Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?

2 posters

Shko poshtë

Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?  Empty Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 15 Feb 2012 - 13:07

Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?  ImagesMendohet se ky liqen, i ndodhur nen trashesine prej 4 km te nje shtrese akulli, nuk eshte ne kontakt me atmosferen prej sepsku 20 milion vjetesh.Duhej që të shponin për më shumë se dhjetë vjet, që të arrinin në sipërfaqen e liqenit Vostok.
Aty poshtë, nën një trashësie prej katër kilometrash akulli, një ekip shkencëtarësh rusë, zbuluan masën e ujit të ëmbël të liqenit të veçuar këtu e miliona vjet.
Provat e para, për ekzistencën e këtij liqeni u mundësuan nga radarët britanik (që i pasuan një hartimi dhe studimi të mirëfillt të shkencëtarëve nazist) gjatë dhjetëvjeçarit të 1970-ës. Liqeni është pjesë e 370 liqeneve të zbuluara dekadat e fundit të cilët, të cilët ndodhen nën sipërfaqen e akullit të Antarktidës.
Por, më i veçanti i këtij grupi liqenesh të zbuluar në Antarktidë, është ai i Vostok, pasi uji i ëmbël i këtij liqeni nuk ardhur kurrë në kontakt me atmosferën e jashtme të sipërfaqes së tokës, të paktën për më shumë se 14 deri në 20 milionë vjet dhe shkencëtarët besojnë se aty mund të zbulojnë forma të ndryshme jete “jashtëtokësore” të cilat kanë jetuar/ jetojnë të veçuara në errësirë e të pa ndikuara/infektuar nga atmosfera e tokës dhe forma e jetë që ekziston në sipërfaqe të saj.
Madje shumë shkencëtar, mendojnë se studimi i liqenit do t’u jap prova të forta për forma të ndryshme të jetës të pa njohura deri më sot, të cilat mund të ekzistojnë edhe në satelitët e talenteve të mëdhenj si Jupiterit, si dhe të Enceladus satelit i Saturnit.
Por teoritë më të “përparuar” bëjnë fjalë për forma të ndryshme jete jashtëtokësore dhe për baza sekrete ushtarake shkencore naziste. RIA Novosti, pohon se Gjenerali Gjerman, Kral Donitz, kishte deklaruar: “Në 1943-in, një nëndetëse gjermane, kishte krijuar një vendstrehim të sofistikuar, të jashtëzakonshëm në anën tjetër të globit”.
Sonda e shpimit të misionit rus në liqenin Vostok, qëndroi aty për shumë vite rresht, ku i theksuar ishte dyshimi dhe shqetësimi i shumë kolegëve të tyre të cilët shpreheshin hapur për rrezikun e një infektimi të mundshëm të ujërave nga sonda e shpimit.
Përpjekja filloi në vitin 1998 dhe vetëm vjet, shpimi mundit të arrinte disa metra mbi sipërfaqen e liqenit. Por, aty shkencëtarët rusë, u detyruan të ndalonin përpjekjet e tyre për shkak të frikës së ndryshimit të atmosferës së izoluar, por edhe të për shkak të ardhjes së dimrit të acartë e të fortë.
Sivjet, misioni i shkencëtarëve rusë, ndoqi një strategji të re: pesë metra mbi sipërfaqen e liqenit, sonda e zakonshme e shpimit, u zëvendësua me një strukur të re, e cila funksiononte me ngrohje, avull me anë të cilit mundën të shkrinin akullin deri sa të arrinin në nivelin e synuar.
Analizimi i kampionëve do të mundësonte në të ardhmen hapjen e rrugës së një epoke të re për gjeologjinë dhe astrologjinë, pasi liqeni Vostok, është nga më të rrallit dhe i vetëm në rruzullin tokësor, me një atmosferë “tokësore” të pa infektuar e të pastër. (Marre nga albobserver.com)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?  Empty Re: Liqeni Vostok, ura qe na bashkon me jashtetoksoret dhe mistere te tjera?

Mesazh nga Shkembi Wed 15 Feb 2012 - 13:17

flitet dhe se studiuesit ruse jan ne kerkim te ADN-se,se Hitlerit te vendosura ne liqenin e Vostokut,keto sipas marinareve gjerman te dorezuar ne Argjentin,mbas permbushjes se misionit.....pra behet fjale per ADN-ne e Hitlerit dhe te Eva Braun....per te bere nje klonim ne te ardhmen....

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi