shtrëngoni dhe kërcitni
dhëmbët kur jeni nervoz apo
gjatë fjetjes sepse kjo do të ju
shkaktoj probleme të dukshme në
të ardhmen.

4. Mos përdorni shumë sheqer,
keni kujdes se çka pini dhe me
çka ushqeheni.

5. S’keni kohë të pastroni
dhëmbët? Koha e humbur për
pastrimin/larjen e dhëmbëve ju
kushton më pak se problemet
fizike,sociale dhe financiare të
cilat ju shkakton prishja dhe
dhimbja e dhëmbit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:37

Si te kujedeseni per Dhembet e Femiut?

Kur do i dalin dhembët fëmiut tim?
Secila foshnje është ndryshe nga tjetra, dhe dhëmbët fillojnë të
dalin në moshën 4 deri 7 mujore të fëmiut. Fëmiu juaj ndoshta jargësit
më shumë kur hyn në muajin e katërt. Dhëmbët e parë që dalin zakonisht
janë dy dhëmbët e përparmë të poshtëm.
Dhëmbët e shëndetshëm janë të rëndësishëm për shëndetin e
përgjithshëm të foshnjës. Dhëmbët i ndihmojnë foshnjës të përtyp
ushqimin dhe të formoj fjali dhe zëra kur flet. Ata gjithashtu ndikojnë
në mënyrën e rritjes (zhvillimit) të nofullës së foshnjës.



Çka duhet të bëj t’i
ndihmoj fëmiut që po i dalin dhëmbët?


Dalja e dhëmbëve zakonisht është pa dhembje por
nganjëher i bënë disa foshnje të parehatshme dhe të bezdisshëm. Jo mund
ti ndihmoni foshnjës tuaj nëse i jepni rreth gome të butë apo shtupe për
të përtypur. Xhelet që ndihmojnë për dhëmbëzim duhet të përdoren me
kujdes të shtuar për shkak se përdorimi i tepërt nuk është i mirë për
foshnjën.
Dhëmbëzimi (Dalja e dhëmbëve) nuk shkakton temperaturë (ethe). Nëse
foshnja ka temperature ju duhet të konsultoheni me mjekun.
Rreth ushqimit me gji, shishe dhe shishe me sqep?


Ushqimi me gji është i mirë për dhëmbët e foshnjës.
Nëse i jepni shishen foshnjës gjithnjë mbaje foshnjën në krahë kur e
ushqeni atë. Mos e harro shishen në krevatin e fëmiut. Mos e mbush
shishen me ndonjë lëng.
Foshnja juaj mund të filloj të përdor shishe (gote, filxhan) me sqep
kur ai apo ajo të ketë mbushur 6 muaj. Mos i jep shishen fëmiut kur ai
apo ajo ti ketë mbushur një vit. Mos e lejo që fëmiu të ece poshtë e
lartë me shishe me sqep veç nëse është e mbushur me ujë. Mos i jep
fëmiut tuaj shishe me sqep të mbushur me qumësht apo lëng kur është në
krevat fëmijësh.
Pasi fëmiu juaj t’i ketë mbushur një vit jepi ati/asaj vetëm ujë apo
qumësht në mes të ushqimeve në vend të pijeve tjera. Jepni foshnjës tuaj
lëngje apo qumësht aromatik (sikur produktet e qumështit të ëmbëlsuara)
vetëm me ushqim. Lëngjet dhe qumështi aromatik kanë shumë sheqer.
Kur duhet të filloj ti pastroj dhëmbët e foshnjës?


Fillo pastrimin e dhëmbëve të fëmiut menjëher pasi
të jen dal dhëmbët e parë dhe bëje dy herë në ditë. Përderisa fëmiu juaj
ti ket mbushur një vit ju mund të përdoreni një shtupë apo fashë të
lagur për t’i pastruar dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të foshnjës. Kur
fëmiu ti ketë mbushur një vit e deri në 18 muaj ju duhet të filloni të
përdoroni furçë dhëmbësh të butë dhe pastë dhëmbësh pa florid. (Ky lloj i
pastës se dhëmbëve është i sigurt nëse fëmiu e përpin).
Kur duhet të dërgoj fëmiun te dentisti?


Sigurohu të dërgosh fëmiun te dentisti në
përvjetorin e ti/saj të parë, veçanërisht nëse ekziston rrëziku për
kavitete apo probleme tjera me dhëmbët e ti/saj. Më mirë do të ishte për
fëmiun tuaj që të vizitoj dentistin para se ai/ajo të ket ndonjë
problem me dhëmbë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:37

Pesë këshilla për dhëmbë të shëndetshëm

Revista “People” bën me dije pesë këshillat “e arta” për një shëndet
të mirë të dhëmbëve. Ja cilat janë ato:




1.Shmangni ëmbëlsirat! Shumë sheqer mund të shkaktojë dëmtimin të
dhëmbëve, zverdhjen e dhëmbëve dhe probleme të tjera. Plus, më shumë se
një privilegj të rastit është e keqe për ju në të gjitha mënyrat.
2.
Lani dhëmbët në mëngjes dhe në darkë. Dentisti ju tregon për të bërë
atë për një arsye! Është e rëndësishme për pastrimin e gurzave një herë
në mëngjes dhe një herë para se të shkoni në shtrat.
3. Mos pini
duhan! Ne e kuptojmë këtë, është e vështirë për shumë prej nesh, por
është e rëndësishme për dhëmbët tuaj dhe e rëndësishme për trupin tuaj.
Ajo mund të jetë e vështirë të largohet, por shpërblimi është me më
shumë vlerë.
4. Mundohuni që të minimizojnë konsumin e kafesë. Ne
nuk po ju sugjerojmë që të mos pini kafenë e përditshme, vetëm
këshillojmë që për hir të dhëmbëve tuaj të mos e tejkaloni këtë masë.
5.
Pastroni dhëmbët me pe! Shpesh herë copa të vogla të ushqimit janë të
bllokuar në mes dhëmbëve tuaj dhe nuk mund të menaxhohen me furçën e
dhëmbëve. Mënyra më e mirë është ti pastroni dhëmbët me pe të mirë
dentare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:38

Rregullat gjatë pastrimit të dhëmbëve

Mënyra më e mirë dhe e pazëvendësueshme për higjienën oralë
është pastrimi mekanik i dhëmbëve më anë të brushës!
Prof.
Ass. Dr. Agim B. Begzati

Për mirëmbajtje të mirë dhe korrekte është e domosdoshme që t'u
përmbahemi disa rregullave:
1. Pastrimi i dhëmbëve
• pas çdo shujte (2 deri 3 herë në ditë),
• çdo herë dhe menjëherë pas konsumimit të ëmbëlsirave
• gjithsesi çdo herë para gjumit
• e pastrimit, së paku 2 minuta

2. Zgjedhja e brushës me kokë të vogël dhe fije
sintetike.
3. Gjithmonë përdoreni pastën me fluor dhe mos e
shpërlani gojën pas pastrimit.
4. Ndërroni brushën tuaj çdo 3 deri katër muaj.
5. Nuk ka brushë familjare! Çdo anëtarë i familjes
duhet ta ketë brushën e vet.
Nëse nuk keni brushë apo pastë, shpërlani gojën me ujë apo çamçakëz
pa sheqer (sugar-free). Një copë djathë është po ashtu e mirë pas
ushqimit, meqë ka rol mbrojtës (por kjo nuk është zëvendësim për
pastrimin e dhëmbëve!). Për fëmijët nën moshën 6­vjeçare, ekzistojnë
pasta të veçanta për fëmijë me më pak fluor. Nga mosha 6-vjeçare e
tutje, duhet përdorur pasta normale për të rritur me fluor.
Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre që t'i pastrojnë dhëmbët
rregullisht.
Teknika e pastrimit të dhëmbëve
Janë disa metoda (teknika) për pastrimin e dhëmbëve, por varet se
cilat i preferojnë dhe i propozojnë autorët e ndryshëm.
Metoda sipas Stilmanit konsiston në vendosje të brushës në kënd prej 45°
në qafën e dhëmbit 2 mm mbi gingivë, në mënyrë që të bëhet edhe masazhi
i gingivës, ndërsa autori Bass preferon që fijet e brushës të vendosen
edhe në sulkusin gingival dhe në hapësirën interdentale, por pa presion.
Më pastaj bëhen lëvizje të lehta poshtë-lart (për nofullën e poshtme)
ose lartë-poshtë (për nofullën e sipërme). Sipërfaqja kafshuese
pastrohet në atë mënyrë që brusha vendoset në kënd të drejtë me
sipërfaqen e dhëmbëve, kështu që pastrimi i tyre të bëhet me lëvizje
prapa-para. Duhet theksuar se çdo pjesë e vargut të dhëmbëve duhet të
pastrohet së paku 10-15 sekonda, ndërsa e gjithë procedura e pastrimit
të dhëmbëve të zgjasë 2 deri 3 minuta.
Këshilla për Dhëmbë Stillman
Brushat për dhëmbë

Funksioni kryesor i brushës së dhëmbëve është mënjanimi mekanik i
materieve të ndryshme nga sipërfaqet e dhëmbëve: depozitimeve të buta,
mbetjeve të ushqimit, baktereve. Në këtë mënyrë pengohet formimi i
pllakut dental, si faktor kryesor për shkaktimin e kariesit dhe të
parodontopatisë.
Gjatë zgjedhjes së brushës duhet të merren parasysh këto veti:
Madhësia - varet prej moshës dhe madhësisë së gojës, dhe
nënkuptohet se te fëmijët e vegjël preferohen brushat që e kanë kokën e
vogël. Preferohet që koka e brushës të mos jetë më e madhe se 3 cm.
Këshilla për Dhëmbë Brusha
Cilësia e fijeve. - Brushat mund të jenë të ndërtuara nga
fijet natyrore dhe sintetike. Fijet natyrore nuk preferohen për shkak të
mundësisë së grumbullimit të baktereve në kanalin e tyre, po ashtu
sipërfaqen e jashtme dhe majën nuk e kanë të lëmuar. Për pastrim të
dhëmbëve janë më të preferuara brushat, që janë të ndërtuara nga fijet
sintetike, ndërsa maja e fijes është e rrumbullakësuar dhe e lëmuar.
Te fëmijët që posa fillojnë t'i pastrojnë dhëmbët, preferohet që të
përdoret brusha me fije tejet të buta.
Funksionaliteti. - Brushën pas përdorimit duhet pastruar
mirë dhe duhet mbrojtur nga kontaminimi dhe pluhuri. Para përdorimit
brusha duhet të jetë e tharë, për këtë arsye është mirë që të përdoren
dy-tri brusha sipas renditjes. Nëse dyshohet që brusha juaj është
përdorur nga dikush tjetër, hidheni atë, nëse brushës i bien fijet,
gjithashtu duhet ndërruar. Mos e përdorni brushën më shumë se dy-tre
muaj.
Brusha elektrike
Preferohet për pastrimin e dhëmbëve te fëmijët me dëmtime të sistemit
motorik të ekstremiteteve të sipërme. Karakteristikat e brushës
elektrike:
1. Brusha elektrike nuk pastron më shpejt se ajo e dorës.
2. Gjatë pastrimit të sipërfaqeve të jashtme të dhëmbëve duhet bërë
lëvizje të vogla rrethore.
3. I rrituri që mëson fëmijën e paaftë ose ndonjë të rritur me dëmtime
të sistemit motorik, mund ta bëjë këtë më së miri me brushë elektrike.
Rrëmojësja dhe peri dental
Rrëmojësja përdoret për t'i larguar pjesët e mbetura të ushqimit
ndërmjet dhëmbëve. Ajo i pastron ato hapësira ku brusha nuk mund të
hyjë, në mënyrë që të largohen depozitimet e buta.
Te fëmijët e vegjël nuk preferohet, pasi që gjatë manipulimit të
pakujdesshëm të saj, mund të lëndohen.
Për moshat më të rritura preferohet edhe përdorimi i perit dental, i
cili kërkon kohë dhe mundim më të madh për të mësuar përdorimin e tij.
Preferohet që të përdoret një herë në ditë (në mbrëmje), kur të
pastrohen dhëmbët para gjumit.
■ Merret rreth 50 deri 80 cm të perit dental.
■ Në fillim mund të ketë gjakderdhje dhe pak dhimbje. Por pas disa
javëve ndalen gjakderdhja dhe dhimbja.
Këshilla për Dhëmbë Peri
A ka ndonjë përjashtim kur nuk duhet pastruar dhëmbët menjëherë
pas ushqimit?

Pas konsumimit të pemëve që përmbajnë acid (p.sh. portokaj, kivi,
mollë) ose sallata me uthull, nuk preferohet larja e menjëhershme e
dhëmbëve pas ngrënies, për arsye se acidi i shtresuar në sipërfaqe të
smaltit, gjatë fërkimit të brushës në sipërfaqe të dhëmbit, shkakton
demineraliziminn e tij. Në këto raste, më mirë është që të shpërlahet
goja me ujë dhe të pritet 30 minuta dhe pastaj mund të pastrohen dhëmbët
me brushë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:38

Të u japni fëmijëve tableta fluori

Flori në shumë mënyra parandalon karijesin: Karijesi
paraqet demineralizim (humbje të mineraleve) të indit dhëmbor.Flori jo
vetëm që e parandalon demineralizimin, por edhe aktivizon
remineralizimin (deponim i mineraleve të reja në dhëmbë). Kjo do të
thotë se karijesi në stadin më fillestar mund të shërohet dhe me
aplikacion të florit.

Flori e bën dhëmbin më të fortë dhe rezistent ndaj bakterjeve.
Bakterjet
shkatrrojnë dhëmbin në atë mënyrë duke zbërthyer karbohidratet
(sheqernat) dhe duke rritur vlerat e acideve të ndryshme në gojë, sjell
deri te demineralizimi i indit dhëmbor.

Si dhe sa duhet të jepet Flori: Flori
normal gjendet në ujin e pijshëm, dhe në ato vende ku koncentrimi i
florit është mbi 0,7 mg/l nuk është e nevojshme fluorizimi i ujit, ku
në këtë mënyrë do të kishim reduktim të karijesit prej 50-60 %.
Mënyra më e mirë për dhënien e florit fëmijëve është ajo me tableta. Në këtë mënyrë karijesi reduktohet 80 %.

Organizata botërore për shëndetësi jep këto vlera dozimi për fëmijë:






Konc.
i fluorit në ujin e pijshëm

Doza ditore fluorit (mg) në
fëmijë 6 muajsh -2 vjet.

Doza ditore fluorit (mg) në
fëmijë 2-4 vjet.

Doza ditore fluorit (mg) në fëmijë
4-16 vjet.

Më pak se 0,3 mg/l

0,25

0,5

1,0

0,3-0,7mg/l

0

0,25

0,5

mbi 0,7 mg/l

0

0

0

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:39

Shërimi i dhëmbit

Çfarë të veprojmë kur kemi dhimbje: Natyrisht, të shkoni te dentisti, ose të merrni disa tableta kundër dhimbjeve, prap disa tableta deri atë ditë kur dhimbjet bëhen të padurueshme.

Po pse dhemb dhëmbi? Edhe atë pse natën: Për pyetjen e parë përgjegja: Karijesi depërton thellë në dhëmb deri sa të arrijë në dhomën pulpare ku është i vendosur nervi.
Në pyetjen e dytë përgjegja do të ishte se dhimbja është presioni në fijet nervore, që gjatë natës kur trupi është në qetësi dhe në regjionin e sëmurë vjen më shumë gjak duke rritur presionin mbi nerva.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:39

Hapat e para me protezë totale

Gjatë dorëzimit dhe vënjes së protezës së re dhe përdorimit të saj fillon faza më kryesore – Korekcioni i protezës , e cila siguron që proteza t’i përmbush të gjitha faktorët dhe kërkesat për të cilën dhe është bërë.
Është me rëndësi të ceket se: pacienti duhet të mësohet me një trup të
huaj, kurse stomatologu duhet të elimonojë të gjitha elementet të cilat
shkaktojnë dhimbje, stabilitetin e protezës me dhëmbët tjerë,
stabilitetin e vet protezës etj.

Pacienti
në ditët e para kalon në fazën e adaptimit me trupin e huaj, çka do të
thotë mësimi i të folurit dhe përtypjes dhe shumë funksione të tjera që
me mungesë të dhëmbëve ka harruar t’i përdorë ose i ka bërë gabim. Kjo
kohë e adaptimit ka sukses kur me rregull ose disa here për ditë vjen
për korekcion.

Intenzitetin
e cakton stomatologu, kurse pacienti asaj duhet t’i përmbahet. Dhimbjet
e mishrave të dhëmbëve të cilat paraqiten ditëve të para gjatë mbajtjes
së protezës, dhe dhimbjet e pakta të dhëmbëve tjerë tek protezat
parciale, evitohen me korekcione të vogla të cilat bëhen në ordinance,
dhe një here ju përkujtojmë se korekcionet e rregullta nuk do t’ u bëjnë
që protezën t’ e mbani në gotë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:39

Higjiena e protezës totale

Proteza pavarësisht se prej çfarë rrethanave në gojë dhe prej çfarë materiali është i punuar, mundëson që çdo pacient të ketë higjienë perfekte në gojë.
Rregull e parë dhe themelore është se pas çdo ngrënje protezën duhet pastruar me furrçë. Si mjet për pastrim duhet të përdoret sapun me PH të lehtë. Pastën për dhëmbë nuk duhet ta përdorni për pastrimin e protezës. Disa substanca të pastës ua prishin shkëlqimin e protezës, çka vjen deri te dëmtimet e thella, prishje të shpejtë dhe plasje të protezës.
Për heqjen e gurëzave dhe grumbullimeve tjera të forta duhet të bëhen në laborator me përpunim mekanik dhe preparate kimike.
Kur nuk e mbani protezën në gojë ajo duhet të mbahet në ujë dhe në të mund të vendoset ndonjë tabletë për pastrim të protezës. Për vendosje pastaj ajo duhet të shplahet mire me ujë. Mbajtja e protezës në të thatë zvoglon afatin e përdorimit dhe vjen deri te tharja e materialit prej të cilës është bërë proteza.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:40

Disa këshilla për dhëmbë

Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën.
Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla.


Fluori: Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për milion). Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emalin. Pasta dhëmbësh me një aftësi të tillë janë p.sh. Dentosal apo Euro Shopper. Pasta dhëmbësh me aftësi të keqe janë p.sh. Vademecum dhe Stomatol. Dy lloje fluori mund të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja mbrojnë dhëmbët ndaj gërryerjeve por lloji i parë mbron pak më mirë. Që fluori të japë efektin më të madh në gojë duhet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, pas ngrënies së mëngjesit dhe pas ngrënies së darkës.


Larja e dhëmbëve: Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën. Disa mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens Nyheter”.


Kërcitja e dhëmbëve: Kush kërcet dhëmbët në gjumë është duke bluar një problem – qoftë mekanik apo shpirtëror. Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali doli se më tepër se 8% të të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e bashkëshortit në prehjen e natës.


Pse është e rëndësishme higjiena :Dhëmbë të pastër dhe një furçe e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Sipas lidhjes amerikane të dentistëve dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes.


Rritja e dhëmbëve në laborator: Shkencëtarët kanë përdor me sukses teknikat inxhinierike të indeve për të rritur dhëmbë pothuajse në formën e plotë në kafshë. Ata besojnë se ky zbulim i madh do të mund të çonte drejt krijimit të dhëmbëve surrogatë biologjikë që do të zëvendësonin dhëmbët e njeriut. Dr Pamela Yelick është e mendimit se një ditë do të bëhet e mundur rritja e dhëmbëve të njeriut në madhësinë dhe formën e dëshiruar të cilët do të zënin vend në nofull posi dhëmbët natyrorë. Ajo parashikon se brenda 5 vjetëve, do të marrim vesh me saktësi nëse qelizat zanafillëse të dhëmbëve mund të manipulohen për të bioinxhinieruar dhëmbët. Pastaj për të mbërritur në krijimin e dhëmbëve të njeriut do të duheshin edhe 5 deri 10 vjet të tjera.


Pse duhet përdorur Koenzima Q 10: Koenzima Q10 (ubiquinone) bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Ajo është një lëndë – mund të jetë vitaminë ose e ngjashme me të që është e pranishme në çdo qelizë të trupit të njeriut që përveç të tjerash mundëson qelizat të marrin frymë. Trupi i njerëzve që merren me punë që kërkojnë lëvizje të shpeshta apo shtrydhje koke ka një nevojë më të madhe për koenzimën Q10, sidomos ata që i kanë kaluar të 35 vjetët. Por njerëzit që ndjehen të shëndetshëm nuk kanë përse të marrin ekstra Q10. Në të vërtetë Q10-ta është pranishme në sasi të vogla në një numër të madh ushqimesh por përqendrimin më të madh e gjejmë në organet mishtore si zemra, mëlçia dhe veshkat por edhe në tule, vaj luledielli, sardele, skumbri, kikirikë. 450 gram sardele, po ashtu si 900 gram tul, po ashtu si 1 kg e 350 g kikirikë japin 30 mg koenzimë Q10 (CoQ10).


Kërcitja e dhëmbëve, sjell dhimbjen e kokës: Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë. Sipas kirurgut të nofullave Ralf-Schön të Universitetit të Freiburg-ut vetëm 15% e të prekurve ndjejnë dhimbje, të cilat mund të jenë tepër të mëdha. Kjo është e kuptueshme pasi hulumtimet kanë treguar se fazat e shtrëngimit të nofullave mund të zgjasin deri në 45 minuta dhe mund të jetë disa herë më i madh se shtrëngimi i zakonshëm I nofullave gjatë mbllaçitjes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:40

Dhëmbët e qumështit

Në saje të dhëmbëve të qumështit, fëmijët arrijnë të hanë ushqime të forta e të përtypen, çka favorizon zhvillimin e nofullave. Por, këta dhëmbë të fillimit, pra të qumështit, duhet që një ditë të zëvendësohen dhe dhëmbi përfundimtar del poshtë tij.
Pak nga pak ai prish rrënjën e dhëmbit të qumështit, i cili më së fundi bie.
Në fakt, dhëmbët përfundimtarë në gojën e njeriut bëhen dhe marrin formë rreth moshës 12 vjeçare. Dhëmbët e qumështit fillojnë të bien rreth moshës 6 vjeçare. Duhet ditur se fëmijët nuk i humbin këta lloj dhëmbësh në të njëjtën kohë, pasi disa prej tyre e kanë kulmin e rritjes më herët se të tjerët.
Sidoqoftë, në rast vonese në më shumë se 6 muaj, është mirë të konsultoheni tek dentisti, i cili i bën kontroll dhëmbëve përmes dhe një radiografie.
Të ruash për një kohë më të gjatë një dhëmb qumështi nuk ka rrezik në qoftë se dhëmbët e tjerë janë të vendosur mirë në nofull, pra në dhëmbët e qumështit.
Një dalje e vonshme e dhëmbit mund të shpjegohet në disa mënyra. Nganjëherë fillesa e tij është shumë e thellë. Ai ngjitet me ngadalë drejt sipërfaqes dhe e shpërthen më ngadalë rrënjën e dhëmbit të qumështit, pra i duhet më shumë kohë për ta hedhur atë. Por, ai mund të jetë jo në vendin e duhur dhe nuk e prish rrënjën e dhëmbit të qumështit.
Kështu dhëmbi i qumështit rri në vend, ndërkohë që dhëmbi tjetër përfundimtar shfaqet, duke u shtyrë përpara ose mbrapa. Por në këtë rast duhet hequr dhëmbi i qumështit për t’i lënë vendin dhëmbit që do të mbetet përfundimisht në gojë. Edhe dhëmbi prerës, “canine” mund të mbetet gjithashtu i ngulur në kockën e nofullës.
Cilat janë shkaqet? Ndoshta një aks i keq i pozicionimit të dhëmbëve apo të mungesës së vendit. Në këto raste duhet ndërhyrje kirurgjikale dhe ortodoncia (mbajtja e protezës).
Dhëmbët e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Por a duhet ta heqim një dhëmb qumështi para se ai të bjerë vetë? Jo. Duke e tërhequr, ne rrezikojmë ta këpusim rrënjën e dhëmbit dhe t’i bëjmë keq fëmijës. Në fakt, fëmija mund ta shtyjë dhëmbin me gjuhë. Nëse dhëmbi e shqetëson, ai duhet të shkojë tek dentisti.
Dhëmbët “incisivë”, (prerës), bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine” (të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare, ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare. Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbët e tjerë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:40

Stomatitet

Stomatitet janë inflamacione të mukozës së gojës ndersa gjingjiviti ështe inflamacion vetëm i mishrave të dhëmbeve.
Stomatitet shkatohen nga mikrobë virulentë që hyjnë në gojë nga jashtë ose me anën e gjakut, ose mikrobe saprofitë që gjenden zakonisht në kavitetin e gojes dhe që virulentohen si pasoje e dobësimit të mekanizmave mbrojtës të organizmit. Këto mikrobë janë zakonisht streptokoket. Këto infeksione favorizohen nga disa faktorë lokalë dhe te pergjithshem si;
-dëmtimi mekanik i mukozës (tartar, trauma gjatë përtypjes, proteza, etj.),
-lëndë antiseptike irituese,
-ndryshimi të flores bakteriale nga përdorimi i antibiotikeve,
-çrregullime te daljes së dhëmbëve të syrit,
-sëmundje infektive,
-avitaminoza B, PP, C, çrregullime endokrine,
-sëmundje të gjakut, të metabolizmit, sëmundje kronike dobësuese dhe intoksikime ekzogjene, medikamentoze, profesionale, aksidentale (ar, zhivë, etj.).
Diagnoza shpesh është e vështirë për arësye të ndryshme. Së pari duhet të kërkohen lezionet mukoze karakteristike për semundjet e ndryshme: eritemë e thjeshtë ; eritema me erozione; eritemë me hemoragji difuze; ulçerime; vezikula; afta; gangrenë.



Stomatiti vezikular
Herpesi viral që lokalizohet kryesisht në buzë, disa herë edhe në gjingjivat shoqërohet nga shenjat e përgjithshme të infeksionit akut (pneumonia, menengiti, gripi, semundjet e të ftohurit, etj.).
Ne mukoze formohen fshikëza të vogla me lëng seroz që çahen dhe bashkohen në formë ulçerimi të mbuluar me kore.
Mjekohet me antibiotikë dhe shpëlarje, gjithashtu rekomandohet marrja e vitaminës B1.



Stomatiti aftoz
Afta është një vezikulë e mbushur me një lëng të bardhë që, pas çarjes, ulçerohet me një fund ngjyre gri.
Simptomat janë: dhëmbje djegëse, shumë të bezdisshme; zakonisht formohen 1-2 afte, që lokalizohen në fornikset gjingjivale. Vazhdojne 5-6 dite. Dalin prapë në të njejtin vend pas disa muajsh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:40

Çfarë është higjiena e mirë orale?

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila nuhat shëndetshëm.

Kjo do të thotë:

• Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa copëza ushqimi.

• Gingivat janë ngjyrë karafili dhe nuk dhëmbin ose gjakosin kur ju i pastroni me brushë ose me pe për pastrim të dhëmbëve.

• Era e keqe nuk është ndonjë problem konstant.

Nëse gingiva juaj (mishi rreth dhëmbëve) dhemb ose gjakon përderisa ju i pastroni dhëmbët me brushë ose me pe për dhëmbë, por edhe nëse keni një erë të rëndë të vazhdueshme në gojë, vizitoni dentistin tuaj. Ai mund t’ju ndihmojë për të mësuar metoda të mira orale dhe të nxjerrë në pah zonat e gojës tuaj, të cilat mund të kenë nevojë për një ekstra kujdes gjatë pastrimit.

Si praktikohet higjiena e mirë orale?

Të mbash një higjienë të mirë orale është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i bëni për dhëmbët dhe gingivat e juaja. Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, ata ju mundësojnë të hani dhe flisni ashtu si duhet. Një shëndet i mirë oral është i shëndetshëm edhe për mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Kujdesi i përditshëm preventiv, që përfshin pastrimin e nevojshëm me brushë dhe penj, do të ju ndihmojë t’i ndërpritni problemet para se ata të zhvillohen dhe është më pak e vështirë, më pak e shtrenjtë dhe më pak shqetësuese se sa mjekimi i gjendjeve pasi ata të lejohen të përkeqësohen në gojën tuaj.

Krahas vizitës së rregullt që duhet t’i bëni dentistit tuaj, ja edhe disa hapa të thjeshtë të cilët të gjithë duhet t’i ndjekin për një ulje të dukshme të rrezikut nga prishja e dhëmbëve, sëmundjet e gingivave dhe problemet tjera dentale. Këta hapa përfshijnë:

• Pastrimi i tërësishëm me brushë dy herë në ditë dhe pastrimi me pe për dhëmbë çdo ditë

• Ngrënia e ushqimit të balancuar dhe një ndarje e sasive mes ushqimeve

• Përdorimi i produkteve dentale që përmbajnë fluor, përfshirë edhe pastat e dhëmbëve

• Shpëlarja me gargara që përmbajnë fluorure, nëse mjeku ju thotë po ashtu

• Sigurohuni që fëmija juaj, nën 12 vjet, të pijë ujë të fluoruar ose të merr shtesa nëse jetoni në zona jo të pasura me fluor.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:41

Brushë të rregullt apo elektrike?

A janë dhëmbët ë tuaja të pastër? Ndjej dhëmbët më gjuhë. Gjuha duhet të rrëshqas nëpër dhëmbë dhe dhëmbët të ndihen të lëmuar. Në qoftë së sipërfaqja ë dhëmbëve ndihet e ashpër, do të thotë që dhëmbët kanë akoma nevojë të pastrohen.Brushë e mirë konsiderohet ajo brushë që e ka “kokën” e vogël. E butë, për të mos dëmtuar gingivën dhe e vogël, për të mundësuar pastrimin në të gjitha sipërfaqet. Një brushë elektrikë duhet po ashtu ta këtë kokën e brushës të vogël, brusha punon me lëvizje të shpejta dhe të rrumbullakëta.Brusha ë rregullt rekomandohet të gjithë pacientëve, por duhet pasur parasysh së kërkon metodë të mirëfilltë. Brusha e rregullt duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe me fije shumë të buta. Nuk do të thotë se brusha më e shtrenjtë dhe me pamje të avancuar duhet të jetë më e mira.Brusha elektorike rekomandohet për pacientë të cilët nuk mund ta bëjnë një pastrim optimal, poashtu tek pacientët të cilët i pastrojnë dhëmbët vrazhdë dhe dëmtojnë gingivën. Brusha elektrike kryen punën vetë, pacienti duhet vetëm ta përcjell brushën rreth vargut të dhëmbëve.Kjo rekomandohet dhe për fëmijët në pubertet, posaçërisht djemtë të cilët nuk janë aq të disiplinuar në pastrimin ë dhëmbëve në këtë moshë. Për këtë grup moshë, brusha elektrike e lehtëson pastrimin dhe në shumë raste motivon pastrimin ë dhëmbëve. Kjo mund të rekomandohet edhe për personat me aftësi të kufizuar, të cilët nuk kanë motorikë të zhvilluar.Brusha duhet të zëvendësohet shpesh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:41

Zbardhimi i Dhembeve

Koncepti i estetikes qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por sic duket kohet e fundit dhembet e bardhe te Hollywood’it kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem njerezit publik por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.

Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve:

1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)

Le t’i hedhim nje sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.

Çfare eshte zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem
Eshte nje proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.

Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve
Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :

* Kafja
* Çaji
* Kola Kola
* Cigarja
* Mosha
* Perplasje dhe trauma
* Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
* Perdorim i tepert i floridid
* Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
* Degjenerimi i nervave
* Mbushjet me amalgam

Kush mund t’i zbardhe dhembet
image013.gifPervec grave shtatzena mund ta bejne pothuajse te gjithe;varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve ne eshte apo jo i mundur nje process i tille. Zbardhja e dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. A eshte kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnje nga zbardhimet e dhembeve qe behen nen kujdesin stomatologut nuk eshte e demshme per dhembin dhe mishrat e dhembeve.




Si funksionon ky sistem
Xheli vendoset ne nje shtrese te posatshme per gojen tuaj. Komponentet aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh ndermjet nje procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetem zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posatshme per pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.

A ka ndonje efekt anesor
Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt tjeter eshte sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.

Sa kohe zgjat kjo terapi
Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.

Pas perfundimit te terapise sa permanent eshte ky zbardhim
Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur kemi njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne 6 muaj ta rinovoj terapine per 1-2 net.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:41

Si të lahen dhëmbët?

Këshilla për Dhëmbë K9al43

Armik i përbashkët i dhëmbit dhe gingivave është "pllak". Pllak është shtresë ngjitëse,pa ngjyrë e cila formohet ne sipërfaqen e dhëmbit.
Është shtresë ideale për zhvillimin e bakterjeve të cilat me toksinat e tyre veprojnë në dhëmbë dhe në gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati.

Larja e rregullt e dhëmbëve me furç largon “pllak”-un dhe mbeturinat e ushqimit nga ana e brendshme dhe jashtme e sipërfaqës së dhëmbit.
Fijet e furçës duhet të drejtohen nën këndin 45 shkallë në mishrat e dhëmbëve dhe të bëhen pak lëvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumë në një vend, e cila mundëson në mënyre të gjatë fijet e jashtme të largojnë “pllak“ brenda gingivës dhe ndërmjet dhëmbëve. Në secilin dhëmb të mbahet rreth 10 sekonda.

Këshilla për Dhëmbë 16axh8n


Me përdorimin e furçës pastrohen vetëm 3 anët e dhëmbit nga 5 sa janë.Për atë arsye dy anët (ndërmjet dhëmbëve) kërkojnë kujdes të veçant që të eliminohet grumbullimi I “pllak”- ës dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sëmundjet e gingivës fillojnë në këto vende,filli dentar (fije pambuku) duhet të përdoret çdo ditë.

Këshilla për Dhëmbë Fbjl82


Solucionet për shplarje është gjeja ideale si shtesë e furçës dhe fillit dentar.Ka rol të dyfisht - ngadalson zhillimin e ”pllak”-es dhe ndihmon për parandalimin e karijesit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:42

Gjatë shtatzënisë lani dhëmbët më shpesh

Komplikimet gjatë shtatzënësisë, për të cilat mjekët nuk kanë ndonjë shpjegim, janë të shpeshta. Shkencëtarët mendojnë se ato shkaktohen nga një higjienë jo e mirë e gojës, respektivisht nga bakteret të cilat jetojnë në zgavrën e gojës dhe të cilat, me anë të gjakut, mund të barten edhe te embrioni. Bakteret mund të shkaktojnë probleme serioze, duke përfshirë edhe lindjen e parakohshme, peshën e vogël në lindje, shtërzimet e parakohshme dhe infektimet e embrionit. Në rast të prerjeve dhe lëndimeve të tjera, bakteret hyjnë në gjak dhe shkojnë deri te mitra. Nëse keni problem me dhëmbë, mundohuni që, para se të mbeteni shtatzënë, t’i rregulloni të gjithë dhëmbët e prishur.
Nëna e ardhshme duhet që t’i lajë dhëmbët me rregull, përkundër faktit se larja e dhëmbëve mund të shkaktojë vjellje. Në një rast të tillë keni mundësi që ta ndërroni pastën e dhëmbëve. Gjatë shtatzënësisë, në organizmin e gruas vjen deri te paraqitja e ndryshimeve hormonale. Hormonet qarkullojnë në trup dhe me anë të gjakut edhe deri te mishi i dhëmbëve. Kjo mund ta rrisë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve në zgavrën e gojës. Kujdes të veçantë duhet treguar ndaj femrave të cilat edhe para shtatzënisë kanë pasur probleme me mish të dhëmbëve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:42

Si të kujdeseni për protezat tuaja!

Largimi i protezës së sipërme


Largimi i protezës së poshtme


Është shumë me rëndësi që të pastroni dhe kujdeseni çdo ditë për gojën dhe protezën tuaj, me qëllim që të duken estetike, të ndiheni rehat me to por edhe të jenë funksionale. Nuk është e mjaftueshme që protezën tuaj vetëm ta shpërlani në vrushkull uji apo ta futni në pastrues ujorë të protezave. Ju duhet ti pastroni protezat dhe gojën me brusha të buta dhe pasta të ndryshme dentare jo abrasive, por shumë lehtësisht, çdo herë
pas ushqimit.




- Mos i pastroni protezat në ujë të nxehtë; përdorni vetëm ujë
të vakët apo të ftohët kroni.
- Duhet të pastroni të gjitha sipërfaqet e protezës (mbrenda dhe
jashtë), me brushë të butë dhëmbësh dhe pasta joabrazive.



- Përderisa i pastroni keni kujdesë mos tju bien nga dora, për
këtë arsye vendosni një peshqir mbi lavaman me qëllim që
të amortizoj goditjen e protezës nëse rastësisht ju bie nga
dora (më së miri është që proteza të mbahet me gishtin e
madhë dhe atë tregues).

- Nëse proteza ka erë të keqe (kundërmon) atëher vendoseni
ate për 30 minuta në një nga shpërlarësit e gojës që ju
përshkruan stomatologu juaj apo në njërën nga këto tretje
ujore:
- Një gotë të mbushur ½ ujë dhe ½ uthull,
- 2 lugë të sodës së kuzhinës (bikarbona) në ½ gotë ujë
kroni,
- Një gotë ujë kroni të përzier me pastrues të ndryshëm protezash
në formë pluhuri apo tabletash
- Nëse keni kreshta shumë të atrofuara (harxhuara), apo edhe
nëse keni gojë të thatë atëher mund të përdorni edhe
adheziv të ndryshëm që ju përshkruan stomatologu juaj.
- Mundohuni që gjatë natës ti largoni nga goja, me qëllim që
indet mbështetëse të relaksohen (kjo i duhet gojës suaj).
- Nuk ju lejohet që ju vetë të mundoheni ti rregulloni protezat
tuaja, për këtë arsye duhet gjithsesi ta vizitoni stomatologun
tuaj.


Duhet ta vizitoni stomatologun tuaj:
- Për të gjitha seansat që stomatologu cakton për ju.
- Nëse keni pengesa (dhimbje, djegije, gojë të thatë,…) për
më tepër se një javë.
- Nëse protezat tuaja bëhen të shlira në gojë.
- Një herë në vit për kontrolla rutinore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:42

Si te heqesh njollat dhe ngjyren e verdhe nga dhembet tuaj?

Ngjyra e dhembeve mund te krijoj nje imazh jo te mire kur ti takon njerez te rinj. Gjithashtu mund te afektoje dhe besimin qe ke ne vetvete. Ngjyra e dhembeve mund te krijoj nje imazh jo te mire kur ti takon njerez te rinj. Gjithashtu mund te afektoje dhe besimin qe ke ne vetvete. Nqs. mund te ndyshoni menyren e te ushqyerit dhe te higjenes, ne kete menyre mundesia per te hequr ngjyren e verdhe dhe njollat nga dhembet tuaj eshte me e madhe. Pirja e duhanit dhe kafeja shkaktojne njolla ne dhembet tuaj. Hapi I . Bli sode buke per te hequr njollat. Laj dhembet me sode buke ne te njejten menyre sic do i laje me kolinoz, mund te besh nje miksim midis sodes se bukes dhe kolinozit . Nuk duhet shume per te hequr njollat, prandaj Nuk duhet ti ferkoni shume dhembet me furce mjafton te kaloni lehte furcen mga te gjitha anet e dhembeve Hapi II: Beni gargare gojes suaj dy here ne dite me hidrogjen dhe uje te oksigjenuar. Beni nje miksim midis ½ uje dhe ½ uje te oksigjenuar ne nje gote . Ju mund te perdorni 1-3 % uje te oksigjenuar, ku mund te blihet ne cdo farmaci. Uji i oksigjenuar vret te gjitha mikrobet ne goje , si dhe lufton kundra eres se keqe te gojes dhe njollave Hapi III: Cakto nje takim me dentistin tend te pakten cdo 6 muaj. Mbani dhembet tuaj te paster dhe pastroni dhembet nga mikrobet . Dentisti gjithashtu mund te heq edhe ato njolla qe krijojne dhembet. Hapi IV: Menjano ushqime dhe pije qe mund te shkaktojne njolla tek dhembet. Zakonisht ushqimet te cilet krijojne keto njolla jane: mustarda, kafeja, grejpfrut, vera, caji, manaferrat, etj. Nqs ju e perdorni shume cajin apo kafene ( athere kujdesuni qe mos te jene te nxehta shume) ne kete menyre nuk do te keni shume njolla Hapi V:Nqs doni te keni nje buzqeshje te bardhe, athere ju nuk duhet te pini me duhan. E di eshte shume e veshtire , por ndihmon ne shendetin tend si dhe ben te mudur qe dhembet te jene te bardhe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:43

Zbardhimi i dhëmbëve i dëmshëm për shëndetin

Londër, 7 nëntor - Dentistët paralajmërojnë se të rinjtë gjithnjë e më shumë po e vënë në rrezik shëndetin e tyre, duke përdorë zbardhimin e dhëmbëve në shtëpi me sodë bikarboni, hi dhe peroksid hidrogjeni.

Dentistët paralajmërojnë se këto metoda mund të shkrijnë smaltin, duke bërë dhëmbët të duken më të hollë se sa ishin, transmetojnë agjencitë.

Soda e shtëpisë është gërryese. Kështu që përdorimi i shpeshtë mund të shkatërrojë plotësisht smaltin dhe të zvogëlojë dhëmbin, duke rritur ndjeshmërinë.

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i recetave të zbardhimit nga interneti nuk është ide e mirë dhe mund të çojë në shkatërrimin total të dhëmbit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:43

Marihuana i dëmshëm për dhëmbët

Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza. Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit. Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973. Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës. Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:43

Dhembet e Pjekurise

Dhembet e pjekurise janë një aset i çmuar në gojë kur ata janë të shëndetshem dhe të pozicionuar siç duhet. Shpesh, megjithatë, ndodhim probleme gjate zhvillimit që kërkojnë heqjen e tyre. Kur nofulla nuk është e madhe e mjaftueshme për të akomoduar dhëmbët e pjekurise, ata mund të shfaqin shqetesime (mos mjaftueshmeria e vendit ose keqpozicionimi). Dhëmbët e pjekurise mund të rriten anash, të dalin vetëm pjesërisht nga mishi i dhembeve ose mbeten të bllokuar nën mishin e dhembeve dhe kockes.

Heqja e dhëmbëve te pjekurise rekomandohet në përgjithësi kur:

Dhembet e pjekurise kan dal pjeserisht. Kjo lë një hapje për bakteret për të hyrë rreth dhëmbit dhe do të shkaktojë një infeksion.Mund te rezultoje ne dhimbje, ënjtje, ngurtësi ne nofulla.

Gjithshtu dhëmbët e pjekurise mund të dëmtojnë dhëmbët ngjitur.

Një kist (torbe e mbushur me lengje ) mund te formohet , duke shkatërruar rreth strukturave të tilla si kockave ose rrënjëve te dhëmbit.

Pacientët duhet të pyesni dentistin e tyre për shëndetin dhe pozicionimin e dhëmbëve te pjekurise. Dentisti mund të bëjë një rekomandim për heqjen ose tju dërgoje nje dentisti kirurg për vlerësim të mëtejshëm te gojes te pacientit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:44

Si të mbani gojën e shëndetshme

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila nuhat shëndetshëm.

Të mbash një higjienë të mirë orale është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i bëni për dhëmbët dhe gingivat e juaja. Kjo do të thotë:

• Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa copëza ushqimi.
• Gingivat janë ngjyrë karafili dhe nuk dhëmbin ose gjakosin kur ju i pastroni me brushë ose me pe për pastrim të dhëmbëve.
• Era e keqe nuk është ndonjë problem konstant.

Nëse gingiva juaj (mishi rreth dhëmbëve) dhemb ose gjakon përderisa ju i pastroni dhëmbët me brushë ose me pe për dhëmbë, por edhe nëse keni një erë të rëndë të vazhdueshme në gojë, vizitoni dentistin tuaj.

Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, ata ju mundësojnë të hani dhe flisni ashtu si duhet. Një shëndet i mirë oral është i shëndetshëm edhe për mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Kujdesi i përditshëm preventiv, që përfshin pastrimin e nevojshëm me brushë dhe penj, do të ju ndihmojë t’i ndërpritni problemet para se ata të zhvillohen dhe është më pak e vështirë, më pak e shtrenjtë dhe më pak shqetësuese se sa mjekimi i gjendjeve pasi ata të lejohen të përkeqësohen në gojën tuaj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:44

Pikat për sy shkaktojnë gjakrrjedhje në dhëmbë

Pastroni dhëmbët para çdo shujte, konsumoni çaj nga bimët në vend të lëngjeve dhe konsumoni perime në vend të ëmbëlsirave. Kjo tingëllon si një formulë ideale për dhëmbë të shëndoshë, por nuk është ashtu.
- Cilado qoftë prej këtyre shprehive mund të shtojë rrezikun nga gjakderdhja.Ja disa prej fakteve befasuese që mund t’jua prishin një buzëqeshje.
Çamçakëzët
Flitet se pas ushqimit çamçakëzët ngritin vlerën e PH në gojë dhe në këtë mënyrë mbrojnë dhëmbët tuaj, kjo është e saktë vetëm nëse bëhet fjalë për dhëmbë të pastër. Mirëpo, nëse merrni çamçakëzin pas ushqimit, nuk do t’ju mbrojë nga kariesi. Prandaj, prindërit do të duhej të paralajmëronin fëmijët që duhet pastruar dhëmbët, ngase çamçakëzi nuk mjafton për të mbrojtur dhëmbët e tyre.
Zemra e shëndoshë
Dhëmbi reziston pesë sulme me thartirë brenda ditës. Pështymës i nevojitet rreth një orë që ta neutralizojë thartirën të cilën në gojë e formon ushqimi ose lëngjet. Prandaj, nëse gjatë gjithë ditës konsumoni lëngje të gazuara, thartira në mënyrë konstante do të sulmojë dhëmbët tuaj. Njëjtë është edhe me pemët të cilat përmbajnë thartirë.
Zvogëloni rrezikun: Përmbajuni tri shujtave brenda ditës dhe shmanguni mes-shujtave. Nëse tashmë duhet, pas ushqimit pastroni gojën me ujë në mënyrë që të arrini sekretimin e pështymës, e cila do të neutralizojë thartirën.
Pikat për sy
Tingëllon e pabesueshme, por pikat kundër pezmatimit të syve mund të shkaktojnë gjakderdhjen në dhëmbë. Ato janë disa prej ilaçeve të shumta që thajnë gojën, prandaj sekretimi i pështymës në mënyrë automatike zvogëlohet. Nëse kohë pas kohe merrni ilaçe kundër dhimbjeve do të jeni në rregull. Por, nëse çdo ditë merrni ndonjë ilaç, për shembull ato kundër astmës gjatë stinës së verës në gojë do të keni më pak pështymë dhe në këtë mënyrë dhëmbët do t’ju dëmtohen.
Zvogëloni rrezikun: Në barnatore mund të gjeni përbërës që parandalojnë tharjen e gojës. Po ashtu mund të përtypni ëmbëlsira pa sheqer.
Shtatzënia
Shumë njerëz mendojnë se ky është vetëm një tregim i kohës së gjyshes, por shtatzënia me të vërtetë dëmton dhëmbët. Rreth 50% e shtatzënave kanë probleme me infektimin e mishit të dhëmbëve. Ngritja e nivelit të estrogjenit, që rrethon trupin gjatë kohës së shtatzënisë, shkakton ngritjen e gjakrrjedhjes nëpër trup, përfshirë edhe në mishin e dhëmbëve, të cilët më pas pësojnë ënjtje dhe gjatë pastrimit ka gjakderdhje në dhëmbë. Infektimi në mishin e dhëmbëve me kohë mundet të shkaktojë paradentozën.
Zvogëloni rrezikun: Nëse jeni shtatzënë, dhëmbët pastroni disa herë brenda ditës, minimumi nga dy minuta, por mos ndaloni nëse në brushë vëreni gjak.
Pastrimi pas ëmbëlsirave.
Pasi të konsumoni një çokollatë apo një ëmbëlsirë mos vraponi në banjë për të pastruar dhëmbët. Pas konsumimit të ushqimit të ëmbël gojën tuaj e rrethon thartira, ndërsa smalti bëhet më i butë. Nëse menjëherë pastroni dhëmbët, do të largoni smaltin e kjo dërgon drejt ndjeshmërisë së dhëmbit.
Zvogëloni rrezikun: Prisni së paku gjysmë ose pas ushqimit, e më pas mund t’i pastroni dhëmbët. Më së miri do të ishte që dhëmbët t’i pastroni në mëngjes para kafjallit, në mënyrë që të largoni bakteret të cilat janë grumbulluar gjatë natës në gojë, ndërsa me konsumimin e kafjallit ato zhvillohen edhe më tepër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:44

Zbardhimi i dhëmbëve rrezikon shëndetin

Këshilla për Dhëmbë Zbardhimi-dhembeve-300x179

Dentistët paralajmërojnë se të rinjtë gjithnjë e më shumë po e vënë në rrezik shëndetin e tyre, duke përdorë zbardhimin e dhëmbëve në shtëpi me sodë bikarboni, hi dhe peroksid hidrogjeni.
Dentistët paralajmërojnë se këto metoda mund të shkrijnë smaltin, duke bërë dhëmbët të duken më të hollë se sa ishin, transmetojnë agjencitë.
Soda e shtëpisë është gërryese. Kështu që përdorimi i shpeshtë mund të shkatërrojë plotësisht smaltin dhe të zvogëlojë dhëmbin, duke rritur ndjeshmërinë.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i recetave të zbardhimit nga interneti nuk është ide e mirë dhe mund të çojë në shkatërrimin total të dhëmbit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:45

Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm

Shmangni ëmbëlsirat! Shumë sheqer mund të shkaktojë dëmtimin të dhëmbëve, zverdhjen e dhëmbëve dhe probleme të tjera. Plus, më shumë se një privilegj të rastit është e keqe për ju në të gjitha mënyrat.
Lani dhëmbët në mëngjes dhe në darkë. Dentisti ju tregon për të bërë atë për një arsye! Është e rëndësishme për pastrimin e gurëzve një herë në mëngjes dhe një herë para se të shkoni në shtrat.
Mos pini duhan! Ne e kuptojmë këtë, është e vështirë për shumë prej nesh, por është e rëndësishme për dhëmbët tuaj dhe e rëndësishme për trupin tuaj. Ajo mund të jetë e vështirë të largohet, por shpërblimi është me më shumë vlerë.
Mundohuni që të minimizojnë konsumin e kafesë. Ne nuk po ju sugjerojmë që të mos pini kafenë e përditshme, vetëm këshillojmë që për hir të dhëmbëve tuaj të mos e tejkaloni këtë masë.
Pastroni dhëmbët me pe! Shpeshherë copa të vogla të ushqimit janë të bllokuar në mes dhëmbëve tuaj dhe nuk mund të menaxhohen me furçën e dhëmbëve. Mënyra më e mirë është t’i pastroni dhëmbët me pe të mirë dentare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:45

Pasta e dhëmbëve i reziston oreksit

Pasta e dhëmbëve ndihmon në uljen e oreksit. Ndryshimi i sasisë së fluorit ndihmon për t’i rezistuar dëshirës për të ngrënë më tepër.

Ushqimet e parafinuara, veçanërisht ato me fibër, stimulojnë hormonet që ulin oreksin dhe duke e bërë trupin tuaj te ndihet plot. Larja e dhëmbëve ose më saktë pasta e dhëmbëve ndihmon në uljen e oreksit. Ndryshimi i sasisë së fluorit ndihmon për t’i rezistuar dëshirës për të ngrënë më tepër. Duhet të jeni të qëndrueshëm në zbatimin e orareve të së ngrënit për të mos sjellë ndryshime në ndjesinë për të kërkuar vazhdimisht ushqim. Vetëm kështu hormonet që sjellin oreksin mund të ndalohen.

Hani ngadalë, sepse në këtë mënyrë e ndihmoni stomakun tuaj që të punojë normalisht dhe të mos shfaqë probleme. Shpejtësia në të ngrënë apo dhe një ngrënie e rënduar sjell probleme po ashtu mund të çojë dhe në sëmundje të stomakut.

Është e këshillueshme që të konsumoni ushqime sa më të lehta, të pasura me të gjitha vitaminat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme. Një teprim në nivelin e këtyre përbërësve do të sillte probleme jo vetëm për stomakun por për gjithë organizmin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:45

Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve

Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza.
Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç.

Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.

Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës.

Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:45

Si te mposhtesh eren e keqe te gojes?

Shpeshhere na bie te flasim me persona qe u vjen aq shume ere goja sa qe smund tu qendrosh afer. Megjithese eshte kaq repulsive dhe antisociale era e gojes eshte nje problem me i zakonshem sec mendoni. Vetem ne Amerike, jane rreth 90 milion veta qe kane probleme te eres se gojes. Nje ere e keqe nga goja jo vetem qe te largon nga shume veta por mund te jete shenje e problemeve madhore te shendetit. Zakonisht era nuk eshte thjesh higjene e keqe, por sinjalizon probleme me mishin e dhembeve, probleme me melcine, veshkat ose shenje diabeti.Gjithashtu nje infeksion i gojes mund te sjelle probleme me zemren.

Cfare duhet bere ne qofte se ju ose nje i njohuri juaj ju vjen ere e keqe nga goja te cilen as nje mente nuk mund ta mbuloje?

Pastroni gjuhen

Gjuha e njeriut i pernjet nje karpeti te dendur, pra eshte nje vend plot te cara dhe gropa ku depozitohen mbeturina ushqimesh te ndryshme dhe bakterie. Nje pastrim i lehte i gjuhes kur lani dhembet mund te zhduke problemet e eres qe ka burimin nga ushqimet e kalbezuara ne te caren e gjuhes dhe bakteriet qe shkaktojne ere te keqe.

Pertypni cimcakiz.

ndoshta duket pak e tepruar por pertypja e vazhdueshme e cimcakizit (mundesisht pa sheqer) eviton eren e keqe te gojes. Pertypja stimulon gjendrat e peshtymes te cilat lajne dhe largojne shumicen e bakterieve qe ndodhen ne goje. Pervec larjes peshtyma ka disa lende antiseptike dhe enzima te cilat reduktojne bakteriet e eres se keqe. Kjo eshte arsyeja qe ne mengjes goja vjen ere,sepse gjate naten prodhimi i peshtymes pakesohet. Gjithashtu po te vereni personat me disa probleme mjekesore, ose qe jane ne mjekime qe pakesojne peshtymen , u vjen goja ere.

Pini uje. shume veta as qe e marin vesh qe trupi i tyre eshte i dehidruar. Pirja e ujit ka shume aspekte pozitive per trupin dhe pakesimi i eres se gojes eshte njeri prej tyre. bejeni zakon te pini uje rregullisht dhe keshtu mundesoni nje pakesim te bakterieve qe sjellin eren e keqe te gojes.

Shkoni tek dentisti

Nje re e keqe e gojes mund te jete jashte mundesive qe keni ju per ta ndaluar. Goja mund te vije ere nga disa semundje te mishit te dhembeve , prishje te dhembeve , infeksion, problome te melcive apo veshkave. Ne qofte se dentisti nuk gjen gje qe ka problem ne goje atehere keshillohet nje vizite e mjekut per te pare nqs keni ndonje problem me te madh.

Hani nje cope buke. Ne qofte se jeni ne diete me kalori te reduktuara, nje prej efekteve dytesore te tyre eshte era e gojes nga mungesa e karbohidrateve. Gjithashtu mund ta maskoni kete lloj ere ne qofte se hani ndonje embelsire te vogel.

Perdorni solucione te lengshem per larjen e dhembeve. Pasta e dhembeve dhe furca largojne mbeturinat dhe bakterjet qe mund te prekin por smund te lajne mbetjet midis dhembeve apo poshte mishrave.Pervec furces nje larje me solucion te lengshem eviton kete problem.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:46

Çfarë duhet të dini për higjienën orale?

Dhëmbët, si çdo pjesë e trupit, kanë një lidhje me pjesët e tjera, por në këtë rast shëndeti i tyre është një tregues i dukshëm dhe i saktë i shëndetit të të gjithë organizmit. Ajo çfarë shohim në gojë është në fakt gjendja e trupit tonë në miniaturë. Por edhe e kundërta është e vërtetë. Nëse organizmi ynë ka probleme, edhe dhëmbët i ndiejnë këto probleme dhe sëmuren. Madje mendohet se pjesa më e madhe e problemeve dentare vjen nga dhëmbët. Ndaj këshilla e parë që duhet të thotë një dentist është që njerëzit të kenë kujdes në radhë të parë për shëndetin e tyre dhe më pas edhe për dhëmbët, sepse në fakt është e njëjta gjë. Mbi të gjitha nëse kemi ndonjë problem me dhëmbët nuk duhet që ta lëmë situatën të degjenerojë, sepse në një rast të tillë bëhet fjalë për shumë më tepër se dhëmbët e gojës.

Të ngrënët e dhëmbëve

Shumë njerëz çuditen kur e kuptojnë se janë “ngrënës dhëmbësh”, sepse në fakt e bëjnë këtë gjë ndërsa janë në gjumë, pra kur nuk janë të ndërgjegjshëm. Dhe ata nuk e kuptojnë se kjo është një mënyrë përmes së cilës trupi shpreh stresin e tij, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme për personin. Sipas mjekëve, ngrënia e dhëmbëve, ose kërcëllitja e pavetëdijshme e tyre është shenjë e stresit psikologjik dhe emocional.

Shpesh njerëzit e vënë re krejt papritur se i kanë dhëmbët të ngrënë, apo të sheshtë, ose e kuptojnë se çfarë ka ndodhur nga dhimbja e nofullës. Si pasojë e kësaj kërcitjeje mund të shkaktohen edhe dhimbje koke. Për këtë mund të përdoren disa pjesëza të quajtura “ruajtëse të gojës”, që i vëmë natën në gojë.

Thyerja e dhëmbëve

Të rriturit veçanërisht janë shumë të brishtë kur bëhet fjalë për dhëmbët dhe shpesh ato u çahen, u krisen, apo dhe u thyhen. Zmalti bëhet shumë i hollë dhe thuajse i tejdukshëm. Por në fakt ky lloj erozioni nuk është pasojë e zakonshme e plakjes, sepse mund të ndodhë në çdo moshë. Kjo shkaktohet zakonisht nga acidet që vijnë prej stomakut, kryesisht gjatë natës, të cilat i shkatërrojnë dhëmbët. Shkërmoqja e dhëmbëve mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera, si tharja e gojës, apo dhimbjet e zemrës.

Kanceri i gojës

Ka shumë njerëz që i kafshojnë pjesët e gojës së tyre dhe ky shpesh konsiderohet si një veprim nervoz. Nga këto kafshime shkaktohen plagë të vogla brenda gojës. Por kur një plagë e vogël nuk arrin që të mbyllet brenda një apo dy javësh, që është edhe koha normale e shërimit të saj, atëherë duhet shkuar te dentisti apo te mjeku. Zakonisht problematike është situata nëse plaga bëhet e kuqe, madje kur merr ngjyrë rozë. Shpesh është shenjë e kancerit të gojës. Të shumtë janë ata persona që gjatë një viti diagnostikohen me kancerin e gojës. Pjesa më e madhe e këtyre të sëmurëve janë mbi 60 vjeç. Kanceri i gojës ka një përqindje mbijetese në 35%, por është i rrezikshëm kur ai identifikohet me vonesë. Ata që pinë duhan kanë shanse më shumë se të tjerët për të pasur kancer goje, ndërkohë duhani nuk është kusht, sepse edhe ata që nuk pinë duhan e kanë këtë sëmundje. Zakonisht plagët e gojës nuk duhen lënë pas dore. Ato duhen ndjekur me shumë kujdes dhe nuk duhet harruar se mund të jenë vdekjeprurëse nëse janë të ndonjë natyre të dyshimtë.

Goja e tharë

Tharja e gojës mund të shkaktohet nga një sërë shkaqesh, duke filluar nga dehidratimi,alergjitë, duhanpirja dhe ilaçet. Në fakt, për sa u përket ilaçeve, ato kanë një efekt shumë të madh te mënyra se si e ndiejmë gojën. Shpesh tharja e gojës është efekt anësor i përdorimit të ilaçeve. Por mungesa e pështymës në gojë është gjithashtu edhe shenjë e sëmundjeve të brendshme të organizmit si për shembull me diabetin. Tharja e gojës, sipas statistikave, vihet më shumë re te meshkujt se sa te femrat dhe te njerëzit në një moshë kryesisht mbi të 50-at.

Rritja e mishit të dhëmbëve mes hapësirës së dhëmbëve

Nëse vini re mishin e dhëmbëve që të rritet mes dhëmbëve tuaja dhe jeni duke marrë mjekime për zemrën, është mirë që t’ia përmendi këtë dukuri doktorit tuaj. Kjo mund të ndodhë për shkak të një dozimi jo të mirë të medikamentit dhe mjeku duhet që ta rregullojë një gjë të tillë. Një situatë e tillë mund të shkaktojë një ndjesi të keqe në gojë, mund të shkaktojë erë të keqe dhe ta bëjë të vështirë larjen e dhëmbëve.

Njolla të bardha brenda faqeve

Gjëja e fundit që prisni kur lani dhëmbët është që të zbuloni ndonjë sëmundje të lëkurës. Por ndodh. Ka shkaqe të sëmundjeve që kanë mbetur të panjohura. Kështu, për shembull, mund të vini re disa plagë të bardha, të vogla te pjesa e brendshme gojore e faqeve. Deri më tani mjekët mendojnë se bëhet fjalë për një çrregullim të lehtë të mikroklimës së gojës dhe kjo ndodh nga moshat 30 deri në 70 vjeç. Zakonisht ato largohen vetë, por mund të përhapen në disa raste edhe në pjesë të tjetra të trupit. Vetëm në raste të rralla është i nevojshëm trajtimi mjekësor.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:46

Emergjencat dhe plagosjet dentare

Ka një numër të masave të thjeshta qe ju mund t’i merrni pas nje aksidenti ose dëmtimi te dhëmbëve tuaj. Një mënyrë për të zvogëluar shanset e dëmtimit të dhëmbëve,buzëve, fytyrës dhe gjuhes tuaj është që të vendosni një mouthguard kur marrni pjesë në sporte ose aktivitete rekreative të cilat mund të paraqesin një rrezik. Shmangni pertypjet e akullit, kokoshkave dhe karameleve te cilat mund te behen shkak qe ju te thyeni ndonjenjë dhëmb. Pritini sendet e forta duke përdorur gërshërët në vend te dhëmbët tuaj.


Aksidentet mund të ndodhin, dhe duke ditur çfarë të bëni kur ndodh mund të percaktoje ruajtjen apo humjen e dhembit tuaj.


Shumica e dentistëve kane kohë rezervë në oraret e tyre të përditshme për pacientët emergjent. Telefononi dentistin tuaj dhe ndihmojeni qe ai të sigurojë sa më shumë detaje të jetë e mundur në lidhje me gjendjen tuaj. Mbani mend, dhimbja është një sinjal se diçka ështe e gabuar( problemi nuk eshte e thene të zhduket edhe nëse dhimbje largohet).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Alberti Mon 7 Jan 2013 - 9:46

Këshilla për trajtimin me Urgjencat stomatologjike

Kafshim i Buzeve ose Gjuhes

Pastronin zonën me një leckë të butë dhe aplikoni fasha të ftohta për të zvogëluar çdo ënjtje. Nese gjaku nuk pushon shkoni menjehere ne urgjencen e spitalit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla për Dhëmbë Empty Re: Këshilla për Dhëmbë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi