Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

2 posters

Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:56

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97”
TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

1. SHTOI ZOT VALLET

Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë
Në botën dhe jetën e njerëzve
Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën
me fustane të bardhë antike
që ngatërronin epokat, gojëdhënat
... ... ...... ... ...... ... ...

Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës
Sikur shumë bukuri,të kishin një mendje
Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash
Takim me një shpirt të vrarë
Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm,
Një tatuazh zhgënjimi
Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati

Shtojzovallet e dhimsura,
Kaq panë në botën e njerëzve
Në një vizitë,Shumë më te shkurtër se rruga
Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite
trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet
Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë
Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi
Të tepruara nga një natë më parë
Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve

Duke u ngjasuar me veten,
Me frymë i lanë trupin,
Me qerpikët e gjatë i krehën flokët,
Zërat dhe dritat ia qepën mantel,
Duke e bërë simotrën e tyre

Nën ritmin shtojzovall:
“SHTOI ZOT VALLET”
Shtojzovallja e re kërcente
Duke argëtuar dhe tatuazhin e zhgënjimit...



Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:17, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Drejtshkrimi...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:57

2. NE VEND TE PROLOGUT

Këtu
jam një dilemë e rrënjosur në përjetësi;
ëndërrim flakërues që turfullon si kalë i harbuar;
melankoli e muzgut;
demon i zbutur e hiç në krijim fytyrash;
prekje e realitetit me shqisat e të verbërit;
një psherëtimë galaktike;
një jehonë e saj në shpellat primitive;
dashuri e mallkuar në mëkate epshi;
perlë princesash e nimfë e pavdekshme;
mallkim i vendosur në altar martese;
mjegull e djegur në hapësirë të plakur;
tradhëti shkretëtire në oaze makthesh;
engjëll misteresh i dalë prej ferrmendjeve;
një lot shumëngjyrësh i theksuar nga koha;
imazh i rilindur prej hirit që predikon;
tatuazh në shpirt të detit.

Këtu jam vetvetja
në pretendim
që të ngelem vetvetja në çdo kohë…


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:19, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:57

3.DASHURI BUZË GREMINE

Bëmë dashuri buzë një gremine
Në mollëzat e gishtave të tu,
një cermë hëne të prek

Me ty ëngjëll jam dashuruar unë,
Me ty nata e greminës,
Me ty hëna e njohur si hajdute zemrash

S’di kujt t’ia prishësh
Gremina të josh me fundin e mistershëm
Gëlltit një copë gremine

Hëna të josh me cermën e saj
Gëlltit një copë hënë
Thua se unë të josh me sekretet e pathëna
Gëlltit një sekret timin

Mua më duhet të të shpëtoj
prej vetes sime, greminës dhe hënës
Duke të futur në një akuarium shpirti
të padepërtueshëm prej shumë palë sysh njëherësh
se dashuria ha koka...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:20, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:57

4.PENG NË VARREZA

Në mbërritje tek çdo qytetërim,
Pyes ku janë varrezat
Marr rrugën e dritës së lagësht
duke i ruajtur sytë prej ftohjes
për të mos humbur spektaklin
e dhënë enkas për mua

Një trompë e ngjirur-
gërrisje e portës së varrezave
e lodhur nga përsëritjet shekullore,
uron mirëseardhjen time

Parada e qiparizave të ngatërruar në moshë,
bën përzgjedhjen e mysafirëve
të hyrë nëpërmjet portës së tyre

Portë qiparizash,
e hapur kanatash për kukuvajkat,
E mbyllur përjetësisht për diellin
Këmbëngulës përtej portës ku përditë,
gjatë gjithë ditës,
ka perëndime varrezash dhe muzgje varrezash

Hapat e nemitur,
përshkojnë relievët e bardhë të varreve
Atelie të ekspozitës së fotografive të të vdekurve
Aty - këtu fatsjellësit e së gjallës,
që jetojnë ende si relike
të qytetërimeve të vdekura
Ndoshta fatsjellës dhe për flirte,
dashuri skeletesh
Gjithçka në kthetrat e konglomerateve të vajeve
... ... ... ...
Koha po gërryen
Duke më lënë peng të saj në varreza
Në këtë rudiment
të botës së zhurmshme të së gjallës...



Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:22, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:58

5.TATUAZH NË LEKURËN E DITËVE

Në lëkurën e ditëve
me majën e stërkalave
të detit të djegur nga malli për ty,
Le në tatuazh fytyrën time

Që t’i ngjaj origjinalit,
i derdh flokëve
parfum mimozash të verdha
të mbira, të bleruara e të lulëzuara
në rrugën e detit
përshkuar me hapa të kaltër
ku çdo hapkaltër i penduar,
kthehej mbrapsh

Duke u shndërruar në një saksi mimoze
që për t’u bërë parfumi më epshndjellës në botë,
thithte me zemër esencën e jodit,
kripës, kaltërsisë dhe hapësirës...
Ndaj tatuazhi në lëkurën e ditëve
më ngjan tmerrësisht mua...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:23, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:59

6.ZOT NA RUAJ

Makthet e përditshëm
Ëngjëllorë në absurdin e tyre
Maktherozionëngjëllor

Çuditshëm si një gjarpër i dehur
lëpin dhe përpin plagët e lëna përditshëm
nga vuajtjet, nga pasiguria amorfe,
që bëhet më hermetike në dëshifrim
nga format kameleon që shfaq.

Nga iluzionet e djegura prej vet iluzioneve
Nga gjaku që pikon mbi të ardhmen
pa e ditur ku e ka burimin,
pa e ditur në e ushqen për ringjallje,
apo për inekzistencë...?
Zot na ruaj!


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:24, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 8:59

7.KOHË TEK SHTYLLAT E HERAKLIUT

Më në fund...
Më në fund mbërrita
tek Shtyllat e Herakliut

Gdhendur në njërën
(Ndoshta prej parambërritit tim
A ndoshta prej mbërritit të parë
pas Herakliut)
deri në shpirt te shkëmbit
gati në thërrmim gjeta fjalët:
“KOHA SHËRON GJITHÇKA,
PAÇKA SE ME VONESË”

Në hutimin tim,
në të pabesë më puthi
Perëndia e Diellit

Unë riktheva të puthurën
po në të pabesë
Në gdhendje tek shtylla tjetër:
“PO NËSE S’KE MË KOHË,
MOS NDOSHTA ME PLAGË TË PASHËRUARA
TË DUHET TË VDESËSH?”

Më në fund...
Më në fund mbërrita
Tek Shtyllat e Herakliut
Para më pak
se të më dilte gjumi...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:25, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 9:00

8.DEDIKIM MUA

E mora zemrën në njërën dorë
Dhe me dorën tjetër në zemër,
U nisa…

Trokita në një derë
lyer me bojë të artë
Prita.

Dhe drynin me ndryshk,
vetëm atëherë e pashë
Atëherë kur qe bërë natë
(Mallkuar sytë e mi
që dinin të shihnin veç natën)

E mora dorën ngarkuar
me sytë e mallkuar
dhe e futa në xhep
(Në një xhep të verbër
që ish ‘pagëzuar
nga soji i banorëve të tij)

U ktheva…
Veten s’e gjeta atje ku e lashë
Gjeta vetëm qenin besnik
që ruante shtëpinë e braktisur

Atëherë u ula të qaja për vete,
për zemrën e ikur,
shtëpinë e braktisur,
për sytë e vjedhur nga xhepi
dhe atë tatuazhin e vajzës,
vdekur në asfaltin e thatë
që s’kishte kush ta lante më me lotë

U ula të qaja dhe qesha
Kisha harruar se të qash pa sy
dhe me zemër të lënë diku,
Është e pamundur

U ngrita i verbuar
dhe eca drejt vetes
Truri më tha t’i thosha vetes i bindur
se kisha vdekur më në fund…

* * *
Ëndrra thonë që është e shkurtër,
por ajo që le pas,
është e gjatë
Më e gjatë se gjatësia e jetës së fundme
Dhe pak më e shkurtër
se gjatësia e jetës së përjetshme.


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:27, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 9:00

9.NATË ALI PASHE

" Sonte gjumë s’ka Janina
Val’ e gjolit diçka thotë
Ujë të ëmbël pi Frosina
Ali Pasha helm dhe lotë..."(Populli)

...ma pëshpërit si ledhatim mes flokësh
...më puth ëndërrisht
...ma pëshpërit përsëri
për të më arratisur gjumin

Ëmbël ma nis ogurin e vrasjes
në këtë natë sterrë përballë Posejdonit
Ku heshtjen e sipërfaqshme
e shprish angullima e qenit
dhe oshëtima e valëve…

Heshto ti qen që angullin për kob!
Heshto!
Heshto det,
heshto dhe ti!
Dëgjohet klithma e heshtur e vrasjes sime!

Njeriu që po më vret
më përqafon fort, përkëdhelshëm,
dhimbshëm, dashurisht,
përmallshëmnë krahët e tij.
Vazhdon të më puthë
O Perëndi,
më ëmbël se vetë Erosi

Je ti Ali Pash modern,
endur labirintheve
te kujtesave të kohëve
që përzgjedh për të më vrarë
pikërisht me dashuri

Je ti
projektuesi i imaxheve
të zhgjëndërrta të së ardhmes
që me vret duke më lënë gjallë…



10. RECETË PËR SHËRIMIN E TRURIT

Truri i dhimbte tmerrësisht
Mikrobi i mendimit të burgosur
nga prangat e syve të tij,
mori vetëm një hallkë,
si relike të një kohe
e avancoi thellë e më thellë
Në rrebelim dhimbjeje truri,
iu servir një recetë:

Në mëngjes - një ditë e pirë pa ujë
Në paradreke - dy lugë Luvër
Në drekë - tri rreze hëne
Në pasdreke - nje gotë famë
(Kujdes! Gotëza duhet të jetë e sterilizuar,
në temperaturë të shekullit të 22-të
se fama hyn në reaksion asnjanësimi
edhe me një kokrrizë mikroskopike xhelozie)
Në paradarkë - gjysmë kokrre lumturi
(Edhe me këte duhet kujdesuar si për famën)
Në darkë - një sy trupash të shkuar në parajsë
Në pasdarkë - dy copëza dashuri
E në mesnatë - tri rreze dielli

Me dhimbjen e trurit dhe recetën në dorë,
(kurë e konsideruar 100% shëronjëse)
Labirintheve endshem
gjithë farmacive te botës
Që nga koha kur majmunit i dha lamtumirën
e deri më sot

Kurrë s’i bëri dot të gjitha bashkë
Ndoshta dhimbja e tmerrshme e trurit,
ka për të pushuar kur të rinisë sërisht
ish - bashkëjetesën me majmunin
e mikrobi i mendimit ka për të vdekur...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:30, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 9:00

11. VITE MBI KARUSEL GJENDJESH

Në dëshirë për të krahasuar,
Brenda një magjie të bardhë,
Hipur mbi një karusel gjendjesh,
rendis vitet e mi

Për të mos humbur në kohë,
një ditë e brishtë shkurti
merret me rrotullimin

Në marramendje kushtesh të barabarta,
etja për pushtet e viteve
bëhet zotëruese
Dëshirë e çmendur për kurorë
pa le të jetë dhe kurorë me gjemba

...Por në rrotullim karuseli,
në marramendje çjerrjesh,
në marramendje nxjerrje sysh
të njëri - tjetrit,
Rrëzojnë një vit që ngelet i vdekur

Karuseli hesht...
Vitet heshtin...
Gjithçka hesht...

Të gjithë po shkojnë
Në varrim të vitit të vdekur
Të gjithë pa kurorë

Pa kurorë?
Keni dëgjuar ndonjëherë
Për të mirin që s’ka të mirë?
Për të mirin e pa fat?
... ... ... ...

Dita e brishtë mori fund
Koha e konkurimit mbaroi


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:31, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 8 Dec 2010 - 9:01

12. DASHURIA SI ZJARRET E CIGANËVE

Hënëzoj ditët që u mungon hëna
Dielloj netët që u mungon dielli
Sa herë shoh sytë e tu prej përralle

Thith helmin e ditëve
Vjell gëzimin e netëve
Kur më arratisen prej shikimit
sytë e tu prej përralle cigan

Në zemër, në tru, në shpirtin tim,
ndeze një dashuri të çmendur
si zjarret e fisit tënd

Një dashuri - zjarr ciganësh
që s’dihet sa do të zgjasë
që s’dihet:
në do të shndërrohet i gjithi në hi,
në do të ngelen ende urë
të shuara përdhunshëm,
në do të merren prej tij disa thëngjij
për të ndezur një zjarr të ri
(të paktën për të krijuar egzistencën e dikurshme
të një zjarri të lashtë
si qiri i ndezur mbi kufomat e së shkuarës)
... që s’dihet...

Ah, kjo dashuri si zjarret e ciganëve...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Thu 9 Dec 2010 - 5:32, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Menyra e shkrimit...)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 17:51

Shkëputur nga libri me fiksione “Gjysma dashurish” (2010)



Përfundimisht u
rehatua në kolltukun që i binte sipas numrit të biletës. Të njëjtën gjë
bëri edhe fëmija i saj i vogël, i cili i kishte mbledhur gjunjët afër
gjoksit dhe mbi ta bënte ecejake me një makinë lodër.

- Fli tani, mbylli syçkat xhëmla e mamit dhe gjumin e ëmbël, - i tha fëmijës llastueshëm duke i dhënë një të puthur.

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      20101121-gjysmaKishte
zgjedhur të udhëtonte natën me traget, me shpresën se udhëtimi prej
gjashtëmbëdhjetë orësh do të ishte më pak i lodhshëm për fëmijën e saj.
Në këtë çast nga njësia qendrore u shuajtën pjesa më e madhe e dritave
duke u kombinuar çdo pesë - gjashtë radhë. Ishte ora rreth dymbëdhjetë
dhe shërbimi i tragetit u krijonte kushte pasagjerëve, që të flinin disi
në një ambient jo shumë të ndriçuar. Ndërsa asaj i duhej të qëndronte
zgjuar. Kështu bënte gjithmonë, sa herë udhëtonte me djalin. Dhe kur
fëmija e pyeste se pse nuk flinte, i përgjigjej: “Se të ruaj ëndrrat ty,
shpirt!”

I dukej sikur po
të flinte, dikush do t’i rrëmbente djalin. Ose sikur do t’i humbiste
nëpër labirinthet e tragetit. Ose mos i rrëzohej në ndonjë cep afër
detit dhe fantazira të çmendura të kësaj natyre. Prandaj më mirë
preferonte ta vriste gjumin me lloj-lloj mënyrash.

Hodhi sytë rreth
e rrotull dhe plateja e saj iu duk më e madhe se sa e kishte vënë re në
fillim. Ndoshta dhe për faktin që shumë pak kolltuqe ishin zënë në
raport me gati 600-700 vendet që
kishte. Arsyeja ishte e kohës së udhëtimit. Në fillimin e vjeshtës shumë
pak njerëz udhëtonin nga ishujt në drejtim të qyteteve të mëdhaja. Kjo
kishte të mirën e vet, sepse mungonte kaosi i turistave të zhurmshëm.
Por nga ana tjetër, ishte pak e frikshme ajo qetësi. U mundua të vriste
gjumin dhe qetësinë duke përzgjedhur programet televizive, por asnjë nuk
e shijoi. Hodhi sytë në pikturat abstrakte të varura gjithandej si për
të zbërthyer çdo vijë dhe nuancë. Iu duk se e gjeti mënyrën për të vrarë
kohën duke u zhytur në simbolikën e tyre. Përpiqej ta vendoste veten në
vendin e atij që i kishte krijuar për të kuptuar sa më shumë prej
pikturave. Mes ravijëzimeve që mundohej të deshifronte, u përhumb dhe e
kaploi gjumi. Kur hapi sytë, nuk e kuptoi nëse kishte kaluar një
sekontë, një minutë, një orë apo një shekull. Ajo që e tronditi ishte
mungesa e të birit në krah të saj. E tmerruar u ngrit vrulltas dhe
filloi të vraponte mes radhëve të ndenjëseve. Në një fragment sekonte
ndjeu zërin e djalit që vinte nga kolltuqet e dy-tre radhëve më përpara.
Mori frymë e lehtësuar dhe ndali hapat. Sapo i biri kishte shkëmbyer
përshëndetjen tradicionale “Ciao” me një person të cilit ajo i shihte
vetëm profilin. Nën dritën e mjaftueshme iu duk një portret simpatik dhe
tepër modern me kokën e qethur zero, për moshën që ajo i dha. Për të
ishte diku rrotull të tridhjetepesave.
Kur e pa që
djali nuk ishte pre e ndonjë prej “rreziqeve” të saj të fantazuara, u ul
e qetë tek kolltuku bosh prej nga dëgjonte dhe kontrollonte gjithçka. E
admironte atë aftësi të të birit për të hyrë në komunikim edhe me të
panjohur. I dukej interesante në lajtmotivin se përmes njohjeve
pasurohej në përvoja jetësore dhe “personazhe”. Ndërsa nga ana tjetër
ishte “rreziku” i së panjohurës së individëve dhe situatave. Prandaj
shpeshherë ishte një vëzhguese e rreptë për së afërmi, ose për së largu e
hapave të të birit. Dhe kur shihte se bisedat merrnin një rrjedhë që
s’i pëlqente, ndërhynte me mjaft elegancë duke i dhënë fund. Mes saj dhe
të birit, pavarësisht se i vogël, kishte një kod të heshtur me të cilin
merreshin vesh për bukuri. “Dy krijesa, por një e menduar,” - i thonin
njëri - tjetrit gjithmonë gati në një gojë.

- Parli
italiano?[1] – dëgjoi përsëri zërin e të birit në pyetjen standarde për
të nisur një bisedë në një traget, kryesisht me turista.

- Parlo[2], -
tha tjetri dhe në profil ajo i dalloi një buzëqeshje që iu përhap në
fytyrë. Ishte shumë e lexueshme. Tjetrit i pëlqeu që dikush po përpiqej
të hynte në bisedë me të në atë traget të heshtur, ku rrallë kalonte
ndonjë punonjës i shërbimit. Edhe pasagjeri më i afërt me të, një burrë
rreth të 50-tave me të cilin ndante batanijen e vetme që kishin mbuluar
trupin të dy, flinte. Ndoshta atij iu duk një mënyrë e mirë për të vrarë
atë natë pa gjumë. Një tjetër arsye që edhe ajo vet po e ndiqte bisedën
mes të dyve, ishte po për të vrarë gjumin dhe natën.
- Parlo, - përsëriti tjetri, - tu parli?[3]

- Parlo poco, - iu përgjigj djali. – Capisco bene, ma non posso parlare bene. Voglio imparare.[4]

- Perche da dove sei?[5] – e shtyu më tej bisedën tjetri.

- Sonno d’Albania.[6]- u shpreh vogëlushi te i cili vëreheshin gabime në të folurin e gjuhës së huaj.

Tjetri u entuziazmua aq shumë, sa gjithë profili i shndriti dhe iu duk sikur lumturia e botës kishte zbritur në të.

- Po pse nuk
thua që jemi nga e njëjta baltë, o shqiptar i vogël, -tha duke nxjerrë
vrullshëm dorën e majtë nga poshtë batanija dhe e rroku pranë gjoksit
djalin e vogël.

- Edhe ti shqiptar qenke? – pyeti djali tashmë i gëzuar se do ta ndërtonte më lehtë bisedën në shqip.

“Edhe në fund të
botës ka shqiptarë, - mendoi ajo duke ndjekur bisedën. – Thonë se
gjithë shqiptarët e kanë një lugë gjak të përbashkët. E çuditshme, po si
shkoi dhe gjeti një shqiptar për të biseduar në gjithë këtë traget! –
dhe nënqeshi në heshtje me të birin.

- Si e ke emrin? – vazhdoi biseda.

- Idil. Ma ka
vendosur mami dhe shpesh më thërret Idili i gëzuar. E di si më thotë
gjithmonë? Se kur linda unë, për të ishte gëzimi më i madh që
ekzistonte. Iu duk sikur atë çast u krijua bota. Sikur gjithë galaktikat
dhe universet morën fytyrën time. Sikur jeta atë çast filloi. Dhe sa
shumë shpesh m’i përsërit këto fjalë, - tha fëmija me një frymë.

- Ta gëzosh dhe
paska pasë të drejtë mami yt, - ia ktheu ai. – Je një fëmijë shumë i
bukur, shumë i zgjuar dhe shumë i ëmbël. Sikur të mos ishe ti, kushedi
sa e dhimbshme do më dukej kjo natë.

- Po ti si e ke emrin? – e pyeti fëmija.

- Edhe unë për
koiçidencë, e kam emrin si ti, - fytyra vazhdonte t’i rrëzëllente. –
Edhe për nënën time kur linda unë, ka qenë gëzimi më i madh. Isha djali i
dëshiruar që erdha pas shumë motrave, ndaj më vuri këtë emër. Edhe ajo
më thërriste Idili i gëzuar. I solla gëzimin kur linda dhe e kam
kërrusur tani, - tha duke u mvrenjtur Idili i madh.

- Përse? – pyeti në mënyrë naive Idili i vogël.- Përse? Se ndoshta
fati s’është gjithmonë i mirë me ne, - ia ktheu Idili i madh, pa ditur
se si t’i përgjigjej saktë të voglit. Dhe për të devijuar bisedën, i
tha: - Me kë po udhëton?

- Me mamin, por atë si rrallëherë e zuri gjumi. Ajo s’fle kurrë kur udhëton me mua.

- Po mos bëhet merak kur të shohë që s’je me të.

- Po të qe
zgjuar, tani do më kishte gjetur. Ne të dy punojmë me valë magnetike, -
qeshi Idili i vogël. Edhe asaj iu qesh me fjalët e djalit, aty pas
dy-tre sedileve nga ndiqte bisedën. Ia kishte përvetësuar “formulën” që
ajo ia përmendte shpesh.

- Mua më doli
gjumi dhe më erdhi keq ta zgjoja, - vazhdoi fëmija. - Ngjante aq e
mrekullueshme dhe dukej që ëndërronte gjëra të bukura.

- Edhe mua më ka
ndodhur shpesh kështu, por jo me nënën, por me një vajzë që e kam
dashur shumë, - dukej sikur biseda tashmë bëhej midis dy shokësh të
barabartë. – Zgjohesha natën dhe më pëlqente të rrija me orë të tëra
duke e parë pa u ngopur. Më dukej krijesa më e bukur që ekzistonte në
botë, kaq shumë e doja. I ruaja ëndrrat. E ruaja atë në heshtje duke i
përkëdhelur flokët, me frikën se mos nuk ishte reale dhe më tretej.

- Si e kishte
emrin? – e pyeti Idili i vogël me kuriozitetin e fëmijës. Madje, në
logjikën e rrëfimit të Idilit të madh, e bëri pyetjen për kohën e
shkuar.

- Shtojzovall. – Asaj diçka i sëmboi në zemër, kur dëgjoi të përmendej ai emër në bisedën e tyre.

- Qenka nata e
koiçidencave sonte, - qeshi fëmija. – Kur i them mamit tim të më rrëfejë
diçka për jetën e saj kur s’kam qenë unë, ajo gjithmonë e nis historinë
si një përrallë: “Dikur kam qenë një Shtojzovall. Më pëlqenin shumë
lulet, ndonëse në kohën kur kam lindur unë, ende s’kishin çelur. Një
princ i bardhë udhëtonte shumë duke kaluar dete të trazuar dhe male me
akullnaja. Me frymën e tij të zjarrtë, mundohej të shkrinte dëborën dhe
të priste sa të çelte ndonjë manushaqe. Me duart e mavijosura, por me
zemrën në qiellin e shtatë, mblidhte mijëra lule dhe m’i bënte dhuratë
për ditëlindje...”. Kurrë nuk e kam ditur nëse ishte një përrallë,
apo... – dhe Idili i vogël e la fjalinë në mes duke ngritur supet. –
Vërtet, në ditën e datëlindjes së mamit, - vazhdoi djali, - nëse s’do të
kishte dyqan lulesh, të vetmet lule të çelura në vendin tim, janë
manushaqet. Babi shkon në dyqan dhe i blen një tufë të madhe me lloj –
lloj lulesh. Ndërsa unë di një vend ku çelin gjithmonë manushaqe dhe i
çoj ato për ditëlindje. Dhe e di si i them kur ia jap? “Për
Shtojzovallen time të përjetshme!” Gjithmonë ajo më përqafon duke qarë
dhe duke qeshur. Asnjëherë s’e kam kuptuar në e bëj të lumtur, apo të
trishtuar.

Duke dëgjuar fjalët e të birit ajo ndjeu t’i mbusheshin sytë me lotë. “Vetëm të - Ti e bën vetëm të
lumtur mamin tënd, - iu drejtua djalit. – Ajo është njeriu më me fat në
botë që të ka, - dhe përsëri e afroi pranë vetes me dorën e majtë duke e
mbajtur shtrënguar në gjoks.

- Vërtet? – i
qeshën sytë Idilit të vogël dhe nuk e shpjegoi dot pse u ndje aq mirë
dhe i sigurt nga ai përqafim i të panjohurit. I pëlqeu të vazhdonte të
qëndronte i strukur në gjoksin e tjetrit dhe me kënaqësinë dhe frikën
fëminore, e pyeti:

- Do të takohemi ndonjëherë tjetër?

Idili i madh heshti. E ndjeu se çfarë përgjigje priste Idili i vogël, ndaj nuk dinte ç’të thoshte për mos ta zhgënjyer.

- Kurrë mos thuaj kurrë! – belbëzoi më në fund dhe në profil i ra një tis trishtimi.

- Ku do të
shkosh? – e pyeti djali si të donte t’i merrte një adresë. Heshtja e
platesë u bë më e rëndë pasi pushuan edhe zërat e ulët të atyre të dyve,
që ishin të vetmit të zgjuar. Përgjigjia vonoi më shumë se ç’duhej dhe
sytë e fëmijës po prisnin gjithë ankth.

- Në ferr, - u përgjigj tjetri më në fund.

Ajo vazhdonte të
ndiqte në heshtje. Mendoi se këtu biseda mund të merrte rrjedhë që s’do
t’i pëlqente. Ky iu duk çasti i përshtatshëm për të ndërhyrë me
elegancën e saj dhe për ta mbyllur këtë njohje të re.

-Mjaft se e
lodhe xhaxhin, tha ajo duke u afruar pas sediles së djalit. U përkul mbi
të që t’i jepte një të puthur, si për ta marrë me të mirë për ta
mbyllur bisedën. Pas puthjes, u dha flokëve të gjatë pas. Bëri një hap
për të dalë në pozicionin ballas me të panjohurin dhe duke buzëqeshur
ëmbël, zgjati dorën për ta përshëndetur.

- Përshëndetje.
Unë jam mami i Idilit të v... – Nuk arriti ta mbaronte prezantimin. Dora
e djathtë e të panjohurit doli vrullshëm nga poshtë batanija, duke
tentuar të zgjatej për përshëndetje. E mbetur pezull, ajo krijoi një
ndjesi paniku në shikimin e të treve që lëvizte sa te njëri te tjetri,
pa ditur se ç’të thoshnin. Dora e mbetur pezull, u tërhoq vrullshëm nga
njeriu në krah që lëvizi në gjumë. Dy duart e atyre dy njerëzve ishin
shndërruar në një, nga një palë pranga të shndritshme që u shtrëngonin
fort kyçet. Ai byzylyk ishte fytyra, krahët, trupi, shpirti i një
përbindëshi me shtatë kokë që nuk e lejonte të
prekte... “mamin e Idilit”. Gruaja ishte ngurosur. Ishin po ata sy, po
ai shikim, po ato buzë, po ajo hundë, po ai ball, po ato duar. Mungonin
vetëm po ato flokë, ndërsa zëri kishte fituar nuanca të tjera duke u
bërë më tragjik. Djali ishte ngurosur. Ai ishte ngurosur. Gëzimi ishte
shndërruar në tragjedinë më të madhe të të treve. Fatkobi lëvizte në
ajër duke prekur me flatrat e tij shikimet e të treve që njëherësh
pyesnin dhe njëherësh përgjigjeshin. Mijëra pyetje të dikurshme po
merrnin një përgjigje. Mijëra pyetje të sotme po ngeleshin pa përgjigje.
Askush nuk guxonte të thyente atë heshtje dhe atë bashkëbisedim sysh që
kushedi sa zgjati. Në mendjen e vet secili mendonte se ai çast ishte
vetëm një ëndërr gjatë kohës së dremitjes në atë traget.
Ajo, më e
brishta, më e ëmbla, delikate deri në thyerje, borëz gati në tretje,
thirri në ndihmë gjithë forcën e akumuluar në vite brenda saj. Zgjati
duart dhe në një përqafim gati hyjnor, rroku fort dy meshkujt që i
qëndronin përballë. Të dy u shkrehën në vaj në gjoksin e saj. Njëri
vajtonte humbjen e një miku që brenda vetes e ndiente të shtrenjtë dhe
që kushedi në do ta shihte më sa të ishte gjallë. Tjetri vajtonte
humbjen e jetës së tij që e shihte njëherësh të krijuar dhe të
shkërmoqur përpara sysh. Ajo i përkëdhelte, u puthte flokët dhe mes
ngashërimash pa zë, mërmëriste: “Përse? Përse? Përse?”

Pas mbarimit të
fakultetit, ndonëse të ndarë me premtime të mëdha, ata kishin humbur çdo
kontakt me njëri-tjetrin. Pas tre vjetësh, ai e kishte rigjetur. I
kërkoi të sakrifikonte e të vinte në atë shtet të huaj për ta takuar. Të
kalonin një ditë. Vetëm një ditë të vetme. Të shijonin njëri-tjetrin
dhe ajo të mos i bënte asnjë pyetje. Sepse shumë shpejt ai do ta
kërkonte dhe do të ishin përjetësisht bashkë. Ata kishin lindur për
njëri-tjetrin. Të dy e besonin këtë. Dhe dashuria e tyre ishte nga ato
që vijnë vetëm një herë në jetë. Mes mijëra sakrificash, ata kaluan një
ditë sa për një jetë. Kaluan përmes çdo ngjyre e nuance të ylberit,
përmes çdo fryme reale e ireale, përmes përvojash të jetës së fundme e
botës së përtejme, përmes dashurisë së mishit dhe asaj hyjnore, përmes
mëkatit dhe ngjizjes së Zotit. Bënë dashuri si të çmendur dhe luajtën si
fëmijë.

Në fundin e ditës u ndanë me premtimin se ai shumë shpejt do ta kërkonte për të qenë përjetësisht
bashkë. Dhe çfarëdo gjëje që të ndodhte, ajo do të ishte për të
dashuria e vetme dhe e përjetshme. “Po më duken si fjalë lamtumire!” – i
kishte thënë atëherë mes ngashërimeve të ndarjes, ngaqë nuk e dinte të
sigurt se kur do të ishte ajo “shumë shpejt-ta”. U puthën dhe u
përqafuan gjatë. Në çastin e fundit i kishte lënë në dorë adresën e një
shoku, ku ajo duhet të dërgonte ndonjë letër nëse donte t’i shkruante.
- Përse? Përse? Përse? – vazhdonte të përsëriste mes lotësh. Ndërsa në gjoks mbante shtrënguar dy Idilët e saj.

Tre muajt e parë
pas ndarjes, nuk reshti së shkruari përditë. Ndërsa prej tij erdhi
vetëm një telefonatë 60 sekondëshe pa asnjë shpjegim dhe vetëm heshtje,
heshtje, heshtje.

Në shpirtin e
saj ndiente zi. Ai çast në përqafim ishte përgjigjia e heshtjeve të tij
në vite. Ai byzylyk i shndritshëm, ishte arsyeja e heshtjes së tij. Dhe
nga ajo ditë sa një jetë, kishin kaluar tetë vjet.

Ai ngriti kokën
nga gjoksi i saj. Gjithë dhimbjen dhe ëmbëlsinë e botës, i kishte
mbledhur në sy. Në ata sy që dikur asaj i dukeshin një copë livadhi
pranveror.

- Shtojzovallja
ime e përjetshme, - mërmëriti ai dhe me dorën e majtë u mundua t’i
rrokte të dy. – Kurrë nuk pata guximin të të shkruaja të vërtetën. As
atë ditë sa një jetë që më kishin dhënë lirimin për pak, për sjellje të
mirë, - ironizoi. - Nuk gjeta forca të të thosha se jam një i dënuar
përjetë. – Shtangiet po pasonin njëra – tjetrën. I dukej sikur po i
thyheshin ëndrrat mes duarsh. Paniku po i kapsalliste sytë. – Nuk gjeta
forca të të thosha se jam një i dënuar përjetë. Ironia e fatit më çoi në
vendin dhe kohën e gabuar që të përfundoja në këtë dënim. Unë që dija
të krijoja veç dashuri. Që kisha për çfarë të jetoja. Kisha përfunduar
skllav i fatit të keq duke më rrokullisur greminave. Dhe nuk munda të të
rrëfeja dot e mira ime. Doja ta shijoja përjetësisht me dashurinë time
të vetme këtej dhe përtej jetës.

Letra jote e
fundit ku më bëje mijëra pyetje, mijëra akuza, mijëra supozime, mijëra
dyshime, ku kishte dashuri dhe urrejtje bashkë, më mbërriti për ironi të
fatit atë messhtatori në ditën e ditëlindjes sime. Ishte njëherësh
gëzimi më i madh dhe ndëshkimi më i madh për mua. Ndonëse në fund më
shkruaje se doje të më thoshe diçka të rëndësishme
duke më parë në sy, ndonëse më shkruaje se ajo ishte letra e fundit që
më dërgoje dhe pas saj s’do të më kërkoje më kurrë, por do të shihje
jetën tënde, unë përsëri heshta. Doja vetëm që ti të më urreje dhe
përmes saj ta kishe të lehtë të ndërtoje të ardhmen tënde. E vërteta do
të ishte shkatërrimi i të dyve. Kam heshtur për të të ruajtur ty, zemra
ime. Atë letër që është helmi dhe melhemi im në monotoninë e tmerrit të
ditëve pa dritë, e ruaj këtu për tetë vjet. – Me dorën e lirë nxori një
letër nga xhepi i brendshëm i xhaketës.
Idili i vogël
herë shihte njërin, herë shihte tjetrin. Distanca e tij shpirtërore prej
të dyve i dukej e njëjtë. Herë i dukej se kuptonte gjithçka
(pavarësisht moshës së tij të vogël 7-vjeçare) dhe herë sikur s’kuptonte
asgjë. Nuk dinte çfarë emri t’i vinte asaj që po ndodhte përpara syve
të tij. Çfarë emërtimi kishte për të ai i porsanjohur. Apo çfarë emri
t’i vinte mamit të vet të transformuar. Ai çast sa një jetë, e kishte
rritur sa një jetë atë fëmijë të zgjuar. Ajo që shihte më qartë në atë
çast përjetësie, ishte shumë dashuri, shumë dhembje, shumë lotë. Zemra
do t’i donte të shihte dhe shumë shpresë.

- E mban mend këtë letër? – pyeti ai. – I mban mend pyetjet që më bën. Unë i di përmendësh. Mund të ta kujtoj të gjithën.

- Kjo natë po të
jep përgjigjet e të gjitha pyetjeve të tua zemra ime. Kjo natë po më
zgjidh enigmën se çfarë doje të më thoshe duke më parë në sy, e
shtrenjta ime. E ndjej. Ndoshta ishte thirrja e gjakut që na takoi në
mes të oqeanit. Ndoshta kjo natë është krijuar enkas nga Zoti. Kanë
kaluar 12 vjet nga çasti i parë që të pashë dhe ndihem miliona fish më i
dashuruar me ty, - dhe përmes lotësh i shtrëngonte fort, fort të dy. –
Shtojzovallja ime e përjetshme, nëse Zoti do më jepte një jetë të dytë,
do ta harxhoja për t’ju bërë ju të lumtur. Jam me fat që jeta të vuri në
rrugën time. – Ajo vetëm dëneste. Djali me njërën dorë i fshinte lotët
së ëmës dhe me dorën tjetër i fshinte lotët të porsanjohurit. Ai ia
shtrëngoi dhe ia mbajti të palëvizur tek fytyra e tij. Duke e parë në
sy, i tha:

- Të dua shumë!
Mos e harro kurrë këtë! Të kam dashur pa e ditur se ekzistoje. Bashkë me
mamin tënd ishe ëndrra që më çelje ditën dhe më mbyllje natën. Çdo
sekondë thosha: “Ah, sikur...”. Kur të rritesh dhe pak, do ta kuptosh më
mirë këtë natë, ndaj mos e harro kurrë. Ndihem krenar për të dy ju,
pavarësisht fatit tim, - dhe mundohej t’i mbante të përqafuar të dy. Por
dora e lidhur me pranga me dorën e njeriut që e shoqëronte, nuk e
lejonte ta jepte përqafimin të plotë. Ajo iu struk në kraharor si dikur
në strofkën e saj. Ndiente erën e trupit të tij, atë erë aq të njohur
dhe përpiqej ta fuste brenda shpirtit të saj për ta pasur përjetë. Mes
pëshpërimash i thoshte refrenin e dikurshëm:
- Të dua shumë shpirt! Të dua sa pafundësia! Do të të dua sa përjetësia!

Nëse dikush do
t’i shihte të tre ashtu të përqafuar, do të mendonte se ishte një
familje e lumtur që s’bënin dot pa njëri – tjetrin. Kushedi sa qëndruan
ashtu të tre, duke shijuar praninë e njëri – tjetrit. Do donin që koha
të ndalte në vend dhe gjithë jeta të ishte ai çast, pa të shkuar, pa të
ardhme, pa hapësirë tjetër. Por, ishte vetëm një çast. Ishte vetëm një
natë që kishte fund.

Nga ai çast
lumturie i flaku tej zëri i ardhur përmes artopalantëve të tragetit. Ai
lajmëronte se pas dhjetë minutash do të mbërrinin në stacionin ishullor
të radhës dhe se pasagjerët duhet të bëheshin gati.

Shoqëruesi në
krah, një polic civil që po e shoqëronte për transferimin në një burg
akoma më të tmerrshëm se i mëparshmi, hapi sytë. Shtriqi krahët duke
marrë me vete për qejfin e tij, edhe krahun e Idilit të lidhur me
pranga. U hodhi një shikim mospërfillës gruas dhe fëmijës. Më pas, me
një zë të vrazhdë në gjuhën e tij i tha të bëhej gati se ai ishte
ishulli ku gjendej burgu i tij i ri.

- Të bëhem gati,
- përsëriti me ironi Idili. Gruaja dhe fëmija që kuptuan gjithçka,
shtangën përsëri. Të paktën, shpresonin se do të ishin bashkë deri në
fund të udhëtimit. Ende nuk ishte gdhirë. Edhe të dënuarit me vdekje,
zakonisht i ekzekutonin ende pa gdhirë.

- Do të takohemi
ndonjëherë tjetër? – e pyeti djali që i ishte hedhur në qafë dhe nuk po
hapte rrugën nga duhej të kalonte polici, si për të zgjatur akoma
sekondat. Ai heshti. I dhimbte shpirti. Ishte e disata herë që i bënte
të njëjtën pyetje atë natë. Përmes lotësh ia ktheu:

- Bota është
shumë e vogël për njerëzit që duhen shumë. Ndoshta një natë tjetër si
kjo e sotmja, Zoti mund të na takojë përsëri. – Polici civil qëndronte i
çuditur duke parë skenën që po i shfaqej para syve dhe nuk po kuptonte
asgjë. Ndërsa ajo, me duart që i dridheshin, rrëmonte në çantë. Nxori
prej andej një fotografi të sajën që kishte dalë me djalin përqafuar dhe
ia la në dorë.

- Merre ta kesh
të të kujtojë se kjo natë ka ekzistuar vërtet dhe nuk ka qenë një
ëndërr. Ndërsa unë kam djalin që do më kujtojë se ti do ekzistosh
gjithmonë tek undashuria ime e vetme.
Ai i shtrëngonte, i shtrëngonte fort të dy.

- Të dy do të
jeni ikona ime, së cilës do t’i lutem në rrathët e ferrit. Do të jeni
Zoti im edhe kur të kem mbyllur sytë, - dhe nuk ngopej së puthuri të dy.

Trageti ndaloi.
Zëri i vrazhdë dhe ecja e shoqëruesit po e tërhiqnin zvarrë, duke ia
shkulur zemrën nga kraharori. Ajo iu bë mijëra copash. Po mijëra copash
po linte pas dy zemrat e tjera. Pas po linte jetën e tij. Ajo natë ishte
njëherësh rilindja dhe rivdekja e tij...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË                         SHTOI ZOT VALLET      Empty Re: CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi