Zilia ndikon negativisht në një lidhje!
5 posters
Faqja 1 e 1
Zilia ndikon negativisht në një lidhje!
Për të pasur një marrëdhënie të kënaqshme dhe që të zgjasë është i rëndësishëm komunikimi, zbavitja, ndarja e objektivave të përbashkët dhe hapësira që partnerët i lënë njëri-tjetrit.
Por, pothuajse asnjëherë nuk merret parasysh një “armik” i të gjitha lidhjeve: Zilia.
Në disa raste marrëdhënia shndërrohet në një luftë pushteti. Partnerët konkurrojnë me njëri-tjetrin, krahasohen dhe ndjenja e trishtimit lind kur sheh tjetrin që avancon apo ngjit shkallët në profesion. Kjo krijon një ndjenjë pafuqie dhe inferioriteti sepse është normale që të mërzitesh për faktin që nuk arrin objektivat.
Zilia mund të luftohet vetëm me një qëndrim pozitiv dhe duke forcuar vetëbesimin. Për të mbajtur një lidhje, njerëzit duhet të kënaqen me atë që kanë, pa u krahasuar me partnerin.
Gjithashtu, kur zilia fillon të “ngrejë kokë”, duhet treguar më shumë dashuri dhe duhet filluar të vlerësosh dhe të ndihesh mirë për suksesin e të tjerëve.
E rëndësishme është që kur fillon krahasimi i arritjeve të njëri-tjetrit të kihet parasysh se një rol të rëndësishëm në këto suksese ka pasur fakti i të qenit bashkë sepse stabiliteti në jetën private ndikon në të gjitha veprimtaritë e tjera.
Burimi: Individi

Re: Zilia ndikon negativisht në një lidhje!
Zilia sa ves i keq qe është!
Çështja e zilisë (hasedit) është shumë e rëndësishme. është një problem serioz me të cilin të gjithë ne duhet të përballemi. Zilia përhapet në shoqëri si një sëmundje e frikshme dhe është një sëmundje që kërkon shërim.
Zilia është me të vërtetë serioze, ngandonjëherë është sëmundje fatale. është një karakteristikë që i shkatëron marrëdhëniet midis njerëzve, komuniteteve dhe madje edhe popujve. Në një komunitet që është i errësuar nga kjo cilësi e urrejtur ndodh që bashkëpunimi dhe dashuria bëhen të panjohura kurse armiqësia dhe dhuna bëhen urdhëri i ditës.
Zilia ndodh kur ne shohim disa bekime në duart e dikujt tjetër dhe dëshirojmë që këto begati të atij personi të zhduken, ose të humben. Dijetarët muslimanë e kanë përkufizuar këtë ndjenjë në shumë mënyra por të gjitha përkufizimet e tyre përmbajnë këtë kuptim esencial për të dëshiruar që dikujt tjetër t’i humbet e mira që ai ose ajo me të cilën është begatuar.
En-Nevevi e përshkruan zilinë në mënyrën e mëposhtme: ”Zilia është dëshira për dikënd i cili gëzon një begati të zhduket nga ai, qoftë ajo begati me natyrë fetare apo e dynjasë”.
El-Gazali shkruan: ”Përsa i përket zilisë, dijetarët islam e kanë përkufizuar si urrejtje për një begati dhe dëshirë që të zhduket ajo nga dikush që është begatuar me atë begati”
Ibën Xhevzi ka thënë: ”Zilia është shpresa që dikush që është parë me zili për një begati që ai gëzon, t’i hiqet dhe jo patjetër të jetë kjo e shoqëruar për të pasur një begati të tillë për vete”.
Zilia është diçka që mbizotëron në botë. Kjo është pse Kur’ani flet shpesh rreth saj. Allahu thotë:
“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u tha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh”. [en-Nisa : 54]
Allahu na mëson ne për të kërkuar strehim nga “...Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron”. [el-Felek : 5]
Në Kur’an, ne gjithashtu kemi: “E ata do t'ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!”. [el-feth: 15]
Ne duhet gjithashtu të mos harrojmë historinë e famshme të Jusufit, alejhis selam, dhe vëllezërve të tij të cilët e patën ate zili për dashurinë e babait të tyre për atë aq shumë sa që ata e hodhën atë në një pus.
Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka paralajmëruar kundër rrjedhojave të këqija të zilisë mbi ziliqarin, duke thënë: “Kujdesni nga zilia, sepse zilia humb të mirat e një personi si zjarri drurin”. [Sunen Ebu Davud (4903)]
Ai ka thënë: “Shkatërrimet e popujve të mëpërpashëm që do të biejnë mbi ju janë zilia dhe smira” [Sunen et-Tirmidhi (2510)]
Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka parajmëruar aq shumë kundër zilisë për shkak të rrezikshmërisë dhe natyrës së saj shkatërruese. Mund të na çojë në shkatërrim në të dyja, në jetën e dynjasë dhe ate të ahiretit.
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Mos keni s’mirë dhe zili për njëri-tjetrin. Mos ia ktheni shpindën njëri-tjetrit dhe mos i pritni lidhjet. Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut dhe vëllezër ndaj njëri-tjetrit. Nuk është e lejueshme për një musliman për të ndarë (me mos folje etj.) vëllain e tij më tepër sesa tre ditë”. [Sahih el-Buhari (6065) dhe sahih Muslim (2559)]
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë: ”Në zemrën e adhuruesit, besimi dhe zilia nuk mund të bashkëjetojnë”. [Sunen en-Nesai (3109)]

zilia esh gjeja me bezdishme ne komunikim dhe ndikon ne marredhenie,,,te tille njerez perpiqem ti kargoj nga vetja gjithnje sepse nuk ndihem mire me to,,,,nuk di se kam ndjere zili ndaj kujt ndonjehere,,,vetem per te mee zgjuar egon e mire ne shkolle mbase,,,,por perndryshe jo
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Zilia ndikon negativisht në një lidhje!
Cti bejsh se ka nga ato njerez qe duan siesi te jene per vete ne menyre sa me te mire,dhe urrejne te tjeret pastaj.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Zilia ndikon negativisht në një lidhje!
Normal qe ndikon negativisht....si rregull ne nje cift sduhet te ekzistoj hic.
Nuk eshte puna vec per ne cift..po edhe ne aspektet e tjera zilia demton.

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Similar topics
» Sa ndikon niveli arsimor në një lidhje dashurie?
» Cmendim keni për lidhjet e fshehta? Pse ka lidhje të tilla? Me cfarë syri i shohin të tjerët këto lidhje?
» Cmendim keni për lidhjet e fshehta ??? Pse ka lidhje të tilla? Me cfarë syri i shohin të tjerët këto lidhje??
» Zilia, “armiku” më i keq i një lidhjeje
» Zilia, truri i njeriut e perjeton si dhimbje fizike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi