Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vepër me vlerë për letërsinë dhe kulturën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vepër me vlerë për letërsinë dhe kulturën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vepër me vlerë për letërsinë dhe kulturën

Shko poshtë

Vepër me vlerë për letërsinë dhe kulturën Empty Vepër me vlerë për letërsinë dhe kulturën

Mesazh nga WebMaster Mon 5 Oct 2009 - 7:08

Vepër me vlerë për letërsinë dhe kulturën

Anton Gojçaj është studiues, por është edhe poet. Prirja e tij si poet ndjehet edhe në kuadër të shkrimit shkencor për letërsinë dhe në esetë e tij. Shpesh, në shkrimin e tij, ai shpreh edhe ndjenjën e strukturuar përmes shprehjes së bukur poetike. Por, shprehja e ndjenjës dhe përdorimi i gjuhës poetike, në kuadër të shkrimit diskursiv të Gojçajt, është gjithnjë me masë dhe nuk e cenon aspak natyrën shkencore të shkrimit të tij.

Nuhi Ismajli

Anton Gojçaj (1966) është poet, tregimtar, romansier, por edhe personalitet i fuqishëm studiuesi. Si studiues, Gojçaj ka publikuar shkrimet e tij qysh si student, për të vazhduar më pas me publikimet e tij nëpër gazetat e revistat e ndryshme dhe me veprat e tij komplete, si: “Tema e heroit nacional në letërsi” (2004), “Fakticiteti në letërsi – proza letrare e Anton Harapit” (2007) dhe “Shija e librit (recensione, intepretime, ese…)” (2009), të cilat dëshmojnë formimin e lartë, prirjen dhe seriozitetin shkencor të tij. Vepra “Shija e librit “ është vepra e gjashtë, në radhën e veprave të botuara të këtij krijuesi, një vepër mjaft e vëllimshme dhe mjaft e larmishme për nga problematika e trajtuar.
Pas fjalës hyrëse mjaft koncize, ku tregohet për kohën e shkrimeve, vendin e botimit të tyre dhe qëndrimin e autorit ndaj veprave që trajton, vepra është e ndarë në pesë kaptina, në të cilat trajtohen çështje të ndryshme letrare, gjuhësore, historike, kulturore, filozofike, estetike, psikologjike, gjeografike etj.
Është interesant se titujt e kapitujve, sikurse edhe titulli i veprës, shprehin qëndrimin subjektiv të autorit ndaj veprave që trajton, natyrën, llojet dhe format e shkrimeve që trajtohen, po edhe të shkrimeve që krijohen.
Në kapitullin e parë ( “Me zemër” ), i cili titullohet, ndër të tjera, duke pasur parasysh natyrën e poezisë lirike, Gojçaj ka zgjedhur të shprehë mbresat dhe vlerësimet e tij për poezinë e veprave të ndryshme, të autorëve shqiptarë, siç është poezia e veprës së Gjekë Marinajt, Xhevdet Bajrajt, Arben Idrizit, Halil Matoshit, Nokë Sinishtajt, Teola Shkodrës, Lumnije Hoxhës, Ndue Ukajt, Nikollë Berishajt, Hajredin Kovaçit e Rrok Berishajt, por edhe për poezinë e veprave të ndryshme të autorëve botërorë, siç është poezia e veprës së Ch. Bukovski dhe ajo e veprës së E. Paundit.
Gojçaj është studiues, i cili, jo vetëm në bazë të dijes dhe mendjes së studiuesit, por edhe të zemrës së ndjeshme të poetit dhe ndjenjës së kultivuar poetike të tij, arrin të analizojë e interpretojë, të vërejë e të shquajë, dhe të shqiptojë atë që është qenësore, karakteristike, vlerë ose e metë e një poeti.
Në kapitullin e dytë (“Me shpirt”), Gojçaj trajton veprat e ndryshme në prozë, të autorëve shqiptarë, si veprën e I. Kadaresë, të A. Plasarit, R. M. Shalës, A. N. Berishës, K. F. Shabanit, F. Camajt, A. Bishës, A. Gjuravçajt e I. Berjashit, dhe veprat në prozë të autorëve botërorë, si veprën e I. Zvevos dhe të G. Grassit.
Autori flet për elementet e ndryshme të veprave, si temën, idetë, stilin etj., për të veçuar prirjet e posaçme të krijuesit dhe veçoritë karakteristike të veprave si dhe vlerat e tyre.
Në pjesën e tretë të veprës (“Me tru”), kanë zënë vend trajtimet dhe vlerësimet e A. Gojçat për disa nga veprat diskursive për letërsinë, të autorëve, si: A. Berishaj, B. Çapriqi, N. Ukaj, K. Shala, A. Çapaliku e N. Krasniqi.
Interpretimet dhe vlerësimet e rëndësishme të këtij kapitulli, dëshmojnë njëherazi përgatitjen e formimin e lartë shkencor të A. Gojçajt dhe aftësinë e tij për t’u marrë edhe me veprat më të rëndësishme e më të vështira të shkencës së letërsisë.
Formimi i lartë, jo vetëm letrar, kultura dhe horizonti i gjerë e i gjithanshëm i diturive i kanë dhënë mundësi Gojçat që me mjaft kompetencë shkencore të merret edhe me vepra të fushave të ndryshme të dijes. Kështu, në kapitullin e katërt të veprës (“Menyja mikste “), ai meret me vlerësimi e veprës socio-linguistike të H. Shabanit, me vlerësimin e veprës gjeografike të dr. N. Dragës, me vlerësimin e veprën së historisë fetare të N. Ukgjinit, me vlerësimin e veprës etnografike të M. Nikës, me vlerësimin e veprës historiko-letrare të S. Malohoxhiqit dhe me vlerësimin e veprës psikologjike të don N. Gjolajt.
Erudicioni letrar, filozofik e estetik, i kanë mundësuar A. Gojçajt të merret edhe me trajtimin e çështjeve të ndryshme të letërsisë, të filozofisë e të estetikës dhe të realizojë ese të bukura për poezinë e B. Çapriqit e të H. Shabanit, për baladën“Dikur në vjeshtë” të Dh. Qiriazit, për veprën filozofike ”Bashkëpirja” (Gostia) të Platonit dhe për pikëpamjet estetike të shën Toma Akuinit.
Në këto ese ku autori dëshmon erudicionin, forcën e analizës e të interpretimit, forcën e shprehjes dhe të ndërtimit të tekstit të bukur, merret me trajtimin e mjaft veçorive të poezisë së B. Çapriqit, ndër të cilat edhe me figuracionin dhe semantikën e tij, por, veçmas, me filozofinë apo, siç e quan autori, metafizikën e udhëtimit të poezisë së B. Çapriqit; me poezinë e H. Shabanit, karakteristikat dalluese të saj (melankolia, natyra bregdetare, ironia therrëse, komponenta e meditacionit, frymëzimet poetike erotike dhe dallimet e trajtimit të erotikës, sipas veprave, leksiku i florës e faunës bregdetare, gjuha poetike, stili i rrjedhshëm etj.); me natyrën e baladës, temën e dashurisë dhe mënyrën e trajtimit të saj në veprën “Dikur në vjeshtë” të Dh. Qiriazit, si dhe mospajtimin me vlerësimin injorues të saj; me trajtimin e erosit në veprën “Bashkëpirja” (Gostia) të Platonit, teknikën e ndërtimit të rrëfimit, analizën e ligjëratave, pikëpamjeve të Platonit për erosin dhe vlerësimin e veprës “Bashkëpirja” të Platonit, si “zbërthim brilant i misterit të erotikës në jetën njerëzore dhe elozh dashurisë dhe pavdekësisë…, një elozh të lartë dritës së mendjes njerëzore” (f. 231); me probleme të artit, letërsisë, filozofisë dhe të estetikës së Mesjetës dhe sidomos me pikëpamjet estetike të shën Toma Akuinit. Siç shihet, vepra “Shija e librit” është një vepër me vlerë të madhe për letërsinë dhe kulturën përgjithësisht në të cilën janë trajtuar veprat e gjinive, llojeve e formave të ndryshme (poezi, prozë, tekste diskursive etj.); vepra fushash të ndryshme: letrare (letërsi kombëtare, letërsi botërore, letërsi për të rritur, letërsi për fëmijë), vepra gjuhësore, filozofike, historike, religjioze, gjeografike, psikologjike etj. , për të cilat gjithnjë është shprehur fjala me peshë e shkencëtarit.
Shkrimet e Gojçajt për letërsinë tregojnë formimin e lartë letrar të tij, kulturën e gjerë e të thellë letrare, shijen dhe ndjenjën e shkrimtarit të talentuar e të formuar.
A. Gojçaj nuk bën improvizime pa vlerë dhe teori personale. Shkrimet e tij ai i mbështet në dijet e qëndrueshme e të sprovuara, në aftësinë, përvojën dhe etikën e shkencëtarit të aftë e të arsyeshëm për t’u marrë me vlerësime kompetente të veprave të mëdha të letërsisë kombëtare e botërore. Veç kësaj, vepra e tij “Shija…” nuk sjell vetëm trajtimin dhe vlerësimin e rëndësishëm të veprave të ndryshme, me të cilat merret në kuadër të veprës së vet, po edhe informacionet e gjera e të thella diturore të fushave të ndryshme, me të cilat merret.
Shkrimet e A. Gojçajt për letërsinë nuk priren kah një kritikë e ashpër, kritikë e shikimit të të metave. Ai, siç thekson në parathënie, nuk ka pretenduar të shkruajë kritikë letrare, por vetëm përshtypjet e tij personale për disa vepra, të cilat e kanë joshur për “këtë” apo “atë” (f. 6), apo të bëjë një debat për veprat, i cili “nuk i dëmton, por i aktualizon” ato (f. 6). Ajo është kështu një kritikë dashamirëse, kritikë e afirmimit të vlerave, sipas së cilës, A. Gojçaj i qaset veprës me dashamirësi e butësi, duke marrë leximin “si njëfarë “shujte shpirtërore”, kurse recensionin si një dolli përshëndetëse për librin” (f. 6). Por, shprehja e përshtypjeve personale, apo debati i cili nuk dëmton, po aktualizon veprat, e cila vjen si porosi për përsosjen e mëtejshme të artit, nuk nënkupton krejtësisht mungesën e kritikës, po një qëndrim dhe vlerësim të sinqertë të studiuesit dhe vlerësimin kritik objektiv, i cili nuk mungon në vepër.
Gjuha e shkrimeve të veprës “Shija e librit “, synon gjithnjë saktësinë dhe fuqinë e shprehjes, të realizuara qoftë përmes gjuhës shkencore, qoftë përmes gjuhës artistike.
Prandaj, varësisht se ç’dominon në tekstet që trajton (përmbajtja, lloji, forma) ose tekstet që krijon, autori përdor gjuhën e tij përmes së cilës saktëson shkencorisht ose artistikisht. Refleksionet, mendimet dhe vlerësimet e tij për veprat A. Gojçaj i shpreh përmes një gjuhe të përshtashme shkencore. Ai përdor terminologjinë e nevojshme e të saktë dhe formulimet e fuqishme gjuhësore. Stili i tij ka saktësinë, forcën, sugjestivitetin.
Anton Gojçaj është studiues, por është edhe poet. Prirja e tij si poet ndjehet edhe në kuadër të shkrimit shkencor për letërsinë dhe në esetë e tij. Shpesh, në shkrimin e tij, ai shpreh edhe ndjenjën e strukturuar përmes shprehjes së bukur poetike.
Por, shprehja e ndjenjës dhe përdorimi i gjuhës poetike, në kuadër të shkrimit diskursiv të Gojçajt, është gjithnjë me masë dhe nuk e cenon aspak natyrën shkencore të shkrimit të tij.
Autori, shfrytëzon shprehjen poetike për të nyjtuar ndjenjën e cila është si rezultat i përjetimit të veprës që trajton dhe si plotësim ose si përmbyllje e mendimit të tij shkencor për të.
Prandaj, ndjenja dhe shprehja poetike e bëjnë edhe më të plotë gjykimin e autorit për veprën, ndërsa shkrimin e tij më të fuqishëm dhe më të bukur.
Prandaj, vepra “Shija e librit…” me shumësinë, larminë e peshën e çështjeve të trajtuara si dhe me nivelin e trajtimit tyre, dëshmon, ndër të tjera, se Anton Gojçaj, pa dyshim, bën pjesë në radhën e studiuesve më të spikatur shqiptarë sot.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi